Kosova dhe të “bijtë e arushës”!

Opinione

Kosova dhe të “bijtë e arushës”!

Nga: Agron Shabani Më: 5 maj 2023 Në ora: 13:32
Autori Agron Shabani

Thonë se në kohën e regjimit dhe sundimit të egër serbo-çetnikë në Kosovë, një "naçëllnik" ose komandir serb i një stacioni policor diku në Kosovë, gjatë një ndeje ose takimi me shqiptarët e atjeshëm në një dhomë ose odë të burrave, si për t'ua futur "frikën në palcë' shqiptarëve, pos tjerash u kishte thënë se kur kishte qenë i ri, gjatë një dyluftimi të përgjakshëm me të diku në Serbi, e kishte mundur dhe dorëzuar edhe arushën e malit! Duke zgjuar ilaritet të papërmbajtur tek të pranishmit.

Me falni por koha me shtrëngon t'i bëj një fyerje temës që kam marr përsipër të zhvilloj. Autor, shpikës, zbulues, intelektual, politikan ose diplomat të panumërt, ngrenë zërin dhe thonë: Shqiptarët kanë kodin e vet moral, luftarak dhe patriotik, dhe janë të besueshëm e patriot- deri në vdekje!" ( H. Charles Woods)

Shqiptarët janë popull (komb), kulturë dhe civilizim i veçantë. Edhe gjuha, kultura, lufta dhe historia e tyre është e veçantë ose specifike.

Ndërkohë që shqiptarët e vërtetë, përveç Zotit (Hyjit)-nuk i njohin "figura supreme" ose "madhështore" që i "zotërojnë" ose "komandojnë" edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit!

Shqiptarët e vërtetë dhe patriot, nuk i njohin dhe s'i pranojnë kurrë kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i pren kurrë tehu i shpatës së mbretit ose sulltanit! E sidomos kokat e përulura ose nështruara, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. Jo kurrë e kurrës. Absolutisht kurrë!

Shqiptarët i kanë njohur, përjetuar dhe kuptuar me kohë ngjarjet, mesazhet, fytyrat, figurat, portretet ose fotografitë e heronjve, aktereve ose protagonisteve të njohur dhe kryesor të ngjarjeve, ndodhjeve, figurave dhe personaliteteve kryesore ose monumentale të historisë së tyre kombëtare.

Parimi i lirisë së kombit dhe atdheut, i cili përbën gurin themeltar, mbi të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi dhe shteti, tek shqiptarët vlerësohet si gati i shenjtë.

Edhe përngjasimet ose analogjitë e ndryshme në mes luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së dhe luftës ose revolucionit të njohur çlirimtar dhe patriotik të popullit (kombit)

të madh amerikan,duhet parë (optikuar), studiuar, analizuar dhe kuptuar në hollësi dhe brendi, dhe jo si jo të rastësishme. Sidomos dëshira e njëjtë ose identike, për të pajtuar luftën me shkencën (historinë), politikën dhe diplomacinë.

Patriotizmi është profan për njerëzit e besimit, idealit dhe sakrificës, ashtu siç është lufta çlirimtare dhe patriotike për njerëzit trima dhe liberatorë.

Ndaj, a ka devocion më të lartë se ky, që bazohet në të gjitha këto vlera dhe parime sublime dhe kaq të shenjta?! Unë them: Nuk ka.

Serbët sërish po kërkojnë luftëra ose konflikte të reja kundër Kosovës dhe shqiptarëve!

Ata po kërkojnë madje edhe koncesione ose kompromise të reja të Kosovës dhe shqiptarëve deri në atë masë, saqë të zhbëhet ose të ndahet dhe copëtohet tërësisht shteti i Kosovës, i ngritur dhe krijuar me lumenj gjaku, si dhe me viktima dhe sakrifica të panumërta njerëzore dhe materiale të shqiptarëve!

Shqiptarët kanë lindur, janë rritur (burrëruar) dhe janë plakur, duke dëgjuar përralla, kopalla, broçkulla, thnegla, kërcënime,"mite" ose "histori" të ndryshme qesharake ose tragjikomike nga të "bijtë ose zogjtë e arushave" ose arinjve të ndryshëm polar prej Karpatëve etj....

Ndërkohë që luftërat e lavdishme liridashëse, çlirimtare ose patriotike siç ishte lufta e lavdishme UÇK-së: Nuk na mësojnë kurrë t'i duam pushtuesit e deridjeshëm, apo armiqtë e ndryshëm shekullor ose gjakatar, por t' i urrejmë ose injorojmë miqtë ose aleatët e tyre natyrorë ose historik së bashku me projektet dhe planimetritë e ndryshme makabre ose funebre kundër nesh.

U mor vesh se serbët i kanë humbur luftërat e tyre pushtuese, koloniale, imperiale, shkatërrimtare ose apokaliptike në Kosovë, Kroaci si dhe kundër popujve (kombëve) dhe shteteve tjera. Kapitulli i luftërave të atjeshme, sikur është mbyllur njëherë e përgjithmonë, apo....!?

Se këndejmi, luftërat e njohura çlirimtare ose patriotike, të mbiquajtura ose titulluara shpesh edhe si prindërit (baballarët) dhe të lindurit (fëmijët) e parë të një kombi dhe shteti: E kanë efektin dhe mesazhin e njohur determinant ose paradigmatik të përmirësimit dhe përmbarimit të paradoksëve, naivitetëve ose padrejtësive të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, historike, gjeografike etj.

Në fund të fundit, sipas idealeve, koncepteve, formulave ose doktrinave të shquara të

luftërave të njohura çlirimtare dhe patriotike: Lufta, gjaku, mundi dhe djersa e heroit ose dëshmorit, shpëtojnë lirinë, tokën, gjakun, gjuhën, atdheun dhe ardhmërinë e kombit.

Në të kundërtën, lufta është pasojë, shpalosje, deshifrim ose pasqyrim i taktikave, strategjive ose llogaritjeve të gabuara shtetërore, nacionale, politike, diplomatike etj.

"Mua me duhet studiuar dhe mësuar për luftën, politikën dhe diplomacinë, në atë mënyrë që biri (djali) im të studiojë, mësojë dhe kuptojë medicinën, matematikën, drejtësinë ose filozofinë.", do thoshte dikur John Adamsoni.


Ata që bëjnë gabime ose gafe të rënda në politikë të lartë ose diplomaci, nuk kanë parë dhe mësuar asgjë nga lufta.

Ndryshe nga kjo, sipas epistemologjisë dhe antropologjisë politike: Asnjë shtet, asnjë popull, asnjë komb, fe ose kulturë, nuk janë të kualifikuar, deleguar ose autorizuar nga Zot dhe natyra, për të sunduar, dominuar ose qeverisur me botën ose planetin tonë, por të gjithë janë të njëjtë dhe të barabartë para Zotit dhe natyrës.

Një digresion:

Siç dihet: Distinkcioni (distinksioni) i kulturës, civilizimit, evolucionit, revolucionit, emancipimit, religjionit, nderit, moralit, shkencës, teknikës, politikës dhe diplomacisë moderne ose bashkëkohorë, së bashku me "ligjët" e njohura të Malthusit dhe Parkinsnoit etj.., anominë (ndjenjën e keqe ose disfunksionale të jetës ose karrierës shkencore, intelektuale ose profesionale pa vlera, deshmi, cak, limit ose qëllim të caktuar ose paraprak), afazinë, amnezionin, animozitetin, amorozitetin, inhibilitetin, nebulozën, stupiditetin, indolencën, mediokritetin, naivitetin, dogmatizmin, nihilizmin, demagogjinë, hipokrizinë, diabolinë, skizofreninë, patologjinë, narkolepsinë dhe anomalitë tjera objektive dhe subjektive të personit ose individit në raport me kolektivitetin, apo me popullin (kombin), shtetin, pushtetin ose shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare: Ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë, filozofisë, sociologjisë dhe psikologjisë politike. E përse (pse) jo edhe të historisë, antropologjisë, epistemologjisë, ontologjisë (gnoseologjisë), logjikës dhe disciplinave tjera shkencore ose humaniste.


Se këndejmi, me duhet cekur ose theksuar prapa ekzogjenen, sintagmën ose idiomën e njohur revolucionare ose historike të Aleksandërit (Lekës) të Madh, Aristotelit,Talësit, Sokratit, Platonit, Homerit ose Herodotit, sipas të së cilës: Njerëzit ose popujt e ndryshëm, nuk shohin, nuk lexojnë, nuk logjikojnë, ose nuk shkojnë në luftë vetëm për t'i parë dhe numëruar yjet në qiellin ose universin e pafund! Apo, për të kapërcyer ylberin përtej asaj "anës tjetër" si Sizifi, por, edhe për t'i parë, njohur, zbuluar, skicuar, vizatuar, ravijëzuar, konturuar, identifikuar dhe përcaktuar kufijtë e tyre me të tjerët, si dhe për t'i njohur, zbuluar, lidhur ose identifikuar urat ose rrugët e reja të fatit dhe ardhmërisë së tyre individuale dhe kolektive.


Kemi vuajtur, pësuar dhe sakrifikuar aq shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë të çlirimit (lirisë) dhe pavarësisë individuale dhe kolektive...Janë sakrifikuar shumë breza ose gjenerata të tëra.

Mrekullia e tërë kësaj maratone ose odisejade të gjatë dhe kaq të mundimshme qëndron në faktin se falë Zotit të Madh e Falënderues, falë luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, si dhe përpjekjeve tjera biblike dhe titanike të popullit (kombit) dhe elitës së njohur intelektuale dhe patriotike, i kemi mbijetuar dhunën, terrorin, gjenocidin, etnocidin, urbanocidin, kulturocidin dhe masakrat serbe së bashku me muzgujt ose hijet e lugatëruara të mesjetës.

Ndonëse, rilindja ose ringjallja shqiptare ose kosovare, asnjëherë nuk ishte finale, absolute ose komplete, por e pjesshme ose relative.
 

E gjithë filozofia politike, diplomatike, gazetareske, analitike ose publicistike, janë një akt, stil, takt, talent ose art i gjuhës, dialogut, komunikimit....Diçka që na drejton drejt afrimit dhe kooperimit me të tjerët, si dhe me njëri tjetrin. Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori...Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant, por, nganjëherë, raporti ose marrëdhënia mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, mund të shfaqet konfliktuale, kontradiktore, banale ose fataliste. E sidomos tek politika dhe diplomacia serbe.

Politika është shkencë ose disiplinë e posaçme e shkencave politike, filozofike dhe të tjera në kuptimin aksiologjik ("axios"- diçka me vlera dhe parime të larta), antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) të monizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, të anës njerëzore ose antropologjike nga ana jonjerëzore ose antropomorfologjike etj.

Si vlerë madhore ose ambivalente e filozofisë politike, pos tjerash është fakti se pluralizmi i njohur politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë gjithëçka ose çfaredoqoftë. Por, në qartësimin, identifikimin, artikulimin, shquarjen dhe postulimin e ideve, teorive, koncepteve, definicioneve, nevojave, kërkesave, idealeve, interesave dhe vizioneve te përgjithshme individuale dhe kolektive në domenin ose kontekstin e mësipërm metafizik, ontologjik ose gnesologjiko-epistemologjik si baza ose themele kryesore mbi të cilat gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirën e njohur të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë shqiptare ose kosovare.


Politologjia ose shkencat politike, janë shkenca shoqërorë ose humaniste që i studiojnë dhe analizojnë politikën, shtetin, pushtetin, lëvizjet, proceset, diskurset, fenomenet, dukuritë, shfaqjet, trendët, tendencat ose manifestimet e ndryshme fetare, kulturore, politike, diplomatike etj.., mekanizmat ose institucionet e ndryshme shoqërore, qytetare, fetare, kulturore, politike ose diplomatike, vlerat, parimet, konceptet, idetë, teoritë, akterët, gjegjësisht, liderët ose politikanët e ndryshëm dhe kështu me radhë.

Se këndejmi, termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër na çon (
shpie) në diskursin dhe narrativin e njohur kontemplativ, komplementar, suplementar, kompetituv ose epistemologjik-gneseologjik, sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njëjës ose veçanti shkencore) iu mungon lënda ose materia e njohur bazike. Kështu që shkencat politike, janë të thirrura ose obliguara që t'i ndajnë dhe kërkojnë konceptet, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humanistë siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, historia, religjioni etj.

Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike.

Me lirinë, nderin, moralin, mburrjen, krenarinë, robërinë, pasurinë, skamjen ose varfërinë individuale dhe kolektive, nuk kanë të drejtë të lozin ose tallën as profetët ose perënditë.

Së kwndejmi, sipas maksimës ose formulës shkencore ose filozofike të George Wilhelm Friedrich Hegelit: "Fryma liridashëse, reformatore, përparimtare, shtetformuese dhe patritriotike e një populli (kombi) përcaktojnë fatin, ekzistencën dhe ardhmerinë e tij. Çdo shpërfaqje, injorim, mohim ose shpërqendrim eventual nga maksima ose formula e lartpërmendur hegeliane, e ç'veshin dhe ç ‘armatosin tërësisht një popull ose komb të tërë nga ekzistencializmi, idealizmi dhe materializmi dialektik, duke e çuar në zhdukje, fundosje ose vet shkatërrim.

Kosova dhe shqiptarët, nuk e kanë "luksin" ose "garancinë profetike" për t'i mohuar luftën e UÇK-së, së bashku me përpjekjet ose sakrificat tjera shekullore ose historike për liri dhe pavarësi të përgjithshme.


Në të kundërtën, lufta çlirimtare dhe patriotike siç ishte lufta e UÇK-së, nuk ka të bëj vetëm me gjetjen ose zbulimin e lirisë, heroizmit, vetëflijimit, sakrificës, famës dhe lavdisë së personit ose individit, por edhe me ngritjen, formimin dhe krijimin e lirisë, forcës, guximit, famës dhe lavdisë së përgjithshme të popullit (kombit), shtetit dhe kolektivitetit.

Jeta, bota, koha, natyra, ambienti ose hapësira jonë jetësore, etnike, historike dhe gjeografike, tkurrën ose zgjerohen në përpjesëtimin me kurajën, guximin, heroizmin, sakrificën, intelelektin (intelegjencën), nderin, moralin, ndërgjegjen, arsyen dhe vetëdijen tonë individuale dhe kolektive.

Forca, guximi, krenaria, heroizmi, sakrifica, fama ose lavdia jonë individuale dhe kolektive, respektivisht shtetërore dhe nacionale, nuk janë të mbështetura ose bazuara në faktin se nuk kemi rënë dhe pësuar kurrë, por në faktin ose motivin e njohur që jemi ngritur dhe drejtuar gjithmonë si popull ose si komb.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe motivin (motivimin) e njohur intrinznik dhe ekstrinznik së bashku me sjelljet ose reagimet e mençura, intelektuale, profesional, inteligjente, intelektuale, asertive (pozitiviste), racionale, kontemplative, komprehensive, të kordinuara, komplementare, suplementare ose superlative-përballë ambienteve, situatave ose atmosferave të ndryshme shpërthyese, konfliktuoze, violente, infantile ose patologjike, siç ishin ngjarjet e fundit të barrikadave ose vandalizmit dhe histerisë së egër të ekstremistëve ose paramilitarëve serb në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës! (....)

'Luftën nuk duhet parë dhe kuptuar ndryshe, përveçse si mjet paqeje, lirie dhe pavarësie individuale dhe kolektive." ( Platoni & Aristoteli)

Ndaj, edhe vazhdimi i "dialogut"(monologut) të paramenduar si formë ose metodë e kamufluar ose sofistikuar konsensusi, koncesioni ose kompromisi ndaj atyre me të cilët dikur e ke zhvilluar dhe fituar luftën e njohur çlirimtare dhe patriotike: Në instancë të fundit të ngjanë në vetëvrasje politike etj....Në blasfemi, diaboli, skizofreni, demagogji dhe hipokrizi paradoksale, reaksionare dhe anakronike. Në kthim (regres) të përgjithshëm inferior ose fatalitik të Kosovës dhe shqiptarëve në raport me Serbinë.

Pse (përse) serbët nuk kërkojnë kurrë "zajednica" ose "dodik republika serbe" në Kroaci? Shtrohet pyetja.

Kosova dhe shqiptarët nuk kanë kurrfarë arsye dhe nevoje për Zhan Batista Bernardota të ndryshëm....Dhe, aq me pak për "asociacione", si dhe për "modele" ose "koncepte" të ndryshme si "Ballkani i hapur","Minishengeni ballkanik" etj...në formën e "Unionit të Kalmarit" dhe të ngjashme.

Ndryshe nga kjo, psikologjia si disiplinë shkencore, e cila për objekt dhe subjekt studimi dhe analize i ka njeriun dhe shpirtin ose kultin e tij, është mjaftë e re, apo, siç thotë psikologu i njohur gjerman Ebinghaus: Psikologjia e ka të kaluarën shumë të gjatë, por historinë e shkurtër.

Psikologjia si shkencë, apo si disiplinë e posaçme shkencore ose metodologjike, nga pikëpamjet e veçanta, i pasqyron dhe ndriçon aktivitetet dhe sjelljet e njerëzve, duke na bërë të mundur t’i njohim dhe kuptojmë më lehtë e më mirë sjelljet, veprimet dhe reagimet e njerëzve, me të cilët takohemi çdo ditë: në qeveri, parlament, radio, televizion, gazeta, në teatro, kinema, sallone, rrugë, në shkollë, universitet, në punë, në shtëpi, në samite ose konferenca të ndryshme ndërkombëtarë, ndërshtetërorë, ndërqeveritare etj.

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat