Hasan Prishtina, histori e kombit: “Kush po e shkel veprën e tij”?

Opinione

Hasan Prishtina, histori e kombit: “Kush po e shkel veprën e tij”?

Nga: Ismail Muçiqi Më: 11 maj 2023 Në ora: 14:15
Ismail Muçiqi

Po jetojmë në kohën e epokës së maskarenjve. Mjeranët pseudo intelektual me tituj të dyshimtë arsimorë, e akademikë janë ngritë në këmbë për t'ia ndërruar emrin Universitetit Publik të Prishtinës, i cili e mban emrin e heroit të pakontestueshëm Hasan Prishtina. Kjo tregon se shoqëria kosovare ka probleme dhe krizë te identitetit kombëtar gjatë historisë.

Tendencat me qëllime të caktuara për t'ia ndryshuar emrin Universitetit Publik të Prishtinës, na vëjnë në dyshim se njerëzit të cilët janë në krye të këtij Universiteti ose nuk e njohin historinë, dhe veprimtarinë patriotike të Hasan Prishtinës apo kanë agjenda të caktuara për ta degraduar emrin e këtij heroi kombëtar. 

Hasan Prishtina ishte ai burrë intelektual, veprimtar, diplomat, patriot dhe atdhetar, i cili mbetet i pakontestueshëm në ballë të oxhakut të lëvizjes kombëtare për bashkimin e trojeve shqiptare. Ky njeri nuk kurseu asgjë nga veprimtaria e tij: E shkriu gjithë mundin, dijen dhe kapitalin (pasurinë) për ti çuar përpara proceset e faktorizimit të kombit shqiptar karshi faktorit diplomatik ndërkombëtar dhe fuqive botërore.

Është e mjerë ideja apo motivi për të arsyetuar propozimin për ndryshimin e emrit te Universitetit Publik të Prishtinës se kinse ky Universitet më parë ishte i njohur ndërkombëtarisht me emrin Universiteti i Prishtinës, e tani emri i “Hasan Prishtinës po shkakton vështirësi për lidhjet e mëhershme që kishte ky Universitet me qendrat tjera Universitare?!...”

Shtrohet pyetja: Famën dhe afirmimin e Universitetit duhet ta dëshmojnë strukturat arsimore, kreative shkencore (profesorët me tituj shkencorë), përmes punës dhe dijës shkencore, përmes punës inovative përmes të cilës matet dhe vlerësohet niveli i cilësisë të një institucioni universitarë. Gjithnjë e më shumë po dëshmohet se sistemi i mirëfillt i arsimit dhe edukimit në Kosovë ka qenë i politizuar skajshmërish nga politika dhe grupet e interesit. Të gjitha këto dukuri dhe probleme kanë ndikuar drejtpërdrejtë në ramjen e cilësisë dhe imazhin e këtij universiteti I cili dikur ishte konkurrent me të gjitha Universitetet e rajoneve dhe më gjerë.

Sot Universitetet e Arsimit dhe Shkencës gjithandej vendeve të Botës përmes punës studiues shkencore dhe kreative janë bërë faktorë dominantë në zhvillimin e gjithmbarshëm shoqërorë ekonomikë të vendeve në të cilat funksionojnë. Mjerisht në Universitetin Publik Hasan Prishtina sot flitet dhe përfolët për plagjiaturat të profesorëve të cilët kanë marrë tituj të ndryshëm pa meritë e të cilët “kinse” e arsimojnë apo edukojnë “gjeneratën e re”. Kjo është për çdo kritikë dhe e dhimbshme për kohën.

Portreti i Hasan Prishtinës meriton të mbahet në shtëpitë e familjeve, kudo ku jetojnë Shqiptarët. Njerëzit e padijshëm apo pseudo intelektualëve gjysmak po shkaktojnë probleme dhe dëme nëpër institucionet e shenjta të Arsimit dhe Edukimit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat