Me këtë opozitë të dobët, Albini rri në pushtet deri në vdekje

Opinione

Me këtë opozitë të dobët, Albini rri në pushtet deri në vdekje

Nga: Faton Mehmeti Më: 25 prill 2023 Në ora: 21:27
Autori Faton Mehmeti

Kur flasim për opozitën kemi parasysh të qenurit veprimtari politike, që është kundër pikëpamjeve a kundër politikës së një partie, të një qeverie, të një organizate etj. Po të ishte opozita siç duhet s’do të ekzistonte as nevoja për të shkruar në sensin kritik, mbase edhe fare.

Zakonisht, puna dhe detyra e gazetarit orientohet tek pushteti si pushteti i katërt, në situata paradoksale si në Kosovë, shpeshherë jam i detyruar të shkruaj për opozitën. Fatkeqësisht për demokracinë e brendshme, për avansimin e saj dhe shtimin konkurrencës, opozita e sotme ndodhet në gjendje të vështirë, pa orinetim, pa ternativë dhe mbi të gjitha e konsumuar. Kjo i jep mundësi pushtetit të relaksohet. Konkretisht, opozita, LDK, PDK, AAK, nuk kanë vizion e para së gjithash u mungon reflektimi. Kryetarët e dy partive të mëdha, LDK dhe PDK, Lumir Abdigjiku dhe Memli Krasniqi janë vazhdmësi e mendësisë që e ka sjellë vendin në këtë gjendje.

Të dytë janë prodhim i ish kryetarëve të tyre, imitojnë ata, idealizojnë, e si mund të pritet ndryshim me modele të provuara e të dështuara deri tani. S’ka rëndësi mosha e tyre e re, mendësia dhe vizioni është problem. Kështu që, me mendësi të tilla e vështirë me ardh në pushtet, qytetarët i njohin kush janë.

Nuk mund ta bindësh një qytetar me votu ata që ishin pjesë e të keqës, sa më parë reflekton aq më mirë për opozitën e rredhimisht edhe Kosovën. Vendi ka nevojë për të patur opozitë të fortë, të besuar dhe me vizion. Derisa kjo gjë nuk ndodh, qeveria mund të vazhdojë punën e pa shqetësuar, me Albinin e akomdokuar derisa të mërzitet nga pushteti, mes shpresës së largët se mund të vijë dikush tjetër për ta këndellur opozitën, me çka edhe qeverinë do e bënte të ketë frikë për humbje të pushtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat