Letër publike për Samantha Power - Drejtoreshë e USAID-it

Opinione

Letër publike për Samantha Power - Drejtoreshë e USAID-it

Nga: Rexhep Torte Më: 13 maj 2023 Në ora: 12:47
Rexhep Torte

SHBA-të dhe BE-ja nëpërmjet Asociacionit serb, synojnë pakicës serbe në Kosovë t’i japin më shumë të drejta, për ta joshur që të shkëputet nga Rusia, gjë që nuk do të arrijnë kurrë, sepse Serbia e kupton vetëm gjuhën e sanksioneve dhe ndërprerjen e ndihmave financiare.

Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq janë kopje e Rusisë gjenocidale dhe e kriminelit Vladimir Putin.

Kosova e ka Kushtetutën e saj më demokratike në Evropë, me të cilën pakicave u garantohen të drejtat dhe liritë e tyre.

Qëllimi i Juaj është demokratik, por një qëndrim i tillë ndaj Serbisë gjenocidale ku nuk ka asnjë gram demokeaci apo reformim, për mua si gazetar investifigativ me një përvojë më shumë se gjysëm shekulli në gazetari, një gje e tillë më duket e pakuptueshme.

Kriminelët Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin, ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të ish kriminelit Sllobon Millosheviq dhe po e vazhdojnë politikën e tij ndaj Kosovës. Këta kriminelë e kanë vendin prapa grilave në Gjykatën Speciale për Krimet e Luftës në Hagë. Me këta kriminelë kurrë nuk mund të arrihet paqa dhe siguria dhe në Ballkan.

E nderuara Samantha Power, fillimisht ju lutem që si femër, si motër, si nënë dhe si krijesë njerëzore, vëndoseni dorën në zemër dhe mendoni, çfarë qëndrimi do të kishit ndaj Serbisë gjenocidale, po qe se Serbia do t’i kishte kryer tërë ato krime ndaj familjes t’uaj, ndaj farefisit t’uaj, ndaj kombit T’uaj dhe ndaj shtetit T’uaj?

Këtë pyetje drejtojani edhe të nderuarit ekselencës së tij presidentit Joe Biden, si dhe Antony Blinkenit, Derek Cholletit dhe Gabriel Escobarit, të cilët po e favorizojnë Serbinë gjenoicidale, ndësa po e sakrifikojnë dhe rrezikojnë Kosovën viktimë, me presionet që po ia bëjnë Kosovës që ta themelojë Asociacionin serb, i cili nëse krijohet sipas synimeve serbe me kompetenca ekzekutive do twë jetë shkatërrues për shtetin e Kosovës.

SHBA dhe BE nuk kanë të drejtë morale, njerëzore e demokratike ta aministojnë Serbinë gjenocidale për krimet masakrat e kryera në Kosovë dhe për reparacionet e dëmeve të luftës që Serbia duhet t’ia paguajë Kosovës.

SHBA dhe BE e mashtrojnë veten me premtimet se për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të investojnë financiarisht në të mire të dy vendeve dhe të rajonit.

Shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë që dinjiteti i viktimave të pafajshme shqiptare të shkaktuara nga Serbia gjenocidale të shkelet me para e investime.

Kosova, viktimë e agresionit gjenocidal të Serbisë gjenociale të kryer në vitet 1998/99, kërkon vetëm të drejtën e saj, dhe asgjë më shumë.

Kosova nuk e sulmoi Beogradin, por Serbia gjenocidale e sulmoi Kosovën për ta okupuar me spastrim etnik ndaj shqiptarëve autoktonë.

E nderuara Samantha Power, i lexova me vëmendje deklaratat tuaja të dhënë para mediave në Beograd më 9 e 10 dhe në Prishtinë 11 e 12 maj 2023, botuar në WEB faqen e “Bot Sot”, në mediumin më të fuqishëm e të pavarur mbarë kombërtar shqiptar me seli në Prishtinë dhe në Zvicër, të titulluar “Shefja e USAID-it e zbulon porosinë e Presidentit Biden për Kosovën dhe Serbinë” dhe me titullin “Dialogu Kosovë-Serbi duhe të përfundojë me njohje reciproke”. “Ka urgjencë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe” dhe “Vendimet e mëdha kërkojnë guxim”.

Ju mes tjerash deklaruat se “Presidenti Joe Biden e mbështet fuqishëm normalizimin e marrëdhënieve Kosoë-Serbi. Për SHBA-të tërë rajoni përbën një rëndësi të madhe. Ky rajon dhe ky vend dhe dialogu me Kosovën janë skajshmërisht të rëndësishme për Presidentin Biden, që ka një histori të gjatë në këtë rajon. Aspektet ekonomike në Ballkan janë premtuese, për të cilën gjë USAID është krenar. Normalizimi i raporteve kërkom guxim politik, por do të sillte edhe përfitime ekonomike. SHBA dhe Serbia mund të promovojnë demokracinë, duke u pëpjekur për të forcuar integrimin rajonal dhe partneritetet rajonale. Duhet të ketë progres në krijimin e Asociacionit të komunve me shumicë serbe, sepse kjo është një urgjencë, sepse këtë e konsiderojnë zyrtarët në Sebi shumë të rëndësishme”.

Wilijam Walker-ish diplomati i OSBE-së, i cili gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë, në vitin 1999 e pa me sytë e tij dhe i konfirmoi në vend masakrën e Reçakut dhe masakrat e tjera në Kosovë, muajin që shkoi në Ambasadën e Kosovës në Vashington, në takimin e organizuar për nder të Glauk Konjufcës -Kryeparlamentar i Kosovës, mbajti një fjalim të shkurtër, ku mes tjerash deklaroi se, “ Unë jam bindur si sot si para disa muajsh, që duke shikuar të gjitha kriteret që kërkohen që demokracia të jetë demokraci, tani Kosova është shteti më demokratik në Evropë, nëse jo në botë. Keni arritur të funksionalizoni sistemin e drejtësisë, Parlamentin, të bëni ndryshime nga një parti në tjetër pa probleme”, tha Wilijam Walker.

Ambasadori Wilijam Walker insistimin e SHBA-ve dhe të BE-së që në Kosovë të themelohet Asociacioni srb, e quan të pakuptimtë, me argumentin se Kushtetuta e Kosovës pakicës serbe ia garanton maksimalisht liritë dhe të drejtat.

Prof. Daniel Server-profesor në Universitetin Jons Hopkins dhe Prof. Paul Wilijams-ligjerues në Universitetin Amerikan, që të dy njohës të shkëlqyer të situatës në Kosovë dhe në Ballkan, me argumente e kundërshtojnë themelimin e këtij Asociacioni serb në Kosovë.

Prof. Daniel Server dhe Prof. Paul Wilijams thonë se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi pa njohje të ndërsjellë paraprake.

Robert Menendez- Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, më 17 shkurt 2023, deklaroi se, “Asociacioni serb është jokushtetues dhe se fillimisht duhet njohja reciproke Kosovë-Serbi. Vetëm nëpërmjet njohjes reciproke Kosovë-Serbi, deklaroi Robert Menendez. Ambasadori Wilijam Walker insistimin e SHBA-ve dhe të BE-së që në Kosovë të themelohet Asociacioni srb, e quan të pakuptimtë, me argumentin se Kushtetuta e Kosovës pakicës serbe ia garanton maksimalisht liritë dhe të drejtat.

Prof. DanielServer, profesor në Universitetin Jons Hopkins dhe Prof. Paul Wilijams-ligjerues në Universitetin Amerikan, që të dy njohës të shkëlqyer të situatës në Kosovë dhe në Ballkan, me argumente e kundërshtojnë themelimin e këtij Asociacioni serb në Kosovë.

Prof. Daniel Server dhe Prof. Paul Wilijams thonë se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi pa njohje të ndërsjellë paraprake.

Robert Menendez- Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, më 17 shkurt 2023, deklaroi se, “Asociacioni serb është jokushtetues dhe se fillimisht duhet njohja reciproke Kosovë-Serbi. Vetëm nëpërmjet njohjes reciproke Kosovë-Serbi, deklaroi Robert Menendez.

Ndaj Serbisë gjenocidale nevojiten sanksione rigoroze e jo përkëdhelje dhe infuzione financiare

E nderuara Samantha Power, fajtorë kryesorë të dialogut Kosovë-Serbi në 11 vitet e kaluara janë qendrimet pro serbe të Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, nga BE-ja dhe John Bolton, Mathew Palmer, Richard Grenel dhe Gabriel Escobar nga SHBA-të.

Me Joseph Borell, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, dialogu Kosovë-Serbi kurrë nuk do të ketë rezultat pozitiv për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

Besoj se jeni e vetëdijshme se Serbia gjenocidale me kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq nuk do të shkëputet kurrë nga Rusia gjenocidale.

SHBA dhe BE paaftësinë dhe mosvendosmërinë e tyre për t’i vënë sanksione rigoroze Serbisë gjenocidale, gjë që do të ishte veprimi më drejtë dhe frytdhënës për ta shkëputur nga Rusia gjenocidale, ata synojnë Kosovën ta përdorin si kurban për ta joshur Serbinë drejt Perëndimit, kjo është rrugë e gabuar.

Aleksandër Vuçiq e ka gjetur pikën e dobët të të SHBA-ve dhe BE-së dhe është duke i shfrytëzuar ndimat financiare nga SHBA-të dhe BE-ja, ndërsa po sillet me arrogancë mospëfillëse dhe nuk i vendos sanksione Rusisë gjenocidale, nuk i shkëput marrëdhëniet me Rusinë gjenocidale, por përkundrazi po i forcon edhe më shumë.

Beogradi po manipulon me pakicën serbe në Kosovë për qellime hegjemoniste

E nderuara Samantha Powr, pakica serbe në Kosovë mbi bazën e Kushtetutës demokratike të Kosovës i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Pakica serbe në Veri të Kosovë është e manipuluar nga Serbia gjenocidale për qëllime hegjemoniste. Pakica serbe në Veri të Kosovës tashmë 20 vite nuk po e paguan energjinë elektrike dhe ujin që e konsumon, për çka nga Buxheti i Kosovës çdo vit ndahen miliona euro pë t’i paguar borxhet e tyre, ky është shembulli i vetëm këtillë në botë.

Pakica serbe në Kosovë në asnjë mënyrë nuk është e rrezikuar nga shqiptarët.

Kosova viktimë e krimeve trrishtuese nuk mund të bëjë kompromis me Serbinë gjenocidale

E nderuara Samantha Power, Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq para disa vitesh lansuan tezën hegjemoniste, duke thënë se, “Kosova nuk mundet të merr gjithçka e Serbia asgjë, dhe se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë mbi bazën e arritjes së një kompromisi”.

Çfarë kompromisi po lyp Serbia gjenocidle, e cila në agresionin në vitet 1998/99 në Kosovë vrau dhe masakroi afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, në mesin e tyre duke vrarë nëna shtazëna dhe fëmijët e tyre para syve të prindërve ?!

Serbia gjenocidle dhunoi në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra shqiptare autoktone e të pafajshme. Rrembeu 1643 shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

E bëri shkrumb e hi Kosovën dhe i detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë të marrin rrugën e eksodit.

Çfarë kompromisi po lyp Serbia gjenocidale kur mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë, i transportoi dhe i varrosi në varreza masive në Serbi dhe i dogji në mënyrën më mizore në hekuranat e Serbisë, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera?!

Krimineli Aleksandër Vuçiq, bashkëpunëtori i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq dhe ministër i Millosheviqit, asokohe publikisht deklaronte që për një ushtar serb të vrarë të vriten 100 civilë të pafajshëm.

Krimineli Aleksandër Vuçiq e din dhe nuk po e tregon vendndodhjern e varrezave masive në Serbi ku janë varrtosur shqiptarët e vrarë e të masakruar në Kosovë.

E nderuara Samantha Power, po Jua rikujtoj se serbët janë mbeturinë e hordhive të egra të ardhur nga Karpatet në Ballkan në shekullin e 6-të. Serbët nuk kanë identitet. Identiteti i tyre janë egërsia, luftërat, vrasjet dhe masakrat, ndaj shqiptarëve autoktonë që kanë jetuar gjer përtej Nishi.

Serbia kriminale me shekuj ka kryer gjenocide ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm për t’i zgjeruar kufijtë e saj në trojet shqiptare.

Këtë e dëshmon më së miri edhe Leo Freudlich, shkrimtari hebre austriak në librin e tij “Golgota Shqiptare” të viteve 1912/13.

Fakte tronditëse të gjenocidit serb: Femrat shqiptare përdhunoheshin, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Gjenocidi serb i viteve 1912/13

Leo Freundlich, është hebreu austriak qe botoi librin Golgota Shqiptare, libër qe protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, e njejta ushtri vrau mbi gjysem milion shqiptare.

Libri i tij “Akuza që ulërijnë” eshte dëshmia e parë për shfarrosjen kolektive të një populli evropian para atij Hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912.

Shkrimtari hebre Leo Freundlich me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre.

Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve.

Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. Kështu i përshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich në librin: Albanienes Golgotha, Wien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenë 1913”) të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloj lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913. Më 12 nëntor të 1912-ës, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm.

“…këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja rrëzoheshin për tokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur përplot kufoma të tyre të pavarrosur rrugëve. Edhe fushat, ishin mbulur me kufoma të trupave të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra po edhe fëmijë.”

(Po aty) “Një vajzë shqiptare 15 vjeçare” – shkruan Dr. Leonte – “ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshmtë se ka hudhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca -grimca”!

E nderuara Samantha Power, për ta kuptuar se gjenocidet e Serbisë kriminale ndaj shqiptarëve autoktonë ndër shekuj e kanë patur të njetën egërsi, po Jua pezentoj edhe disa copëza të vogla nga rrëfimet autentike të përshkruara në librin me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” (1998/99) i autores kosovare Luljeta Selimi:

“Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fgjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”

E nderuara Samantha Power, lexojeni me vemëndje edhe këtë dëshmi trishtuese argumentuese për krimet e Serbisë në Kosovë.

Sheradin Berisha, në WEB faqen e “Bota Sot”, të mediumit mbarë kombëtar shqiptar me seli në Zvicër dhe Kosovë, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “ Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9 fotografi, shkruan se: “Pas përfundimit të luftës në qershor 1999 gjurmët e krimit serb u gjetën kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqipatët e shpërngulur kur janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur qindra dokumente edhe fotografi ku shihen kriminelët serbë , duke buzëqeshur me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve. Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosovë kanë gjetur dhjetëra varreza masive dhe objekte publike e private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të krimit në Prishtinë të zbular nga KFOR-i anglez. Njësitë parashutiste të KFOR-it anglez gjatë kontrollit të objteve publike e private , në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura e pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.

Në këto dhoma torturimi janë gjetur shpata të gjata, thika e maska të zeza, e sende tjera metali, shufra e boksa metali, shkopinj të thyer bejsboli, drogë e shiringa, litarë të përgjakur për ngulfatje, krevatë ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motorsharrë me shenja gjaku, që tregon se aty janë prerë koka dhë gjymtyrë të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumolator që është përdorur për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shunë uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), që dëshmojnë qartë krimin montruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit. Pas zbulimit këtë qendër të krimit për herë të parë e ka vizituar ekipi i prokurorëve dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës ?! Pas 21 vitesh nga përfundimi i luftës, askush nga kryerësit e këtij krimi të pashembullt në historinë njerëzore nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë ?!

As policia, as prokuroria , as gjyqtarët e UNMIK-ut (1999- 2008).

As ato të EULEX-it 2008, shkruan mes tjerash në shkrimin e tij Sheradin Berisha.

E nderuara Samantha Power, në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara, të filmuara dhe të fotografuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat