Padi kriminelëve - Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, Aleksandër Vulin, Veljko Odaloviq, Zoran Angjelkoviq dhe të tjerëve

Opinione

Padi kriminelëve - Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, Aleksandër Vulin, Veljko Odaloviq, Zoran Angjelkoviq dhe të tjerëve

Nga: Rexhep Torte Më: 10 maj 2023 Në ora: 00:33
Autori Rexhep Torte

Të paditen kriminelët Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, Aleksandër Vulin,Veljko Odaloviq, Zoran Angjelkoviq, bashkëpunëtorë të ngushtë të ish kriminelit Sllobodan Millosheviq dhe tërë kriminelët e tjerë për krimet e kryera në Kosovë.

Fjalët, premtimet dhe deklaratat i merr era dhe harrohen e humben, vetëm padia është ajo që i shetëson, i ndjek dhe i tmerron në çdo moment urdhërdhënësit, vrasësit dhe masakruesit serbë në Kosovë që sot jetojnë të lire në Serbinë gjenocidale, se do të pëgjigjen pë krimet e kryera.

Ata që nd0zën qirinj më 4 maj në shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë në shej nderimi të 8 fëmijëve serbë dhe rojës që u vranë nga një i mitue serb në një shkollë në Serbi ditë më parë, bënë një gjest pezmatues ndaj Kosovës dhe mijëra e mijëra familjeve të viktimave që pësuan nga vrasjet, masakrimet e dhunimet gjatë agresionit gjenocidal të Serbië gjenocidale në Kosovë.

Qirinj ndozën edhe disa figura të larta politike të Kosovës, në mesin e tyre edhe Albulena Haxhiu-Ministre e Drejtësisë në Kosovë.

Pezmi rritet edhe më shumë kur Serbia gjenocidale edhe sot e kësaj dite mohon dhe mashtron se nuk ka kryer krime në Kosovë dhe se me kokëfortësi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Të gjithë ata që morrën pjesë në ndezjen e qirinjve para Teatrit në Prishtinë, lanë të kuptohet se, më shumë e respektojnë Serbinë gjenocidale sesa Kosovën viktimë të agresionit gjenocidal.

Albulena Haxhiu së pari duhet ta kryejë detyrën e saj duke i paditur Serbinë gjenocidale dhe kriminelët serbë, e mos na shet kopalla duke u bërë siç thotë popu;lli “Më katolike se Papa”.

Padia është i vetmi mjet juridik që i vë vulën, i akuzon dhe i demaskon kriminelët për krimet e kryera.

Kryeministrat, presidentët dhe prokurorët e Kosovës derisot mbetën pasive, indiferentë, edhe përkundër fakteve e dëshmive të shumta nuk ngritën padi ndaj Serbisë gjenocidale dhe ndaj kriminelëve serbë.

Kriminelët serbë duhet tw paditen dhe gjykohen edhe në mungesë.

Kosova, po rikujtoj se, me mos paditjen e Serbisë gjenocidale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, me mos paditjen e kriminelëve Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, Aleksandër Vulin Veljko Odaloviq, Zoran Angjelkoviq dhe të kriminelve tjerë që dihen me emër e mbiemër, ka shkelur mbi dinjitetin, e më shumë se 2000 mijë dëshmorëve shqiptarë që dhanë jetën e tyre për lirinë epavarësinë e Kosovës.

Ka shkelur mbi dinjitetin e afër 15 mijë shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm që i vrau dhe i masakroi Serbia gjënocidale, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Ka shkelur mbi dinjitetin e mijëra e mijëra viktimave autoktone e të pafajshme shqiptare që Serbia gjenocidale i vrau dhe i masakroi në Kosovë, e i transportoi e i varrosi në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

Ka shkelur mbi dinjitetin e 20 mijë motrave tona të pafajshme shqiptare që u dhunuan shtazërisht nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë kriminale.

Ka shkelur mbi dinjitetin e më shumë se 1600 shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm qe Serbia gjenocidale i rrëmbeu me forcë nga shtëpitë shqiptare në Kosovë,. fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Kosova me mos paditjen e Serbisë gjenocidale dhe urdhërdhënësve, të vrasësve kriminelë serbë, e ka bërë tradhtinë më të mdhe dhe mëkatin më të madh ndaj viktimave dhe kombit mbarë shqiptar.

Ka bërë mëkatin më të madh njerëzor ndaj dëshmorëve të lirisë dhe të pavarësisë dhe ndaj tërë viktimave të agresionit gjenocidal që Serbia gjenocidale e kreu në Kosovë në vitet 1998/1999.

Botërisht dihet dhe tërë bota e shikoi dhe e ndoqi nëpërmjet mjeteve elektronike dhe të shkruara të informimit se, Serbia gjenocitale në vitet 1998/99 kreu agresion spastrues etnik gjenocidal të shqiptarëve autoktonë në Kosovë, me qëllimn të vrasjeve, masakrave, dhunimeve e dëbimit të më shumë se 2 milionë shqiptarëve autoktonë për ta okupuar Kosovën.

Botërisht dihet dhe tërë bota i shikoi dhe i ndoqi nëpërmjet mjeteve elektronike dhe të shkruara, vrasjet, masakrat, dhunimet dhe eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve autoktonë që i shkatuan ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë.

Botërisht dihet dhe tërë bota e shikoi dhe e ndoqi nëpërmjet mjeteve elektronike dhe të shkruara të informimit se, Serbia gjenocidale e bëri shkrumb e hi Kosovën për ta okupuar.

Vetëm qeveritë, presidencat, parlamentet dhe prokuroritë e derisotme në Kosovë, për fat të keq ende nuk e kanë kuptuar domosdoshmërinë dhe rëndësinë e ngritjes së padisë kundër Serbisë gjenocidale në Gjykatën Ndërkombëtre të drejtësisë dhe ngritjen e padive kundër urdhërdhënësve e kryerësve të krimeve gjenocidasle serbë në Kosovë.

Padia ndaj agresorit dhe kriminelëve ka efekte shumë dimensionale, sidomos në aspektin e demaskimit dhe të denigrimit publik të Serbisë gjenocidale, e cila edhe sot e kësaj dite nuk pranon se ka kryer krime gjenocidale në Kosovë.

Aleksandër Vuçiq po të ishte paditur nga Kosova si kriminel i luftës, nuk do ta kishte këtë ellan dhe komoditet mashtrues dhe kërcënues ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, që po e shpreh çdo ditë, e sidomos gjatë dialogut Kosovë-Serbi, ose nëpërmjet deklaratave neveritëse pas përfundimit të çdo dialogu.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, po e ritheksoj se, e kanë për detyre kombëtare e njerëzore, që sa më parë ta padisin Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjënocidin e kryer në Kosovë.

T’i padisin edhe kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, Aleksandër Vulin, Veljko Odaloviq, Zoran Angjelkoviq dhe tërë kriminelët e tjerë, bashkëpunëtorë të ngushtë të ish kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Është e pafalshme, anti kombëtare, anti njerëzore dhe mekat i madh, që institucionet përkatëse në Kosovë qeveritë e derisotme në Kosovë kanë neglizhuar të ngrenë padi kundër Serbisë gjenocidale dhe kriminelëve serbë.

Mosngritja e këtyre padive ndaj Serbisë gjenocidale, tregon pa mëdyshje se Kosova është e paaftë t’i del zot vetes së saj, dhe se Kosova është e paaftë t’i del zot dhe ta mbrojë dinjitetin dhe nderin e dëshmorëve të Kosovës që e dhanë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Se Kosova është e paaftë t’i del zot dhe ta mbrojë dinjitëtin dhe nderin e mijëra e mijëra viktimave të pafajhme shqiptare, që ishin pre e krimeve serbe në Kosovë.

Se Kosova është e paaftë t’i del zot dhe ta mbrojë dinjitetin dhe nderin e mijëra e mijëra motrave tona shqiptare, që ishin pre e dhunimeve dhtazarake e makabëre të ushtarëve, paramilirtarëve dhe policëve serbë.

Se Kosova është e paaftë t’u del zot dhe ta mbrojë dinjitëtin dhe nderin e 1643 shqiptarëve që Serbia kriminale i rrëmbeu nga shgtëpitë shqiptare në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Se Kosova është e paaftë t’u del zot dhe ta mbrojë dinjitetin dhe nderin e mijëra e mijëra shqiptarëve nga Kosova që Serbia gjenocidale i vrau dhe i masakroi në Kosovë dhe transportoi e i varroi në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

Është e pafalshme dhe turp i madh për Kosovën dhe për mbarë shqiptarët të lejohet që Serbia gjenocidale ta mashtrojë botën me rrena, duke mos i pranuar krimet e kryera në Kosovë.

Përkundër 400 msakrave, duke e mohuar edhe msakrën e Reçakut, të cilën në vend të ngjarjes e konfirmoi Wilijam Walker- asokohe ambasadori i OSBE-së.

Është e pafalshme dhe turp i madh për Kosovën që duke i patur mijëra e mijëra fakte të krimeve serbe në Kosovë, gjer më sot nuk e ka ngritur një muze për krimet serbe në Kosovë, apo që institucioni përkatës ende nuk e ka bërë digjitakizimin e krimeve serbe në Kosovë.

Me këtë rast, po e ritheksoj për të satën herë se, është e pafalshme dhe turp për Kosovën dhe për mbarë shqiptarët, që ende nuk e kanë themeluar një grup pune për të hartuar projektin për botimin e librit me titull “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve”, si përgjigje librit serb gënjeshtar me titull “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shkullin e 20-të”, që Serbia gjenocidale e botoi në vitin 2020 ne gjuhn angleze dhe e shpërndau nëpër botë, libër përplot më rrena dhe falsifikime të histories.

Kosova duke e paditur Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë, duke i paditur kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, dhe tërë kriminelët e tjerë serbë që njihen, si edhe duke e botuar librin “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve”, do t’ua lehtësojë shpirtin familjarëve dhe miqve të viktimave të gjenocidit serb, do t’ua lehtësojë shpirtrat dëshmorëve të lirisë dhe vitimave të pafajshme shqiptare të gjenocidit serb në Kosovë.

Ky është amanëti i dëmorëve të lirisë dhe kjo është detyra jonë që mund ta kryejmë vetë, dhe për të clën nuk duhet ta pyesim askend, veç zëmrës dhe ndjenjave tona kombëtare shqiptare.

Dialogu me Serbinë gjenocidale ka dëshmuiar se Kosova do të ketë edhe shumë punë me Serbinë gjenocidale, ndaj padia ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjënocidin e kryer në Kosovë, padia ndaj Aleksandër Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit dhe kriminelëve tjerë serbë, krijimi i një muzeu të luftës në Kosovë, digjitalizimi i krimeve serbe në Kosovë dhe botimi i librit ‘Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve”, janë arma jonë më e fuqishme për ta mbrojtur të drejtën tone nga hileqarët, janë nga më të domosodoshmet dhe nga më urgjentet që ne duhet t’i kryejmë sa më shpejt sepse jemi tepër të vonuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat