"Lidhja serbo-shqiptare" apo "besa masone" e oligarkëve të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Rusisë dhe Turqisë?!

Opinione

"Lidhja serbo-shqiptare" apo "besa masone" e oligarkëve të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Rusisë dhe Turqisë?!

Nga: Agron Shabani Më: 9 maj 2023 Në ora: 19:01
Autori Agron Shabani

Të lirë, të lumtur, të mençur (ditur), urryer dhe xhelozuar, apo të falur, gjykuar, dënuar dhe të mjerë...?! Kjo është dilema.

"Në një dhomë ku njerëzit i fshehin ose i ruajnë unanimisht shantazhet dhe komplotet së bashku me sekretët ose misteret e heshtjes së tyre tinëzare ose bizantine ndaj palës tjetër, një fakt ose fjalë e vërtetë kumbon ose tingëllon me tepër se sa një e shtënë me armë ose pistoletë. (Çasllav Millosh)

Disa "politikanë, diplomatë, analistë ose publicist shqiptar" në Kosovë dhe Shqipëri, nuk duken ndryshe, pos sikur t'i kishte qitur "kalemi" ose " rrota" e Rankoviçit, Stalinit, Jellcinit, Putinit ose Erdoganit.

Politika dhe diplomacia shqiptare ose kosovare, duhet ndryshuar (substituuar) ose determinuar qasjen ose aplikimin e tyre në suspektin e një formule ose doktrine të re konstruktive dhe pragmatike të marrëdhënieve ose raporteve të sotme botërore ose ndërkombëtare. E jo duke qenë gjithmonë epigone ose recidiviste e një politike ose diplomacie pllakative, ataviste, forumiane, kabinetike, unilaterale ose monologjike (bla-bla-bla ose tra-la-la!) që i zhvatët ose nënshtrohet vazhdimisht diktatit (ultima ratio ose urbi et orbi), monopolit, llupës ose tutelës së huaj –për sa u përket kompromiseve ose koncesioneve të vazhdueshme ndaj Serbisë.

Duke i ngjarë kështu politikës ose diplomacisë së beduinëve të ndryshëm stupid, nebuloz dhe mediokrit që penetrojnë ose frekuentojnë (si në "sfilatë mode") me erë nafte dhe benzine, salloneve ose kancelarive të ndryshme amerikane, evropiane, ruse etj., pa ditur, menduar as reflektuar kurrë mbi shkaqet dhe pasojat e "politikës dhe diplomacisë" së asgjësë për asgjë!

U mor vesh se politikani dhe diplomati i sotëm shqiptar ose kosovar, është padyshim prodhim (produkt), arketip dhe prototip i "borgjezisë politike" nga brenda, po aq sa është edhe prodhim (produkt), arketip dhe prototip i një "kauze" ose "ideologjie shtetërore dhe nacionale" që i zhvatet vazhdimisht llupës ose tutelës ligjore (juridike), materiale (finansiare), sociale, ekonomike, politike, administrative ose juridike të "borxhezisë së lartë" nga brenda dhe jashtë Kosovës dhe Shqipërisë, prej nga ku shpërthejnë ose shpërfaqen edhe skemat ose skenarët e ndryshme të korrespondencave ose komunikimeve irealiste dhe surrealiste midis politikës shqiptare (kosovare) dhe asaj botërore ose ndërkombëtare. E sidomos atëherë kur natyra e shtetit, pushtetit dhe shoqërisë (sidomos kur flet ose kur flasin nëpërmjet subjektit komplesiv) bartet dhe transformohet në natyrën dhe karakterin e politikës dhe pushtetit të personave ose individëve të ndryshëm me inteligjencë të ulët, ose me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (logjike), psikosociale, psikoorganike dhe të tjera.

Ndonëse, edhe idetë dhe teoritë qendrore të diskursit politik, përkthehen në kategori sociale ose societale.

Ndaj, përmes formulimeve, ideve dhe koncepteve determinonte dhe paradigmatike, teoria etike dhe estetike paraqesin modelin paradigmatik të dialektikës së paqëndrueshme politike dhe diplomatike, në kuptimin e puçjes ose bashkimit të popullit me shtetin me pushtetin acocial, subkoshient ose apolitik. Kështu që "kompetenca, ingerenca dhe aftësia e tij si politikan ose diplomat" konsiston në veçantinë e të qenit "misionar" ose "demirurg i vetëm" që arrin të bashkojë emocionet, ndjenjat, epshet, pasionet, dëshirat, dashuritë.., të bëj çlirimin e subjektit nga objekti ose anasjelltas. Sidomos aty ku ai mendon ose aludon se tejkalon detet ose oqeanet e ndryshme të kohës, për të gjetur lidhjen organike, empirike ose dialektike midis këtyre ose atyre elementëve, që përbëjnë atë që Marksi dhe Engelsi do e quanin dikur "gjendje të mjerueshme ekzistencialiste të qenieve njerëzore ose politike."

Nuk shkon gjithmonë me bërjen e politikës dhe diplomacisë shqiptare ose kosovare nga ana e liderëve ose politikanëve-shtet dhe shtetit-parti!

Politika dhe diplomacia bëhen në Akademinë e Shkencave, apo nga qarqet dhe elitat e larta shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera. Dhe jo në "Koha Ditore", "Kosova Press","Express", "Zëri i Ditës", "Kosova Sot", "Lajm exlusive", "Gazeta e Alpeve", "Limit al" e ku të dijë unë.

Bota e sotme shqiptare ose kosovare, nuk ka nevojë për të vërteta absolute, për vetëm për pyetje, përgjigje dhe të vërteta relative. Dhe, aq më pak për "heronj", "kalorës" ose "gardian" të ndryshëm "shtetëror" ose "nacional" të tipit, modelit ose profilit të njohur partizan, revolucionar ose bolshevik, të cilët, menjëherë e vejnë dorën në brez ose revole, apo e shpifin, linçojnë, pamundësojnë, censurojnë, skematizojnë, stigmatizojnë

dhe eliminojnë publikisht ose fizikisht, sapo dëgjojnë dhe mësojnë për emrin dhe mbiemrin e një lideri ose intelektuali të ri njohur kulturor, politik, diplomatik, vizionar, profesional, komplementar, suplementa dhe inteligjent.

Ndërkohë që këto komplekse ose "fenomene" janë të ngujuara (burgosura), bartura dhe identifikuara në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen e fjetur shqiptare ose kosovare. Sidomos atëherë kur vullneti ose interesi për t'i sunduar, qeverisur ose eksplatuar njerëzit dhe popullin që të kanë zgjedhur ose elektoruar, bëhen trend kohe, ose "pavetëdije e lartë" politike, diplomatike etj...Si në rendët ose sistemët e dikurshme borxheze, skllavopronare, feudaliste, absolutiste etj. Rasti i Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj si për shembull, të cilit i thonë edhe prof. dr. i politologjisë ose shkencave politike në Lubjanë etj....Nuk e kam të qartë faktin, se si një akademik ose profesor i shkencave politike, mund të bëhet peng ose viktimë i një posti të ambasadorit???!!!

Pa ia cekur marrët ose zezonat tjera krye diplomates Gërvalla dhe "korit" të saj politik dhe diplomatik nëpër botë! (...)

Ndaj, "njeriu, politikani, çlirimtari, komandanti politik ose ushtarak shqiptar, gjithmonë ngeli një qenie e mjerë politike, ushtarake (luftarake) dhe diplomatike që shqetësohet vazhdimisht, i përplas këmbët në tokë me nervozizëm, i shkulë flokët, vallëzon kur bien daullet, dridhet, ekzaltohet kur bie boria…dhe ka marrëdhënie me të padukshmen dhe të paekzistueshmen." (Preludi i librit të Edgar Morin“Hyrje në një politikë të njeriut”)

E tërë kjo në mungesë besimi, konfidence, diskrecioni, sekreti ose fshehtësie të brendshme ndër shqiptarët.

Se këndejmi, disa shqiptar (shqipfolës) nuk e kanë si të thuash aspak të vështirë që edhe sekretët më të larta familjare, shtetërore, nacionale, politike dhe ushtarake (luftarake) t'i bëjnë publike. I shesin falas ose gratis para të huajve.

Kështu serbët, gjithmonë fitojnë ose janë në avantazh në raport me Kosovën dhe shqiptarët që tregojnë, zbulojnë, spiunojnë, shesin ose falin gjithçka pa fituar asgjë!

Faktorët e mundshëm determinant ose paradigmatikë, në këtë kontekst paradoksal dhe tepër dubioz, reaksionar e anakronik, janë të shumtë dhe të shumëfishtë.

Nga ky "rreth vicioz" ose biocenoza, nuk është i përjashtuar askush.

Çdo njeri normal dhe racional në këtë botë ose mbi këtë tokë, i cili i ka vetëm dy fije ose fara truri (jo fara kungulli ose pocerrke) në kokën e tij, dhe i ka lexuar vetëm dy faqe libri ose gazete gjatë tërë jetës së tij, e dinë fortë mirë "njetin" ose qëllimin final të "delengjinjëve të vegjël" udbist ose jugokomunist, si dhe të nostalgjikëve jugosllavë mbi kthimin e Kosovës dhe shqiptarë para "fakteve" ose akteve të kryera në raport me Serbinë. E sidomos krijimin e menjëhershëm të asociacionit ose "zajednicës (republikës) serbe" në Veriun e Kosovës, e cila pavarësisht statutit (statusit), ingerencave ose kompetencave të saj, paraqet një thembër akili ose mollë sherri në kuptimin e ndonjë lufte ose konflikti të ri serbo-shqiptar për Mitrovicën ose Veriun e Kosovës.

Ndërkaq, se çfarë (çka) fshihet brenda lozhës së masonerisë ose oligarkisë shqiptare ose kosovare, dhe se çfarë planesh kanë ata për Kosovën dhe shqiptarët?, janë vetëm supozime, spekulime dhe hipoteza të ndryshme anarkoteorike, imagjinare, fiktive ose hipotetike, pasi që sekretët e tyre ruhen në mënyrë perfekte. Prandaj, edhe enigma ose problemi më i madh mbetet sekreti ose fshehtësia e tyre misterioze ose enigmatike. Edhe pse të gjithë, në mënyrë kategorike e mohojnë këtë fakt, duke u arsyetuar se të gjitha veprimet e tyre janë të hapura ose publike, dhe se të gjitha publikohen ose bëhen publike së bashku me profitin ose rezultatin final të angazhimit ose kontributit të tyre kolosal ose kolateral në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej.

Ndryshe nga kjo, lidhur me fshehtësitë e njohura masone pos tjerash thuhet se: "masonët besojnë se çdo fshehtësi që “besohet” ose shkruhet me ngjyrë dhe në letër gazete, në etër, apo në pultin e transmetimit radio-televiziv, nuk është më fshehtësi ose sekret i lartë. Ndaj, edhe çelësi i suksesit të tyre, substancën ose esencën e ka në fshehtësi, diskrecion ose misteriozitet të plotë.

Një digresion:

Sipas masonëve, pos figurave ose ngjarjeve të njohura biblike, fshehtësitë e jetës ose “shkëndijat e dritës” i ka ditur vetëm i Urti Moisi, të cilit ia ka zbuluar (shpallur) në Sinaj, Arkitekti i Madh i Gjithësisë, duke ia dorëzuar pllakat me këto fshehtësi... Këto fshehtësi, Moisiu ua zbuloi 70 urtakëve. Librat e Moisiut janë shkruar në gjuhën kabalistike, andaj fshehtësitë e tyre mund të zbulohen, vetëm përmes interpretimeve mistike, të cilat sot, si besohet, i njohin vetëm rabinët dhe masonët. Në Bibël, Libri i dytë i Kronikave, shkruan se si mbreti Salomon kishte vendosur të ndërtojë tempullin e tij, dhe se si kishte kërkuar nga Hirami, mbreti i Tirit, t’i dërgonte arkitektë dhe muratorë. Në mitin e Master Hiramit thuhet se muratorët kanë shtuar shumë rrëfime rreth ndërtimit të tempullit. Rrëfenin për një tjetër Hiramin ( Hiram Abifin), i cili i dinte fshehtësitë e tempullit. Tre banditë e kishin rrëmbyer dhe kërcënuar me vdekje; nëse nuk ua zbulonte parullat dhe sekretet (fshehtësitë) e muratorit... Meqë, Mjeshtri nuk ua zbuloi fshehtësitë ata e vranë. Diku thuhet se Abifin e mbytën dy çirakë, dhe e groposën nën një bagrem, apo nën një akacie. Kur Salomoni (Solomoni) e mori vesh për vdekjen dhe varrosjen (groposjën) e Abifit, kërkoi të dinte se cila ishte fshehtësia e Hiram Abifit, apo mos vallë ishin varrosur së bashku me Hiram Abifin, edhe fshehtësitë ose sekretët e tij. Salomoni dërgoi tre muratorë të gjenin trupin e Hiramit Abif, dhe të zbulonin fshehtësinë, e nëse nuk mund të gjenin ose zbulonin, fshehtësia e tempullit (parullat), do të ishte pikërisht gjymtyra e parë e trupit të Hiramit që do duhej të shihej. Pas gjetjes së trupit të Hiramit, së pari u pa dora e tij, dhe meqë nuk mundën të zbulojnë fshehtësinë, shtrëngimi i dorës dhe shenja të tjera të njohjes të cilat i pranuan muratorët, u pranuan si fshehtësi të reja.

Të ngjashme ose analoge i kanë sekretët ose fshehtësitë e tyre misterioze ose enigmatike edhe oligarkia ose mafia ruse, serbe, shqiptare, italiane etj. Kjo mbase është njëra "sukseset" ose "rezultatet" e tyre më të mëdha.

„Njohuritë“ e veta së bashku me sekretët ose fshehtësitë kryesore, i ruajnë për anëtarët e vet, ndërsa nga literatura e shfrytëzuar shihet qartë se kemi të bëjmë me përzierjen e një klubi me prestigj shoqëror ose 'audiencë të lartë sekrete ose misterioze' me llomotitje ezoterikë, eshatoligjike, paranormale ose parapolitike mbi vetëzhvillimin, dashurinë e përgjithshme mes njerëzve dhe "mbretërisë botërore" gati analoge sipas vëllazërisë komuno-socialiste“, siç thotë Emil Çiq.

Ndaj, pyetja që shtrohet më së shpeshti do ishte: Përse e gjithë ajo fshehtësi, nëse masonët janë një shoqatë e ligjshme dhe me autoritet? Njerëzit nuk i mbulojnë virtytet dhe veprat e mira, por dëshirojnë t’i mbulojnë të metat dhe veprat e këqija, apo....?!”

Iva Zhic, shton se masonët mundohen të na bindin se nuk janë shoqata të fshehta, meqë publikojnë vjetarin me emrat e mjeshtërve të mëdhenj dhe të funksionarëve të lozhave ose audiencave të mëdha, si dhe të mijëra emrave të mjeshtërve të tjerë të lozhave në tërë Anglinë, Uelsin, SHBA-s dhe gjithandej; dhe se kanë publikuar libra ku zbulojnë fshehtësitë e mëhershme të ritualeve të tyre, “besën masone”, etj. Megjithatë nëse ndonjë jomason shtron ndonjë pyetje: Vetëm përgjegjësit (liderët) më të lartë tregojnë mirëkuptim, derisa anëtarët e kategorive më të ulta iu ikin këtyre pyetjeve, qoftë edhe me heshtje.

Papa Klementi, si dhe kundërshtarët tjerë të masonëve, pyesnin dikur: Përse ajo fshehtësi aq e madhe, nëse ata punojnë mirë e jo keq? Ata janë njerëz të shfrenuar, thoshte papa, të pamoralshëm dhe heretikë, meqë “gjithsesi, sikur ata njerëz të mos bënin keq, kurrë nuk do ta urrenin dritën”. Mu për këtë Papa, duke u kërcënuar me shkishërim ua ndaloi katolikëve të bëheshin masonë., thekson Ridli.

Ndaj, se cili është roli dhe misioni i Xhorxh Sorrosit dhe oligarkut ose "Mihail Kodorovskit (Chodorwskyt) të Kosovës" (...) në politikën dhe diplomacinë e Kosovës dhe Shqipërisë, e sidomos në disa gazeta, radio-televizione ose agjenci lajmesh në Kosovë dhe Shqipëri? Hëpërhë askush nuk e di, apo nuk ka guxim të thotë publikisht nga frika e hakmarrjes ose eliminimit fizik, financiar, intelektual, profesional etj....?!

Kështu që miti mbi 'fshehtësinë ose sekretin antishqiptar ose antikombëtar të masonëve dhe oligarkëve të Kosovës dhe Shqipërisë" hëpërhë vazhdon të ruhet në mënyrë përfekte. Në çdo çast, çdo moment, në çdo veprim ose reagim të tyre (qofshin ato edhe kundër interesave me të larta shtetërore, nacionale, politike, strategjike etj.)-ata janë mbi ligjin, shtetin, pushtetin etj....Sepse, janë anëtar të rregullt ose sekret të klubit ose "llozhave të larta" të oligarkisë dhe masonerisë botërore. Plus janë milioner, miliarder ose multimilioner funksional, politik, partiak, parapolitik, asocial ose parazit, të mbrojtur ose imunizuar nga ligji. Nuk guxon me ua luajtur askush as tymin e duhanit!


Lidhur me fenomenet e mësipërme masone ose masonerike, Caspar (Kaspar) Ridli, pos tjerash shkruan:“ Edhe përkundër krijimit të sindikatave të fshehta, në kundërshtim me ligjin, sa i përket religjionit, muratorët plotësisht i nënshtroheshin dhe zbatonin ligjin. Ata nuk kundërshtonin doktrinat dhe autoritetin e Kishës rimokatolike, dhe e pranonin dhe repektonin plotësisht pa kurrfarë kundërshtie. Të dy Gjonat, edhe Gjoni Përgëzues edhe Shën Gjoni, ishin të shenjtë dhe mbrojtës të tyre. Ndërsa festat e Gjonit Pagëzues, 24 qershori dhe ajo e Shën Gjonit, 27 dhjetori, ishin dy festa që muratorët i kremtonin. Muratorët nderonin edhe Barbarën e shenjtë, e cila i mbronte nga rrufeja si edhe katër (4) martirët. Këta ishin edhe katër muratorë që në kohën e Perandorit të Romës, nuk kishin pranuar të mohonin krishterimin, dhe sipas urdhrit të perandorit, ishin varrosur për së gjalli në një arkë prej plumbi dhe ishin hedhur në një lumë. Pas 42 ditëve i kishte shpëtuar një i krishterë dhe i kishte fshehur në shtëpinë e vet."

Sipas Zhicit, masonët për vete, por edhe miqtë e tyre, thonë sa ata janë njerëz që besojnë Zotin, pavarësisht cilit, Zotit të Moisiut, Hyjit të Krishtit apo Allahut të Muhametit; Teorikisht çdo besimtar në Zotin, i krishterë, hebre, mysliman, hindus, ose budist mund të bëhet mason... por, disa prej tyre janë të pa fe dhe pa parti...Antikristianë, antimyslimanë etj...)))

Në një shkrim interesant në mediat e shkruara ose audio-vizuele (elektronike) thuhet se Zoti sipas masonëve, është Arkitekti i Madh i Gjithësisë, Krijuesit (Luciferit) dhe nuk i takon asnjë feje. Mendimi se masonët janë ateistë, (por jo ateistë të marrë), dhe kundërshtarë, veçmas kundër tri religjioneve më të njohura monoteiste: Hebraizmit, Krishterimit dhe Islamizmit, dominon gati te të gjithë kritikët që janë marrë me zhvillimin dhe traditat e masonersë... Masonët pohojnë se i pranojnë të gjitha fetë... Por mësimet e tyre përmbajnë shumë gjëra që të krishterët nuk i pranojnë... Rëndom pohohet se masonët besojnë në një Qenie (Forcë) gjë që fare lehtë mund të njësohet me Zotin…Principi i tyre: “Me rëndësi është të besosh; se si e quajnë krijuesin Zot, Allah apo Natyrë, nuk është e rëndësishme... Edhe pse akuzohen si antikristianë më të mëdhenj, ata theksojnë se Zoti i të krishterëve nuk është i tmerrshëm, hakmarrës, si tek feligjioni mysliman ose religjionet tjera. Ai është i butë, shumë i mëshirshëm, ndaj njerëzve, fëmijëve të vet. Ai i fali edhe vrasësit e të vetmit birë që pati-Jezu Krishtit!

Sipas Popvskit: “Masoni është i obliguar t’u nënshtrohet ligjeve morale, të ketë njohuri për artin dhe kulturën, dhe kurrë të mos jetë një ateist i marrë dhe injorant. Masoni duhet të kuptojë se Zoti “shikon” ndryshe nga njeriu, njeriu sheh vetëm formën e jashtme, ndërsa Zoti depërton në thellësi të zemrës, shpirtit, trurit dhe përmbajtës së njeriut. I cilësdo fe çoftë, masoni nuk guxon të largohet nge Rendi, ai duhet të besojë në Arkitektin e lavdishëm të qiellit dhe të tokës, dhe të nderojë ligjet e shenjta të moralit. Karakteristikë themelore e masonerisë, thuhet është virtyti, morali i lartë. Masonët gjithsesi mund të vërtetojnë se janë organizata të rralla ku fjalët “virtyt dhe moral” merren shumë seriozisht, edhe pse nganjëherë vijnë në kundërshtim me garimin për të holla, pasuri ose kapital. Në kuadër të detyrave morale, mund të veçohen ose sipakatël këto dekrete ose ndalesa: shkelja e kurorës, qëndrimi jashtë shtëpisë pas orës tetë (2O), shkuarja nëpër pijetore dhe shtëpi publike, ndalimi i kurvërisë, bixhozi etj. "Muratori duhet t’i përkulet ligjit të moralit, thuhet në Statutin e Andersonit. Ridëlli thotë se masonët kanë themeluar lozha “ku njerëzit pavarësisht nga religjioni dhe përkatësia, paraqesin kinse moralin hyjnor...Qëndrimi i masonëve ndaj femrave (grave) është një anakronizëm i skajshëm, edhe pse sjelljet e tyre ndaj bashkëshorteve të tyre dhe të punësuarave, janë të kultivuara dhe mjaft dashamirëse.

Ata, jo vetëm që përjashtojnë femrat nga radhët e tyre, por refuzojnë të kenë punë me çfarëdo shoqërie qoftë ku ka femra. Ky fakt shpesh është komentuar negativisht. Në lozha mund të pranoheshin vetëm meshkujt Meqenëse nuk pranonin femra në lozhat e tyre, masonët shumë-herë u akuzuan si urrejtës të femrave, pra si antifeministë ose homoseksual. Nejse!

P. S. Thuhet se shteti dhe populli i Izraelit në fillimet e tyre (nën pushtetin e Ben Gurionit, Menahëm Beginit, Golda Merit etj.) -vuanin edhe për bukë goje dhe kulm (çati) mbi kokë. Shumica e tyre ishin edhe analfabet ose gjysëmanalfabet....Por, ia që Ben Gurioni, Menahëm Begini dhe të tjerë në bashkëpunim me "lozhën e lartë masone" asokohe e gjetën "çelësin e zgjidhjes së problemit" me rastin e pushtimit të Rripit të Gazës, si dhe Rrafshëlartave të Golanit dhe Sinait! Duke i përndjekur arabët ose palestinezët autokton ose etnikë në ato hapësira, dhe kolonizuar ato me irzraelit të ardhur nga emigracioni, apo nga të gjitha vendet ose meridianët e ndryshme të botës. Me vonë u pushtuan ose kolonizuan Cisjordania, Jerusalemi, Betlëmi, Nablusi, Yafa (Jafa) etj. Nejse!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat