Kamish, a po shiten picat?!

Opinione

Kamish, a po shiten picat?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 30 prill 2023 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Që Kamishi s’ka lidhje me politikë nuk është diçka e re, duket se mjeku i dështuar pas shumë tentativave për ta gjetur veten, duke u përfshirë edhe në federatë, " zbulimi" i erdhi nga vet partia e tij. Në fakt nga shokët e tij, u kuptua se Bekim Haxhiu kishte provuar edhe rolin e shpërndarësit të picave. Krejt kjo doli nga seanca e të mërkurës në Kuvendin e Kosovës ku po debatohej rreth arrestimit të kryeshefin e arrestuar dhe të pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës Nagip Krasniqit.

Deputeti i PDK Ferat Shala tha se bashkë partiaku i tij Bekim Haxhiu, ia kishte sjell një picë në stacionin policor një kolegu të tij deputet. Muhabete picash bëhet aty ku mijëra probleme e halle kanë qytetarët e nuk trajtohen, me opozitën që ka ngel në stadin e kuzhinave dhe thashethemeve se kush çka i ka dhënë njëri tjetrit. Gjithsesi, deputeti Shala i bëri favor të madh Kamishit duke i bërë me dije se çka i përshtatet, për çka duhet të merret, pasi me politikë nuk është se ka pasur sukses.

Ka shumë si Bekim Haxhiu që nuk e dinë ku e kanë vendin as për çfarë kanë aftësi, e sikur të gjithë deputetët nga PDK dhe me gjerë të dinin ku e kanë vendin do të ishte më mirë për Kosovën së pari. Fatkeqësi të madhe i kanë sjell kombit shqiptar njerëz që janë marr me politikë pa asnjë zotësi dhe as aftësi. Tek ne njerëzve u kemi gjetur punë dhe jo punës njerëzit e duhur.

Deputeti Gashi nuk është hiç më i mirë në politikë se Kamishi dhe shumë të tjerë, pica dhe çdo gjë tjetër që merren besoj se do të jenë edhe më të suksesshëm edhe me të ndershëm. Andej, të bëjnë pica por mos t'i përmendin në kohë dreke në seanca, krejt po ikin tek piceria e kuvendi po mbetet pa deputetë. Më mirë me qenë kuzhinier ose shpërndarës picash i mirë se deputet e politikan i keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat