Më 1 maj bota proteston, Kosova feston!

Opinione

Më 1 maj bota proteston, Kosova feston!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 1 maj 2023 Në ora: 08:05
Flamuri i Kosovës

Kushtet e vështira në sektorin privat vazhdojnë të mbeten rrezik për jetën e punëtorëve. Pothuajse çdo vit vdesin disa punëtorë në vendin e punës për shkak të kushteve të vështira. Vetëm për katër muajt e fundit nëntë punëtorë kanë vdekur në vendin e tyre të punës për katër muaj në Kosovë.

Kjo ndodh pasi në Kosovë rrezikshmëria në punë është katërfish më e madhe se në perëndim. Kushtet e punës janë si askund tjetër të këqija, punëtorët diskriminohen shumë e trajtohen si skllevër. Pronarët e sektorit privat janë mizor ndaj punëtorëve duke abuzuar me ta në mënyra të ndryshme duke qenë se ka numër të vogël të Inspektorëve të terrenit (32 inspektorë aktiv kjo vetëm sa u mundëson të jenë më komod.

Problemet me të cilat ballafaqohen punëtorët e sektorit privat janë nga më të ndryshmet, kryesisht mos lidhja e kontratave të punës, mos pagesa e pagave jubilare, mohimi i së drejtës për pushim vjetor, mos realizimi i shujtave, mos kompensimi i pagave, punëtor me kontrata të punës, por të pa lajmëruar në ATK, punëtor pa kontrata dhe të pa lajmëruar, mos pagesa e orëve të punës gjatë vikendeve, mos pagesa e orëve shtesë të punës, ndërprerja e marrëdhënies së punës etj.

Kështu që 1 maji si datë ndërkombëtarë për të drejtat e punëtorëve edhe tek ne të protestohet nga të gjithë për respektim të të drejtave të tyre. Pothuajse mbi njëzet mijë shqiptarë të Kosovës gjatë kësaj fundjave kanë shkuar në Shqipëri për 1 maj, a ka më turp se të festohet nga ata që janë më të shkelurit dhe trajtohen si skllevër në vend se të protestohet. Kjo dëshmon për mendësinë primitive të shoqërisë. Këtë 1 maj të protestohet që mos të ndodhin më vdekje të tjera, s’ka vend për festë ku vdekja troket në derën e çdo punëtori në sektorin privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat