Atdhetari dhe veprimtari i madh Xhemajl Berisha që u harrua nga të gjithë!

Opinione

Atdhetari dhe veprimtari i madh Xhemajl Berisha që u harrua nga të gjithë!

Nga: Saim Tahiraj Më: 15 prill 2023 Në ora: 17:51
Xhemajl Berisha

Sot është përvjetori i vdekjes së atdhetarit dhe veprimtarit të madh Xhemajl Berisha.

Tërë jetën ja kushtoi atdheut dhe lirisë së popullit të robëruar. Si i ri, plagosi rëndë një çtnik serb i cili e kishte fyer rëndë në baza kombëtare. U denua me 5 vite burg e ku pas disa viteve e theu burgun, iku dhe vizitoj familjen dhe të afërmit. Pastaj e mbanë burgun e plotë me disa muaj shtesë si ndëshkim për at thyerje të burgut. Ishte i angazhuar në veprimtari ilegale të kohës dhe për asnjë çast nuk u ndal por vazhdoi deri me vdekjen e tij.

Punoi si fotograf në Deçan dhe punishtja ku punonte u bë një ndër bazat më të rëndësishme të ilegalës në Deçan me rrethinë. Aty u shpërndanë matriale propagandistike ilegale, si gazeta Lajmtari i Lirisë dhe të tjera, literaturë me përmbajtje atdhetare, kaseta me filma dhe muzikë me tema dhe tekste patriotike.

Gjithashtu në puntorinë e tij u vendosen edhe afishe që u shpërndanë e ku bëhej thirrje për demonstrata dhe parulla qė do përdoreshin në ato tubime. Xhemajli shpërndau pamflete ku bëhej thirrje për organizim të protestave dhe demonstratave për të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi.

Vlenë të ceket ajo në pazarin e Deçanit, ku në mëngjesin e hershëm vendosi disa afishe në secilën tezgë. Ky rast pati një jehonë të madhe nga se tër ditët në vijim flitej shumë për at veprim të guximshëm. Xhema shkroi edhe vet shumë parulla si "Kosova Republikë" në Deçan dhe rrethinë. Në vitin 1991 ishte caktuar përgjegjës për organizimin e grupit të dytë që u dërgua për ushtrime në Shqipëri.

Ai së bashku me antarët e grupit, Osman Ferizin, Shkelzen Xhonaj, Hasan Ferizin, udhtuan për në Zvicër e ku ju bashkua edhe Sami Tahiraj dhe nga Zvicra të katërtit udhtuan për Shqipëri. Pas ushtrimeve në Shqipëri, grupi u fut i armatosur në Kosovë e ku Xhema së bashku me grupin e Deçanit bëri bartjen dhe shpërndarjen e armatimit. Pas dekonspirimit, arratiset në Shqipëri ku qendroj për disa vite, me sygjerimin e Heroit Salih Çekaj.

Ai ndihmoi grupin e Deçanit në strehim, në bartjen e armatimit deri në kufirin shqiptaro-shqiptar e ku pastaj anëtarët e grupit armatoseshin dhe futeshin mbrenda në Kosovë për të kryer aksione guerile. Pas disa viteve u vendos në Zvicër për shkaqe shëndetsore. Veprimtarinë e tij, Xhema e vazhdoi pran LDK-s në Zvicër së bashku me anëtarët e grupit të Deçanit. Me fillimin e luftës ishte pjesë aktive e logjistikës në kuadër të MMRK së bashku me grupin e Deçanit. Ishte shumë i thyer moralisht për shkak të përqarjeve që shkaktoj LPK gjat dhe pas lufte.

Vrasja e Ministrit të Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi e lëndoj tej mase. Rënja në betejen e Kosharës e bashkveprimtarit të tij Sali Çekaj dhe Agim Ramadanit ishte goditja më rëndë që e përjetoi. Vazhdoi veprimtarinë e tij në LDK edhe pas lufte, por ishte shumë i zhgënjyer me zhvillimet politik në Kosovë. Shtabi i bandave të LPK-s me çdo kusht donin ta merrnin pushtetin në Kosovë. Xhema ishte luftëtar i pakompromis kundër tyre. Vdiq më 15. 04. 2010 dhe u varros në Boshtete (Zū) Zvicër. Na la të piklluar familjen dhe bashkveprimtarët. Boshllëkun që la në organizimin tonë ishte i pariparueshëm.

Vitet po kalojnë dhe malli, dashuria dhe kujtimet veq sa po e shtojnë peshën e tyre, por edhe krenaria po rritet. Deri më sot asnjë istitucion apo koleg i Xhemës nuk bëri diqka në shenjë përkujtimi, së paku me një shkrim përkujtimorë. Nacionalisti i madh Xhemajl Berisha ka merituar shumë më tepër. Le të mbetet në mdërgjegjën e secilit, aq më shumë ata që e kanë njohur dhe kanë veperuar me te. Lavdi tė përjetshme për atdhetarin e madh Xhemajl Berishën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat