A duhet reformuar qeveria Kurti me emra të rinj të ministrave?!

Opinione

A duhet reformuar qeveria Kurti me emra të rinj të ministrave?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 27 prill 2023 Në ora: 12:33
Autori Faton Mehmeti

Pothuajse në çdo qeveri bëhet bilanci vjetor, për me tepër kur arrihet në mes të mandatit, vlerësimi i nënshtrohet edhe më shumë kritereve. Kjo për të përmirësuar rezultate dhe objektivat e qeverisë. Në veçanti duhet vlerësuar puna e secilit ministër, pasi në të kaluarën, ministrat kanë vepruar si sundimtarë, për të mos thënë aspak në detyrën që ishin shërbyes të qytetarëve.

Kriptokracia e instaluar nga sistemet e kaluara ka prodhuar ministra mendjemëdhenj, padronë, bosë që kontrollojnë çdo gjë dhe pa të cilën asgjë nuk mund të bëhet. Në vendet me demokraci të brishtë ky sistem ka prodhuar nepotizëm, krim, korrupsion dhe kapje të shtetit, në shenjë revolte qytetarët me 14 shkurt 2021 votuan Albin Kurtin për ndryshim.

Këtij ndryshimi të mendësisë dhe të vepruarit, Kurti ua bëri të ditur ministrave të tij disa herë. Duhet të aplikohet praktika e llogaridhënieve tek shefi i qeverisë nga ministrat, pasi në të kaluarën ka qenë formalitet, ata që ishin ministra nuk është se kishin ndonjë meritë në karrierë dhe punë, “meritë” e vetme e tyre mund të quhet servilizmi ndaj shefit të tyre. Kjo mendësi edhe ka sjellë gjendjen ku ndodhet vendi ynë. Një qeveri reformatore vazhdimisht bën reforma, ato nënkuptohen nga puna apo mos puna e secilit ministër, jo nga afërsia, nga matjet se kush është më servil me kryeministrin. Mendoj se do të duhet të riformatizonte qeverinë, jo se ndonjë ministër ka dështuar apo diçka të tillë, por për të rritur efikasitetin e punës.

Kjo gjë ndodh kudo, pothuajse s’ka qeveri që e fillon dhe mbaron mandatin me të njëjtit ministra, riformatizimi sjellë freski dhe energji të reja. Ndonëse mendoj se dy ministrat më të suksesshëm deri tani të qeverisë Kurti janë Artane Rizvallnolli dhe Armend Mehaj, kjo s’do të thotë se nuk duhet ndryshuar me dike tjetër që mund të sjellin potencial më të madh e punës. Qeveria Kurti, duhet bërë ndryshime e të cilat vetëm sa do të sjellin pozitivitet. Mbase nga opozita kjo do të komentohet si dështime të dikastereve të caktuara qeveritare, përkundrazi kjo gjë dëshmon kërkesën për rezultate edhe më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat