Pas zgjedhjeve të 14 Majit 2023 fillon e shembet Republika e Korrupsionit

Opinione

Pas zgjedhjeve të 14 Majit 2023 fillon e shembet Republika e Korrupsionit

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 11 prill 2023 Në ora: 09:04
Skënder Sadri Kapiti

14 Maji 2023, beteja e fundit mes “non grata”-ve të politikës së vjetër shqiptare.

Non grata do të thotë person i padëshiruar , dhe a nuk janë jo vetëm të padëshiruar por edhe të urryer të gjitha ata politikanë e shtetarë shqiptarë prej të cilëve shqitarëve u kanë ardhur gjithë këto të këqija gjatë këtij tranzicioni dhe që janë të ekspozuar edhe sot akoma në politikë e pushtet.

Termin Republikë të të korrupsionit në këtë shkrim e përdor në kuptimin e asaj për ta moderuar realitetin pasi në fakt në Shqipëri ka një regjim të diktaturës së korrupsionit, kjo pasi gjithë politikën dhe institucionet në Shqipëri në këto vite tranzicion i ka vënë në funksionim dhe ka diktuar korrupsioni i lartë shtëtëror, ai juridik dhe shoqëror, fuqia e të cilit ka qeverisur e sunduar gjithcka ne Shqipëri. Republikë do të thoptë shtet që u shërben të gjithëve,por republika shqiptare është kapur, privatizuar dhe i shërben vetëm korrupsionit.

SHBA, shteti tempull i demokracisë për të ndihmur luftën në shkallë globale kundër korrupsionit ato me vendosmëri ua imponuan deputetëve të parlamentit shqiptar miratimin e Vetting-ut në drejtësi, shpallën dhe pritet që të shpallin individë VIP të politikës të vëndeve të tjera persona “non grata”.

Pra, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur "non grata" ish-zyrtarë dhe zyrtarë të lartë, në mbarë botën për shkak të korrupsionit. SHBA nuk ka shpallur persona “non grata” për shkak të korrupsionit vetëm në Shqipëri, pra jo vetëm Sali Bershën të cilin në fushatën e tij antiSHBA po e mbështet foltorja dhe LSI e që kanë dalë së bashku në zgjedhjet vendore të14 Majit.

Shqiptarët duke qenë se janë shteti më proamerikan në botë për faktin se SHBA-të janë aleati strategjik dhe jetik i shqiptarëve dhe Shqipërisë, dhe prandaj shqiptarët duhet t’u janë mirënjohës SHBA-ve edhe për kontributin e jashtëzakonshëm të tyre në shtetndërtimin modern e ligjor si në ndihmen vendimtare në miratimin e Vetting-ut ashtu edhe në shpalljen “non grata” për korrupsion të lartë shtetëror të individëve të ndryshëm pavarësisht se cilës politike e partie politike ata i përkasin, me qëllim për ta rrëzuar e cmontuar regjimin diktatorial të korrupsionit dhe për ta cliruar Republikën që Republika t’i kthehet demokracisë.

Të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm ata, por edhe ndërkombëtarët e dinë tashmë se cfarë pasojash të rënda i ka shkaktuar Shqipërisë dhe shqiptarëve korrupsioni në këto vite tranzicion.

Tani më në fund kjo politikë që e ka mbajtur peng, në moszhvillim e në prapambetje Shqipërinë është ekpozuar dhe konsumuar tërësisht, pasi realisht kjo politika e vjetër që Lulzim Basha e ka quajtur me të drejtë “Trekëndëshi i Bermudës”, kjo politikë ka instaluar në Shqipëri “Diktaturën e Korrupsionit”, diktaturë e cila do konsumohet e degradohet përfundimisht në këtë muaj të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023 dhe që do të shembet pas kësaj date.

Pra, kjo diktaturë korrupsioni pashmangshmërisht do të cmontohet, dhe këtë si mision do e kryejë Partia Demokratike, e cila ka mbështetjen e SHBA-ve. Me 14 Maj 2023 është beteja e fundit e korrupsionit të non gratave, dhe non grata është e gjithë politika e vjetër dhe e pas 14 Majit do fillojë të bjerë republika e korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat