Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe vatrat e krizave, të cilat po e rrënojnë rendin botëror

Opinione

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe vatrat e krizave, të cilat po e rrënojnë rendin botëror

Nga: Ismail Muçiqi Më: 25 prill 2023 Në ora: 20:04
Autori Ismail Muçiqi

Që nga paslufta e dytë Botërore Bota nuk ka qenë më e përqarë dhe e polarizuar me plotë probleme dhe konflikte të cilat po e rrezikojnë planetin tonë. Sferat e interesit dhe tendencat ideologjike për ta kthyer historinë mbrapa janë faktorët dominantë të cilët po e sfidojnë rendin botërorë. Lufta në Ukrainë dhe agresioni Rusë i Putinin për ta rikthyer ideologjinë e perandorisë cariste dhe programin bolshevik të Stalinit po e rrezikon sigurinë e Bashkimit Evropian dhe rrezikun e  përhapjes së luftës me përmasa Botërore. Jemi dëshmitar se viteve të fundit për shkak të konflikteve të cilat ndodhën gjithandej lindjes së mesme: Siria, Sudani Pakistani, Afganistani miliona njerëz ikën nga vendlindja e tyre duke depërtuar në Shtet e Bashkimit Evropian dhe gjithandej Botes. Krizat dhe rreziqet nuk kanë të ndalur pothuajse në të gjitha Kontinentet e Botës.

Mjerisht Kombet e Bashkuara janë shndërruar në një organizatë anemike të cilën po thuajse askush nuk e përfillë. Rezolutat që dalin nga kjo organizatë Botërore nuk kanë asnjë efekt në parandalimin apo zbatimin nga shtetet të cilat po paraqesin rrezik për të ardhmen e njerëzimit. Aspak më e mirë nuk është as gjendja në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë institucion që nga themelimi asnjëherë përqarjet dhe polarizimet nuk kanë qenë më të theksuara se si janë tani. 

Për shkak të kësaj situate sot shumë kriza, konflikte dhe luftëra që po ndodhin në disa vende të Botës nuk po arrihet të zgjidhet përmes Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë të Kombeve të Bashkuara. Kjo nuk po arrihet për shkak të sferave të interesit të lindjes dhe perëndimit përkatësisht për shkak të padrejtësisë më të madhe që ju dha e drejta e vetos pesë shteteve më të fuqishme të Botës të cilat po luajnë me fatin e njerëzimit. Duhet theksuar se që nga themelimi i Bashkimit Evropian ky mekanizëm i Evropës “Shterp” ende është në kërkim të identitetit dhe rolit strategjik të Bashkimit Evropian. Për shkak të politikës pasive dhe indiferente të Bashkimit Evropian serbia i shkaktoj tri luftëra, duke shkaktuar shumë viktima tek njerëzit e pafajshëm si në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë. Mjerisht edhe tani politika e serbisë e cila udhëhiqet nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të millosheviqit po e rrezikon paqen në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Se me të vërtetë nuk ka drejtësi në Botë po shihet kudo serbia e cila bëri gjenocid në vend që të dënohet dhe të sanksionohet në aspektin diplomatik ajo tani është bërë problem numër një duke i kërcënuar fqinjët me qëllim të pretendimeve hegjemoniste për pushtimin e territoreve. Këtë më së miri po e pasqyron situata e sigurisë në Veri të Kosovës të cilën e ka krijuar qeveria në Beograd. 

Politika Shqiptare gjatë shekullit të kaluar dhe tani ishte dhe është në lajthitje dhe me këtë mendësi Shqiptarët kanë vuajtur dhe pësuar në të gjitha aspektet e jetës. Më thotë mendja se në këto rrethana gjeopolitike të krizave globale Shqiptarët duhet të vedisohen, dhe të organizohen në të gjitha pikëpamjet, politike diplomatike dhe ushtarake për ti dalë në ballë fashizmit serbë. E vetmja perspektiv dhe siguri e Shqiptarëve të Kosovës është forcimi i mekanizmave të sigurisë të policisë dhe ushtrisë duke e rritë buxhetin për shumëfish për ti dalë zot vendit. Ushtrimet dhe paradat ushtarake që po i organizon serbia afër kufijve të Kosovës duke ndërtuar kazerma dhe poligone ushtarake paraqesin rrezik permanent për Kosovën dhe më gjerë. Serbia e njeh vetëm gjuhën e forcës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat