Ryshfeti, formë klasike e korrupsionit

Opinione

Ryshfeti, formë klasike e korrupsionit

Prof. Dr. Kadri Bicaj Nga Prof. Dr. Kadri Bicaj Më 21 prill 2023 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Ryshfeti apo korrupsioni si fenomen madhor ndodhet në një rreth me jetë të shthurur e të mbrapshtë, ku është vështirë të identifikosh shkaktarët apo shkakun nga pasojat dhe e kundërta me një kërcënim serioz për të gjitha regjimet politike. Në mënyrë të veçantë. Ai përbën një kërcënim madhor për demokracitë. Goditë rëndë funksionimin e rregullt të shërbimeve publike dhe shkakton mosbesimin e qytetyrëve përkatësisht me funksionimin e rregullt të këtyre shërbimeve.

Korrupsioni është i “keq”, të paktën me lidhje me rezultatin jo të mirë për ekonomin që vjen në shprehje me ryshfet, mitë, konflikt interesi me prishje morale duke dhuruar dhurata për të vënë dikë në shërbimin e tij dhe konsiderohet një ndër format më tipike të kriminalitetit të organi-zuar dhe qen zinxhiri që kafshon ekonominë e një vendi dhe kancer i zhvillimit ekonomik i mbërthyer në vetveten, ku dikush pasurohet tej mase e në anën tjetër paraqitet varfëria ekstreme, papunësia”nëna e të gjitha të keqijave”, prostitucioni, narkomania si pasojë e tregtisë së palejuar me narkotikë dhe shumë dukuri të tjera negative.

Shekulli i 20 e ka trajtuar shpesh korrupsionin si një “kriminalitet të bardhë”, vështirë për t’u zbuluar e ndëshkuar, me masa dënimi kunder personave të inkriminuar në krimin e organizuar me korrupsion. Është fakt që korrupsioni është problem shqetësues për ekonominë e shumë shteteve dhe ndikon në uljen e luftës kundër krimit të organizuar. Marrja e mitos zakonisht kryhet nepër shumë pika kufitare të cilit do shtet nga zyrtarët e zakonshëm të organeve tatimore, policisë doganore, policisë shtetërore te kalimi i mallrave në pragun e shtëpisë së një shteti (dogana), pastaj ajo për të marrë licencë për ushtrim të profesionit ose leje ndërtimi, të gjitha këto referenca janë të dhëna nga teorikët e ndryshëm botërorë që merren me kriminologji dhe kriminalistikë gjë që tregon se korrupsioni kryhet dhe “jeton” nëpërmjet zyrtarëve, përfaqësuesve të pushtetit, partive politike, institucioneve dhe organeve qeveritare dhe joqeveritare duke u gërshetuar në fushën e punësimit, licencimit, tenderëve, marrjen e dokumenteve dhe lejeve zyrtare në tregti, ekonomi, arsim, shëndetësi, polici, parlament, qeveri, ministri, grupe e organizata kriminale.

Korrupsioni është një epidemi shtetërore kriminale me rrezik për shoqërinë dhe shtetin që e ka lejuar. Fenomeni i korrupsionit, po nuk u luftua në kohë, mund të kthehet, duke mposhtur shtetin, në “sistem korruptiv”. Mund të thuhet se rrjetet korruptive përbhen nga struktura kriminale të kamufluara në administratën publike,organet shtetërore dhe institucionet e ndryshme publike. Mjerisht, shumë fakte imponojnë mendimin se shteti, duke e toleruar dhe mosluftuar korrupsionin, bëhet sistem korruptiv dhe këtë lloj kriminaliteti, jo vetëm që e “legalizon” por edhe e mbron me mekanizmat e pushtetit të krijuara dhe të parapara për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Nëse korrupsioni për një kohë të gjatë ka qenë kuptuar si një konstante e regjimeve parademokratike dhe autoritare, në vendet demokratike ai ka qenë trajtuar si një fenomen i dorës së dytë, si një disfunksionim i vogël dhe i rastësishëm.

Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit (ryshfetit) në Kosovë

Korrupsioni është një dukuri qe ekziston ne gjitha vendet e botes, bile edhe ne shtetet qe kanë ligje shumë te forta. Është thuaje e pa mundur qe ta zhdukesh ketë dukuri, por mund ta zbusim nëse punojnë s'pari njerëzit me kompetent ne ketë drejtim dhe mbas tyre edhe ne (populli). Por, s'mund ta lufton populli i vetëm pa njerëzit qe janë neper pozita te ndrysmë reciproke. Sa i përket Kosovës për momentin është shume e vështir, për mos e thënë e pa mundur qe te luftohet kjo dukuri, tu e pas parasysh se ne çfarë rrethanash jemi duke kaluar, ndoshta mbas disa vitesh kur te stabilizohen gjerat dhe te fillon zbatimi i ligjit, vetëm atëherë mund te ketë shpresë qe mund te zbutet sa do pakës kjo dukuri. Të presësh që korrupsioni të eliminohet vetvetiu si rrjedhojë e një procesi historik, është iluzion….A po luftohet fenomeni Korrupsion në Republikën e Kosovës dhe në shtetet tjera për rreth Kosovës?. Korrupsioni kudo që paraqitet minon besimin e qytetarëve në sistemin ligjor. Korrupsioni në të kaluarën për këtë dukuri bëhej fjalë për marrjën dhe dhënjën e ryshfetit si formë klasike e korrupsionit qe ka goditë rëndë funksionimin e rregullt të cilat do shërbime publike duke shkaktuar mosbesimin e qytetarëve.

Ryshfeti si korrupsion pasiv

Marrja e ryshfetit si korrupsion pasiv si formë e kriminalitetit të organizuar e kryen personi zyrtar që në rrethin e kompetencës se vet;-“të kryej veprim zyrtar,që nuk duhet të kryej ose të mos e kryejë veprimin zyrtar,të cilin patjetër duhet ta kryej” dhe;-“të kryej veprimin të cilin përndryshe duhet ta kryejë ose të mos e kryej veprimin zyrtar,të cilin edhe nuk duhet ta kryej”. Rasti i parë është i njohur me emrin korrupsion i drejt pasiv,kurse rasti i dytë quhet korrupsion jo i drejt pasiv.

Ryshfetit si korrupsion aktiv

Kryesi i veprës penale të korrupsionit (ryshfetit) aktiv është personi,icili personit zyrtar i jep ose i premton dhuratë ose ndonjë fitim tjetër.Mirëpo,si kryes i kësaj vepre penale mund të paraqitet edhe ndonjë person tjetër,roli i të cilit qendron në ndermjetësimin gjatë dhënjes se ryshfetit. Veprimi i ndermjetësuesit shfaqet duke i sjellë në lidhje dhënësin dhe marrësin e ryshfetit në forma të ndryshme.

Përgjegjësia penale nga subjektet si dhënës dhe marrës i ryshfetit është e dorës së dytë te luftimi i korrupsionit dhe të provohet implikimi i tyre në kriminalitet, për ta ndjekur, shkarkuar apo larguar nga detyra, ato nënkuptohen dhe apriori zbatohen pasi që hetimi dhe masat e tjera në zbulim, gjykimi, dënimi dhe ekzekutimi, i përkasin organeve të zbulimit, të ndjekjes dhe të gjykimit që themelohen me procedura të veçanta, me përgjegjësi profesionale, politike, kushtetuese dhe se në rastet e caktuara, përgjegjësia politike mund të kryhet edhe me dorëheqje, ndërsa përfshirja eventuale e ndonjërit në veprimtari kriminale-korrupsion është çështje e organeve të zbulimit, ndjekjes dhe gjykimit ekskluzivisht pa rekomandime, insistime, premtime autoritare, por organet përkatëse zyrtare, hetojnë dhe provojnë çdo kryes të veprimtarisë kriminale menjëherë pas kallëzimit penal apo në bazë të asaj që përflitet, deklaratave të palëve, publikimeve për të korruptuarit në shpërdorimin e autorizimeve, tolerimin e keqpërdorimit të detyrës, mundësimin ose ndihmën në këto dukuri në përgjegjësi morale, si akt moral, vetë të largohet nga detyra- posti zyrtar pa procedura të veçanta si mekanizëm institucional për parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të korrupsionit, shpërdorimit të pushtetit dhe të autorizimeve.

Sot, dukshmëria e tij ka kaluar nga gjendja e rastësishme, në gjendjen kronike. Korrupsioni është bërë një mjet veprimi i përgjithshëm që haset qoftë në institucionet publike, qoftë në ato private, si dhe në ndërveprimet e tyre. Trajtimet e korrupsionit në konferenca dhe simpoziume ndërkombëtare, rregullimi i tij në legjislacione penale nacionale, programimi i luftës antikorrupsion, formimi i shërbimeve dhe organeve speciale për luftimin e këtij fenomeni të krimit të organizuar, duket sikur e “mjegullon” ose vështirëson zbulimin dhe luftimin e suksesshëm të kësaj dukurie. Problemet, pra të luftimit të korrupsionit mund t’i adresohen shtetit, organeve dhe institucioneve të tij që nuk mund, nuk guxon, nuk di ose nuk do t’i çrrënjosë faktorët dhe shkaqet e korrupsionit dhe t’i ndëshkojë dhe parandalojë kryesit e këtyre krimeve.

Disa forma të luftimit të korrupsionit

Ryshfeti apo korrupsioni kur kemi të bejmë me parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie shoqlrore është i vështirë por jo i pamundur që kërkon masa të shumta ligjore,teknika të veçanta të zbulimit dhe të hetimit të tij. Ne do të kemi sukses në luftën kundër korrupsionit vetëm nëse do të jemi të gatshëm të nxjerrim konkluzione të guximshme nga raste konkrete, dhe të nxjerrim në pah të metat e institucioneve tona shtetërore. Duke theksuar se korrupsioni nuk është vetëm një çështje e brendshme e shte-teve të veçanta që kanë probleme me korrupsion, por ai është pjesë e interesit ndërkombëtar.

Sfera juridike rekomandon:

- Bashkëpunimi i plotë i organeve të zbulimit, hetimit dhe të gjykimit;

- Rregullimi legjislativ i autorizimeve të posaçme të organeve dhe organizatave të caktuara në zbulimin dhe luftimin e korrupsionit;

- Prezantimi i programuar sistemor i korrupsionit;

- Administrimi dhe ligjshmëria e plotë në kryerjen e funksionit të organeve të drejtësisë, policisë, doganave, inspeksioneve, organeve qeveritare të komunave;

- Qasja shkencore e profesionale e zbulimit dhe luftimit të korrupsionit;

- Edukimi i opinionit dhe mobilizimi i mediave në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në veçanti.

Problemet e luftimit dhe të zbulimit të korrupsionit janë shumë të ndërlikuara

dhe të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm politikë, juridikë, ekonomikë dhe shoqërorë në përgjithësi.Ligjet gjithmonë kërkojnë zbatim, dhe përderisa kufiri i sjelljes ligjore përgji-thësisht është tkurrur me kalimin e kohës, lëvizja kohore e cilësisë së zbatimit është më pak e qartë. Zbatimi kërkon një formë të informacionit fillestar rreth veprimit korruptues i raportuar qoftë nga një hetues qeveritar ose nga një palë e tretë – dhe pastaj një veprim ligjor që vepron mbi këtë informacion.

Dija publike rreth korrupsionit është ba e mundur kryesisht nga palët e treta ose nga hetues të disa prej degëve të qeverisë të ndara nga korrupsioni aktual. Zgjidhja dhe tejkalimi i problemeve të paraqitura si pengesë në zbulimin dhe luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit në veçanti arrihet me trajtim kompleks shtetëror dhe shoqëror duke përfshirë: “Analizën e gjendjes ekzistuese të kësaj dukurie”;”Detyrimet e veprimtarisë politike dhe synimeve të përgjithshme në këtë fushë”; “Masat specifike kundër korrupsionit në veçanti”;”Formimi i institucioneve të specializuara anti -korrupsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat