Mos harroni ku i keni çelësat

Opinione

Mos harroni ku i keni çelësat

Nga: Milazim Maraj Më: 16 prill 2023 Në ora: 09:59
Milazim Maraj

Të dashur qytetarë shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë mbani mend ku i keni çelësat e kryeqyteteve tuaja. Kryeministri teknik i Malit të Zi i njohur tani si pro serb dhe pro rus vizitoj Kosovën. Në Kosovë u prit nga autoritetet më të larta të Kosovës. Ai më këtë vizitë realizoj disa qëllime. Bëri një propagandë për turizëm tani që po vije vera. Nëshkroi një marrëveshje jo aq të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ne kishim aeroportin e Kukësit me çmime shumë të lira dhe e kemi shumë më afër. Pastaj edhe një shpëlarje të fytyrës së tij pro ruse dhe pro serbe para shqiptarëve dhe BE pas hapjes së fabrikës ruse në Nikshiq duke mos respektuar sanksionet kundër Rusisë. Kjo fabrikë do të prodhoj pijen alkoolike “Belluga Vodka” që mediat Evropiane e quajtën më të drejt (Vodka e Përgjakshme) Abazoviq u deklarua krenar për hapjen kësaj fabrike në kohën kur BE dhe SHBA kanë vu sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Kjo pije nuk shitët në BE pas vendosje së sanksioneve ndaj Rusisë.

Ky ishte përkrahës i Mini Shengenit , Ballkani i Hapur që është plotësisht në dëme të Kosovës si në planin, diplomatik, Gjeostrategjik dhe ekonomik. Pastaj përkrahës i panevojshëm i robërimit të Kishës ortodokse Malazeze nga ajo serbe, për kundër protestave të besimtarëve ortodoks malazez. Për këtë ai u dekorua plotësisht pa kuptim nga kryetari i Komunës së Prishtinës më Çelësin e Prishtinës. Tani nëse kërkoni këta Çelësa adresa është Çelësi i Prishtinës do ta gjeni në Mal të zi të Dritan Abazoviç, këtë ia dorëzoj përparim Rama nuk dihet çfarë nderi i bëri ky Kosovës? Përkundrazi ky është rob i përkulur i Vuqiçit.

Çelësi i Tiranës është në Serbi të Goran Bregoviç këtë për këngën kallashnikov që e qoj në këmbë pro ruset dhe pro serbet në Tiranë. Që i bëri me vaj dhe të prerë në basë familjet e vrara të masakruara dhe të dhunuara nga ushtria serbe. Kjo ndodhi menjëherë pas luftës në Kosovë kur shteti kriminel serb ekzekutoj 450 masakra mbi shqiptarët e pafajshëm. Kishte djegur tërë Kosovën, kishte shpërngulur me qellim të gjenocidit popullin shqiptarë nga pasuritë dhe shtëpitë e tyre. Kishte plaçkitur çdo gjë që kishte gjetur në Kosovë. Këtë dekoratë ia dorëzoj kryeministri i Shqipërisë Edvin Rama.

Kryeministri Kurti para zgjedhjeve vendoste në Kullë tabelën e Kosovës. Tani jo vetëm që nuk e përmend më demarkacionin që dikur e kishte kauzë por edhe e pret Abazoviqin në nivelet më të larta shtetërore, tash më të deklaruar si antishqiptar të përcaktuar. Ky edhe Gjegj Kastriotin Skënderbeun e quante serb. Pas zgjedhjeve po punon për Ballkanin sipas projektit që e patën dikur bashkë më partitë opozitare të LDK. Mban zi për Gjingjiqin që nuk ishte aspak më antishqiptar së këta që janë tani në pushtet. Me mendje dhe zemër është me familjen dhe njerëzit e kriminelit Oliver Ivanoviq që akuzohej dhe do të dënohej që kishte vrarë 10 shqiptarë, kishte shpërngulur 13.000 shqiptarë nga veriu i Mitrovicës. Dikur digjte institucione dhe policinë e gjallë të Kosovës për “ të shpëtuar Kosovën” nga “Zajednica” tani pranon më pak, diskuton ankohet së ata para tij kanë gabuar. Për gabimet e atyre ju morët votat zotëri, tani duhej të i përmirësoje ato gabime jo të futësh edhe më thellë.

Ndërtimi i xhamive vazhdon më shpejtësi në kohën e udhëheqjes tuaj. Kosova ka marrë pamjen e një shteti arab kurse ju heshtni. Në “Marrshin për drejtësi” LVV mori pjesë bashkë me ato parti që dikur organizonit protesta të turpshme dhe shumë të dëmshme për Kosovën në vitit 2004.Shumë dëme i sollët vendit tani iu ka mbetur të nënçmoni edhe luftën në Koshare me vlerësime që edhe ju i dini që janë të pavërteta. GO-3 më vonë Br.”Agim Ramadani” ka pas epror me akademi ushtarake më shumë se krejt UÇK në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat