Një zbazëti që po paraqet pabesi dhe po nxjerr kry në këtë shoqëri

Opinione

Një zbazëti që po paraqet pabesi dhe po nxjerr kry në këtë shoqëri

Nga: Dedë Preqi Më: 10 maj 2023 Në ora: 10:56
Dedë Preqi

Edhe në këtë kohë, nëse nuk jemi në gjendje ta kuptojmë realitetin tonë të jetës shoqërore në këtë vend, atëherë njeriu i këtij vendi besimin e vet në përparim e karikaturon me imazhin e djallit, dhe çka tjetër i mbetët, nëse aty ku duhet të diskutohet seriozisht për mirëqenjen dhe ekzistencën njerëzore të këtij shteti, kur fjalëve dhe veprave u mungon serioziteti, në një mënyrë i japim zë ndjenjës, jo vetëm të mospajtimit dhe kontradiktave, por i japim zë ligësisë dhe nivelit të ulët të kapacitetit tonë, që akoma nuk jemi në gjendje me udhëheqë me vetëvetën, apo me shtetin tonë.

Pse thëmi se jeta në demokraci është e lirë, por e ndieshme dhe shumë e ndërlikueme, e cila i ka rregullat e veta dhe i krijon mundësitë që në politikë të hyjnë njerëzit e politikës dhe jo retorikës e folklorizmave, të cilët po sa e shijuan pushtetin edhe e kidnapuan me gjitha format keqpërdoruese, duke e kthyer pushtetin në favor të vetin.

Kuptohet se në ç’gjendje ishte populli i Kosovës, si një viktimë e demagogjisë politike e skllavërisë dhe shtypjes serbe, mirëpo, ky popull i kaloj të gjitha kalvarët e vështira e historike dhe sot në kushte të reja dhe demokratike, është mëkat të mos e kuptojë jetën e vet demokratike dhe të ketë një program të artikuluar për ndërtimin e shtetit të vet demokratik dhe në sherbim të një shoqërie fuksionale, e cila zotërohet jo nga madhështia e pushtetit, por nga veprat që burojnë dhe i afrohen.

Mirëpo, edhe pushteti përfaqëson mundësinë e diçkaje pozitive, por edhe rrezikun e diçkaje të keqe, apo rrënuese, që sikur për njërën edhe për tjetren duhet të reagoi brezi i ri, rinia e sotme, studentët, juristat, magjistrat, doktorët, akademikët, të dëgjohet dhe të ngritët zëri i tyre, për ndryshime dhe parime demokratike, dhe në favor të mirëqenjës së këtij populli, dhe shqiptarët si shumicë e bartin përgjegjësinë kryesore edhe ndaj pakicave në shtetin e tyre.

Edhe shoqëria e jonë demokratike sikur edhe shoqëritë tjera të zhvilluara mund të dallohet me tiparet e një shoqërie civilizuese dhe të arritshme, duke e kuptuar përgjegjësinë që e ndjenë sikur njeriu për njeriun, ashtu edhe shoqëria për shoqërinë, apo populli për popullin, dhe në vazhdën e këtyre përpjekjeve të mos lëndohet jo vetëm demokracia, por edhe as shërbëtori i saj, si ndër faktorët më të rëndësishëm të kësaj shoqërie.

Populli shqiptarë si një popull i lashtë dhe me një histori të bujshme, i cili në rrethana historike është cunguar gjeografisht dhe lënduar gjatë transformimit të vet nga fuqitë e mëdha evropiane e botërore, por sot, kjo shoqëri ka mundësi të ndryshoj shumë nga rrethanat e kaluara, dhe në bazë të institucionalizmit të demokracisë mundet ti zhgjidh dhe ti korigjojë vetë disa gabime dhe problemet e veta që e preukupojnë sot në zhvillimin e proceseve demokratike dhe në ecuritë e shtetit demokratik përmes njerëzve të duhur dhe të politikës së mirëfilltë, që kanë një program të çartë për zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit të vet.

Prandaj, Kosova, në këto rrethana të sotme po kalon përmes situatave dhe sfidave të farkueshme me shtetin e Serbisë, të cilat nuk janë të pritura nga ky popull i pa rehatuar, por edhe luftënxitës, që bashkësia ndërkombëtare, në veçanti BE-ja, ka mundësi ti korigjojë edhe pse shpeshherë bëhët e durueshme, por edhe e dëgjueshme, duke duruar gjithfarë sharlatani politik, sikur me përgëdheljen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilit mund të ia sheh sherrin edhe tërë rajoni…

Të ndalemi brenda problemeve të brendshme të vendit tonë në të cilat gjendemi sot, kur të njëjtët njerëz ishin deri dje për 20 vite në politikë dhe pushtet dhe nuk bënë asgjë në të mirën e vendit dhe popullit të vet, dhe të njëjtët që kokorisin sot në opozitë dalin para publikut të vet dhe thonë, se kjo qeveri në krye me Kurtin, është qeveria më dobët dhe më e dështuar deri më tani, kinse ka ardhë momenti i ri me e ndertue dhe zhvillue shoqërinë tonë demokratike, ndërsa deri dje, ishin po këta njerëz në pushtet, të cilët Kosovën, e zhveshën para botës dhe deshën t’ia hajnë edhe eshtrat pa mëshirë, që ishin vetë udhëheqës dhe menagjues të këtij vendi, gjegjësisht ishte kjo opozitë e sotme, në krye me Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Ramush Haradinaj.

Kosova dhe shteti i këtij vendi nuk janë të Albin Kurtit dhe të kësaj qeverie, sepse nesër në krye të kësaj qeverie vjen tjetri e tjetri, por duhet ta kemi të gjithë ndjesinë tonë të sinqertë për këtë vend dhe për këtë popull të shumëvuajtur, i cili i hap sytë dhe pret prej udhëheqësve të këtij vendi, që me politikat dhe përkushtimin e tyre organizativ dhe konstruktiv, të mos i përsëritet historia e hidhur me Serbinë, duke iu referuar dhe marrëveshjeve të fundit, të cilat janë shumë të tensionuara.

Por, ky përkushtim dhe organizim mungon totalisht nga opozita e sotme, e cila po paraqitet shumë pasive dhe vetëm për të ardhë edhe njëherë në pushtet është në gjendje të bëjë ç’mos, duke e ndjerë vetën si një opozitë e huaja dhe e pa përgjegjshme, që shpeshherë duket më shumë si ndonjë « barikadë » në rrugë se në favor ndaj zhvillimeve të proceseve apo marrëveshjeve, që kanë të bëjnë me Serbinë, në veçanti me çështjen e ndërlikueme dhe të rrezikshme me formimin e Asociacionit të komunave serbe në veri të vendit, të cilën marrëveshje e ka nënshkruar vetë kjo opozitë.

Sot jetojmë në kohën moderne të zhvillimeve të demokracisë, në të cilën ndërrohen marrëdhëniet në shoqëri dhe politikë, dhe në të cilën, një formë e organizimit politik zavendësohet nga tjetra, që do të ishte më e mirë, apo dhe më e përshtatshme për formën dhe zhvillimin e demikracisë, prandaj, nuk do ti bënte mirë kësaj demokracie, nëse si shoqëri demokratike nuk tregojmë veprime pjekurie dhe sjellje të civilizuara të demokracisë, të cilat e tregojnë bindshëm barometrin e shoqërisë tonë demokratike në këtë vend.

Dhe shoqëria e jonë demokratike, për ta treguar rrolin e vet të një shoqërie moderne, pro- evropiane dhe pro-amerikane dhe për të mbrojtur konceptet e veta politike që kanë për synim udhëheqjen e drejtë të shtetit të vet, në frymën e parimeve dhe integrimeve me vendet e zhvilluara, mund të fitojmë një ambient të përshtatshëm dhe të rehatshëm, ku rreth e rrotull vetës do të kemi edhe krijimin e një klime të volitshme edhe për miqtë tanë, të cilët në një mënyrë po i afrojmë, apo i largojmë në këto kushte dhe rrethana në të cilat gjindemi sot.

Është koha më e volitshme që të tregojmë argumentin tonë më të fuqishëm, jo ti kundërvëhëmi apo të presim prej një grupi shoqëror dhe politik, siq është sot në pushtet Lëvizja Vetëvendosje dhe lista Guxo, sepse edhe këta nuk janë « engjuj » edhe në këtë mes ka « dreqër » por të jemi të bindur nga përvoja e hidhur dhe ta njohim më mirë njëri-tjetrin, të dallojmë keqbërësit dhe korruptorët e këtij populli dhe shteti, të dallojmë politikanin, por edhe matrapazin politik të këtij vendi, dhe të njohim e vlerësojmë njerëzit që luftuan e sakrifikuan jetën e tyre për këtë popull dhe për këtë vend.

Prandaj, të gjithë duhet të japim kontributet e mundshme të ndryshimeve e veqenarisht në përspektivat për një mirëqenje më të mirë dhe të ardhme evropiane, të lirë e të bashkuar, dhe sa të fortë, që ta lirojnë individin, apo shoqërinë nga barra e rëndë dhe e jetës së neveritshme. Kështu që,

do të ishte mëkat i rëndë për një popull dhe shoqëri njerëzore, që në ballë të sajë, të vëhën dhe të udhëheqin njerëzit e korruptuar e të inkriminuar, kur në mesin e kësaj shoqërie ka njerëz të sinqertë e të pastër, njerëz të dijës dhe politikës, njerëz të shkencës dhe kulturës, të cilët do të sjellin formulën më të përsosur dhe më të suksesëshme , që do të jepte një shembull dhe model jo vetëm për shqiptarët por edhe për grupet tjera etnike të rajonit dhe Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat