Daçiq i shqetësuar për fatin e Putinit!

Opinione

Daçiq i shqetësuar për fatin e Putinit!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 11 prill 2023 Në ora: 09:20
Sherif Ramabaja

Pa Putinin dhe Rusinë, na është e qartë që, do të ndodheshim në udhëkryq. Nuk mjafton që Rama të na përkrah politikisht. Ne sot kemi më shumë se kurrë nevojë, për Putinin dhe Rusinë.

Për fat të keq, Rusia nuk po arrin ta bëjë asnjë hap përpara në Ukrainë, përkundrazi po përjeton humbje të tmerrshme dhe po tërhiqet nga shumë territore të pushtuara. Wagner - istët që ishin tmerri për shumë shtete, sot po hanë dhe, nëpër varrezat e panumërta nëpër Ukrainë.

Në këtë gjendje të mjerueshme për Serbinë, Vuçiq e kishte marr një hap që bashkëpunëtori më besnik i tij Daçiq, t´i vizitonte tri shtete aziatike: Kirgistanin, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin. Këto tri shtete që dikur ishin edhe pjesë e BRSS, sot llogaritet se qëndrojnë pas Rusisë dhe Putinit.

Vuçiqi dhe Serbia të preokupuara me gjendjen tragjike të Rusisë, vendosën që të angazhoheshin për përmirësimin e situatës së saj, sepse përndryshe edhe vetë Serbia do të jetë e prekur dhe mund ta ketë fatin e Rusisë.

Daçiq i cili njihet si ekstremist, nacionalist, propagandues e racist, e nëse e kërkon nevoja edhe si këngëtar dhe argëtues i shkathtë, vendosi që ta merrte këtë rrugë të gjatë dhe me përgjegjësi.

Udhëheqësit Kosovarë të cilët hap pas hapi i ndjekin veprimet e udhëheqësve serb, reaguan për vizitat e tij në këto tre shtete.

Sipas tyre Daçiq shkon e vjen me program kryesisht kundër Kosovës dhe marrëveshjes së Ohrit. Qëllimi i tij për një vizitë të tillë ishte që ta pengonte Kosovën në anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtarë, thanë ata.

Por me deklaratat e tilla u tall Daçiq i cili njihet me qëndrimin e tij antishqiptar, duke thënë se, ne nuk marrim leje nga askush, se cilin shtet apo person do ta vizitoi Serbia. Nëse kemi nevojë për këshilla nga dikush, do të konsultohemi me miqtë tanë Ramën, etj. por jo me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin.

 Mos të habiteni, po Serbia në çdo kohë mund të intervenoi ushtarakisht në Kosovë. Këtë e kemi bërë me dije disa herë. Nuk do të lejojmë rrezikimin e popullit serb atje. Për këtë, me këmbëngulje, po luftojmë për Asociacionin, për të cilin e kemi përkrahjen edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Pika 7 e marrëveshjes e parashikon Asociacionin dhe ne do të këmbëngulim që ai të formohet në mënyrë që t´u përgjigjet interesave serbe, përndryshe bisedimet do të zgjasin me decenie, ashtu siç kanë zgjatur deri më sot.

Sa i takon intervenimit ushtarak, desha të deklaroi se pikërisht për intervenime isha për vizitë në këto tre shtete. Të mos keqkuptohemi. Ky intervenim kishte të bënte me Ukrainën. Nga këto shtete kërkova që t´i shkonin në ndihmë Rusisë, e s´kishte të bënte fare me Kosovën, siç më akuzojnë shqiptarët. Për ne më me rëndësi do të ishte fuqizimi i Rusisë se çdo gjë tjetër.

 Nëse Rusia ndihet e sëmurë edhe më e sëmurë do të ishte Serbia. Prandaj këto rrethana na preokupojnë mua, Vuçiqin, Dodikun, Vulin, Gjuriqin, Bërnabiç – kën dhe tërë Serbinë. Ne duam që Serbinë gjithmonë ta kemi të parën në Ballkan, por pa ndihmën e Rusisë këtë nuk e arrijmë dot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat