Dorëheqja dhe “mungesa” e Bashës e ftojnë atë që të rikthehet

Opinione

Dorëheqja dhe “mungesa” e Bashës e ftojnë atë që të rikthehet

Nga: Skënder Kapiti Më: 11 prill 2023 Në ora: 13:29
Skënder Kapiti

Kanë kaluar disa muaj që kur kryetari i Partisë Demokratike ligjore e zyrtare dha dorëheqjen.

Koha vertetoi faktin se Basha ishte dhe vazhdon të jetë i sulmuar me shpifje , sajesa, intriga, kurthe e puce   nga foltorja, nga non gratistët , nga antiamerikanet, nga korrupsioni   dhe  nga e gjithë politika e vjetër.

Kjo kohë mungese në publik ,por jo mungesë te antarësia e PD-së as nga strukturat e PD-së  ka krijuar një vakum të madh politik për PD-në, aq sa tashmë rikthimi i tij fuqishëm është duhuri dhe domosdoshmëri jo vetëm për Partinë Demokratike por edhe  për demokracinë shqiptare, për të bërë ndryshimin dhe cmontimin e “Trekëndëshit të Bermudës”, kjo edhe për faktin se ai është edhe partneri politik më  i besueshëm edhe nga SHBA-të. 

Për mbështetjen e Bashës  ka nevojë jo vetëm kandidati BEJKO për Tiranën  dhe kandidatët e tjerë të PD-së dhe ata për këshilltarë bashkiak,por për Bashën kanë nevojë edhe kandidatët e foltores nëse ata distancohen nga  nga ata të cilët e sulmuan dhunshëm Selinë e PD-së,  dhe nëse ata dënoncojnë  frymën antiamerikane të foltores së strehuar te socialisti Ilir Meta, si dhe të deklarohen se nuk janë kandidatura të Berishës dhe as të Ilir Metës dhe të bëjnë thirrje për të votuar listën e kandidatëve bashkiak te listës së PD zyrtare.

Ketë duhet ta bëjnë kandidatët demokratë të cilët kandidojnë jasht siglës së PD-zyrtare nëse duan të fitojnë, pasi nuk kanë peshë elektorale socialistët e Metës  sepse kjo u pa se cfarë fiasco mori LSI në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat