Pranverë e ngrohtë dhe me temperatura të ngritura politike

Opinione

Pranverë e ngrohtë dhe me temperatura të ngritura politike

Nga: Dedë Preqi Më: 10 prill 2023 Në ora: 14:43
Dedë Preqi

Pranverat në Kosovë, gjithherë janë me karakteristika të veçanta, por njëra prej tyre që nuk ndryshon është vetë natyra e saj e bukur dhe e ngrohtë, ndërsa të tjerat karakteristika ia japin rrethanat dhe natyra njerëzore me koloritin e veprave të veta të mira dhe ato të liga.

Njerëzit e këtij vendi, duke veçuar eliten politike po mundohen të nxjerrin në shesh gjithë arsenalin politik dhe energjitë e veta për të ndërtuar këtë vend më mirë dhe për të përmirësuar mirëqenjen e qytetarëve të vet, edhe pse dikush tjetër i jep në të kundërtën e kësaj, por si do që të jetë, edhe energjitë e humbura duhet të konsiderohen si pjesë e lojës, por vetë koha na tregon rëndësinë dhe rrezulltatin e tyre.

Pranverat në Kosovë, pothuaj gjithherë e kanë ndryshuar klimën e tyre, jo vetëm nga rrethanat e jashtme, por edhe të brendshme, që këto të fundit, apo nga brenda po krijohen nga një grup njerëzish, që përfaqësojnë opozitën e sotme, të cilët mbarohen se janë të përkushtuar për këtë vend dhe këtë popull, por dinamitin po e zbrazin pa vend dhe po e shfrytëzojnë për interesa të veta përsonale dhe klanore.

Sëcili pushtet i ka baticat dhe zbaticat e veta, herë më pak e herë më shumë edhe me të metat e veta në politikbërje dhe udhëheqje të shtetit, por këto të fundit vërehen dhe e shënojnë një profil tjetër, që mund të shkrihen gjatë rrugëtimit të tyre në reforma pozitive, edhe pse ky popull vuan akoma me plot plagë të vjetra nga e kaluara e hidhur e luftës, duke kaluar nëpër gjitha ndërrimet e gjeneratave, por dhashtë zoti, që politikat e tilla të shërbejnë vetëm si modele tragjike, të cilat nuk duhet lakmuar dhe përsëritur kurrë ky popull dhe ky vend.

Megjithatë, duhet ta kuptojmë fare mirë se, sot kemi një kapitull të ri të historisë tonë dhe nuk duhet të pranojmë disa ndryshime të pa përshtatshme me vetëdëshirë, sikur që është Asociacioni i Komunave serbe, por në rrethana dhe kushte të tilla në mes Kosovës dhe Serbisë, një politikë e tillë po na imponohet dhe sikur që nuk mundet shteti i jonë të bëjë më shumë, por vetëm dikush tjetër, siq janë SHBA-të, dhe BE, mund ta qetësojnë situatën dhe përmirësojnë marrëdhëniet në mes këtyre dy vendeve.

Dhe në anën tjetër krijohet përshtypja se, vetë populli i Kosovës për fat të keq, disa përvoja nuk po dinë me i shfrytëzuar kur bëhët fjalë për një unitet gjithëpërfshirës, duke e lënë çdo rrethanë në fuqinë ndërkombëtare që t’ua kryejnë detyrat, që shpeshherë duke i lënë edhe fajtorë, nga se edhe këta e kanë ndërruar kursin e tyre pas luftës, dhe me të drejtë, kur vetë kosovarët duhet ta vetëqeverisin vendin e vet në një mënyrë më të denjë.

Pranverat në Kosovë gjithherë janë të nxehta, jo vetëm nga ngrohja klimatike, por nga ajo politike, prandaj populli i këtij vendi i vuan akoma pasojat e kaluara, sepse i mungon ajo e djeshmja e dhembshme edhe e shumë kufomave të pagjetura të luftës, por e ka të sotmën përpara, e cila është më e dukshme, atëherë duke menduar për të ardhmën, duhet të punohet më shumë dhe të mos ndalet ditë e natë, që të realizojë dhe sigurojë mirëqenjen e vet qytetare.

Kosova ka një armatë të fortë dhe të rrallë të rinjësh që ka rajoni dhe bota, të cilët sot shumica e tyre janë të pa punë dhe fare pak me një përspektivë të qartë, dhe shoqëria e jonë këto gjenerata të reja nuk ka mundur akoma që ti akomodoj dhe ti mobilizojë si duhet dhe ti shfrytëzojë për nevojat e shtetit, dhe të mirret me mend se sa kishte me ndryshuar e ardhmja e këtij vendi, duke e zavendësuar këtë gjeneratë me të vjetren dhe me atë të kohës së luftës, e cila kjo e fundit duhet të pushojë nga mandati i tyre i stërgjatur.

Do të quhet i pa fat, nëse një popull nuk është në gjendje të luftojë për vetëvetën dhe të ruaj ndërgjegjën njerëzore e kombëtare, kjo do të ishte njëmendësia e njerëzve të dobët, të cilët mund të krekosën për të mbajtur pushtet pa meritë, dhe nuk është madhështi, nëse njerëzit e tillë që nuk e meritojnë as portretin e vet, të lëshohen në krihët e turpit dhe të vetë quhen si mjeshtër të këtyre ëndërrave të pa dobishme, sikur po e quajnë vetën e tyre opozita e sotme.

Edhe kjo pranverë politike do të mbajë nxehtë në Kosovë, sepse ka gjasa se, edhe Bashkësia Ndërkombëtare, mund ta detyrojë Kosovën, të formohet Asociacioni i komunave serbe, që në realitet ky plan nuk e ka bazën e shëndoshë për shtetin e Kosovës, kur dihet se këtë lloj farse e ka pjellë politika e Beogradit, për t’a minimizuar dhe deformuar shtetin e Republikës së Kosovës.

Opozita kosovare gjithnjë është në kërkesën e saj për zgjedhje të reja, prandaj kjo pranverë duhet të sjellë një lloj ndryshimi, por nuk do të thotë se këtë propozim duhet ta hudhë në vendime për zgjedhje të reja, sepse populli i këtij vendi ka mjaftë përvoja të hidhura nga qeveritë e kaluara të pushteteve të opozitës së sotme, me plot korrupsione e keqmenagjime.

Nuk mund të thëmi se ky popull snjëherë nuk e gjenë rehatinë dhe qetësinë e vet, dhe pse kjo jetë në këto kushte dhe turbulenca politike dhe të jashtëzakonshme nënkupton monotoninë apo shtigjet e saj janë të pa kapërcyeshme, dhe rrugët e saj janë akoma të pa mundura të qojnë në drejtim dhe kahe të duhur, por duhet ti shohim dhe vërejmë premisat gjithmonë në formën pozitive, me qëllim që të marrim përsipër përgjegjësitë që na takojnë, apo ato që i ka vënë përpara gjendja e re për një jetë më prosperuese e këtij populli, duke marrë një guxim të pa thyeshëm që duhet të jetë i pastër dhe më i fortë se bombat auomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat