Senatori Bob Menendez shuplakë DASH-it dhe Brukselit

Opinione

Senatori Bob Menendez shuplakë DASH-it dhe Brukselit

Nga: Rexhep Torte Më: 21 maj 2023 Në ora: 17:40
Autori Rexhep Torte

Me argumente konkrete Senatori Bob Mennedez i demaskoi Derek Cholletin dhe Gabriel Escobarin nga Departamenti Amerikan i Shtetit , duke ua thënë troç nësy , dëshmitë se SHBA dhe BE po i bëjnë presion të madh Kosovës pro SHBA dhe pro BE, për ta themeluar Asociacionin serb, ndërsa Serbisë agresore gjenocidale hegjemoniste dhe pro Rusisë, nuk po i bëjnë asfarë peresioni?!

Krimineli Aleksandër Vuçiq, me aktrimet e tij prej majmuni, qoftë si kukuvajkë, qoftë si laraskë, i bëri pro serbë Derek Cholletin dhe Gabriel Escobarin nga SHBA-të dhe Joseph Borellin dhe Miroslav Lajçakun nga BE-ja.

Këta diplomatë pro serbë të SHBA-ve e dhe të BE-së, nga paaftësia dhe mos dëshira e tyre për ta zgjidhur drejt problemin Kosovë-Serbi, dhe për rrugën e tyre të gabuar, do të bëhen edhe pjesë e librit të Ginisit si dplomatë të dështuar.

Në dialogun Kosovë-Serbi tashmë 11 vite po përsëritet historia dhe tradhtia ndaj Kosovës, duke filluar nga Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, ohanrs Hahn, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak nga BE-ja, dhe John Bolton, Richard Grenell, Mathew Palmer, Antony Blinken, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar nga SHBA-të.

Po të bënim një provë në një klasë të parë fillore në cilindo cep të botës, dhe po t’ua spjegonim gjenocidin e Serbisë hegjemoniste në Kosovë dhe tmerret që I pësuan shqiptarët autoktonë nga ky gjenocid, po t’ua spjegonim edhe qasjen e SHBA-ve dhe të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, ku vetëm Kosovës po i bëhet presion i madh për ta themeluar Asociacionin serb, edhe pse pakicës serbë në Kosovë me Kushtetutën demokratike të Kosovës, i garantohen të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakice tjetër në botë, ndërsa Serbisë gjenocidale hegjemoniste nuk po i bëhet asfarë presioni përkundër shantazheve dhe kërcënimeve të vazhdueshme për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon, do të shohim se këto nxënës fillorë, do të jepinn një mendim zgjidhjeje shumë më korrekt, më të të drejtë, sesa diplomatët e sipërprmendur SHBA-ve dhe të BE-së të angazhaur për këtë çështje.

Themelimi i Asiciacionit serb do të nxit konflikt, dhe jo mos themelimi i tij

Senatori Bob Menendez, Kryetai i Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan, më18 maj 2023, organizoi një takim në Senat në të cilin raportuan Derek Chollet- Këshilltar Special në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Gabrile Escobar Zv/Ndihmës Sekretar i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor lidhur me qasjen e tyre në dialogun Kosovë-Serbi.

Senatori Bob Menendez fillimisht iu drejtua Cholletit dhe Escobarit me pështypjet e tij për tratjtim të pabarabartë të Kosovës dhe Serbisë në process, duke thenë se, “Kosovës po i bëhet presion i njëanshëm për themelimin e Asociacionit serb, duke potencuar se nuk ka as plan dhe as garanci se ky Asociacion s’do të jetë një “Republika Serpska e dytë”, pas asaj në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Bob Menendez i theksoi edhe deklaratat dhe veprimrt destruktive të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, duke thënë se në proces vetëm Kosova po kontribuon në ndërtimin e mirëbesimit.Ai me këtë rast vuri theksin edhe në raportin e Neë York Times për lidhjet e Presidentit të Serbisë me botën e krimit.

Derek Chollet për tu arsyetuar, u përgjigj se, Marrëveshja e Ohrit e ka shtruar rrugën e normalizimit për të dy vendet, dhe se SHBA-të janë të përkushtuara që palët t’i implementojnë të gjitha zotimet që dalin nga kjo marrëveshje.

Ky arsyetim i Derek Cholet nuk është aspak i vërtetë dhe nuk përkon me realitetin, kur krimineli Aleksandër Vuçiq, e shantazhon dhe nuk e pranon Marrëveshjen e Ohrit, duke deklaruar se Serbia nuk do t’i vendosën sanksione Rusisë gjenocidale, dhe se më 19 maj 2023, deklaroi se, “Bëni çfarë të doni, jashtë dhe benda, këtu në shtet, por unë nuk do të lejoj që të shkatërrohet Serbia, dhe nuk do të ketë Kosovë të pavarur”.

Gabriel Escobar, në arsyetimin e tij para senatorëve, deklaroi se, ”moszgjithja e problemit Kosovë-serbi, ka krijuar hapësirë që Rusia të bëjë përpjekje të vazhdueshme për ta mbajtur të destabilizuar Ballkanin Perëndimor.

SHBA e mbështet një model që është në përputhje më me rregullat evropiane dhe që nuk e shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e që nuk shkakton problem në në funsksionimin e shtetit të Kosovës, dhe se njohja e Kosovës nga pesë shtetet që ende nuk e kanë njohur, varet nga implementimi i marrëveshjeve nga dy vendet”, tha Escobar.

Kjo që deklaroi Gabrilel Escobar lidhur me ndikimin rus në Ballkan, nuk është bindëse, sepse ndaj Serbisë gjenocidale për ta shkëputur lypsen sanksione dhe jo financime nga SHBA dhe BE, e para, dhe e dyta, SHBA dhe BE asnjëherë nuk e kritikuan Serbinë dhe nuk kërkuan nga ajo që t’i shuajë struktuirat paralkele në Veri të Kosovës, t’i shuajë bandat e armatosura kriminale, agjentët serbë e rusë, të cilët me urdhër nga Beogradi dhee Moska e nxisin dhe e kërcënojnë pakicën serbe t’i bllokojë rrugët, ta sulmojë policinë e Kosovës dhe t’ua djegën automjetet dhe pasurinë serbëve, të cilët në automjertet e tyre i vendosin targat RKS.

Derek Chollet nuk ishte aspak bindës në raportin e tij, sepse Marrëveshjen e Ohrit nuk e pranon dhe po e shkelën krimineli Aleksandër Vuçq, dhe se këtë nuk po merr asnjë kritikëë, qoftë nga Gabriel Escobar, qoftë nga Joseph Borell he Miroslav lajçak..

Gabriel Escobar, para senatorëve deklaroi se, “Duam ta shfrytëzojmë Asociacionin që ta zhbëjmë atë që Serbia po e bën sot në Veri të Kosovës, dhe që Veriun ta fusim benda strukturës së Kosovës, që e kontrollon dhe që është nën ligjet e Kosovës”.

Gabriel Escobar me sa duket nuk dëshiron ta kuptojë se, themelimi i Asociacionit Serb në Kosovë do të jetë nxitësi i konflitveve në Kosovcë dhe në Ballkan, e jo mos themelimi I tij.

Kjo sepse pakicës sebë i jepen më shumë të drejta se pakicave tjera në Kosovën demokratike me Kushtetutë demokratike, e para, dhe e dyta, me asgjë nuk garantohet që serbët e Kosovës të mos krijojnë një Republika Serpska të dytë.

Pakica serbë në Veri të Kosvës tashmë 23 vite nuk e paguan rymën elektrike që e shfrytëzon, për të cilën Kosova nga buxheti i taksapaguesve të Kosovës ndan dhjetëra miliona euro për t’i paguar faturat e rymës e kësaj pakice serbë, ndërsa SHBA dhe BE po bëjnë sehir.

Gabrile Escobar nuk dëshiron ta kuptojë se, këmbëngulësia e Serbisë gjenocidale për të themeluar Asociacionin serb në Kosovë, ka qëllime okupuese, dhe se Serbia gjenocidale hegjemoniste ka për qëllim okupimin e minierave të Trepës, Liqenin e Ujmanit dhe pasuritë e tjera nënëtokësore e mbitokësore në Veriut të Kosovës.

Derek Chollet dhe Gabriel Escobar në vend që të insistojnë ëë Serbia gjënocidale hegjemoniste të sanksionohet maksimalisht, ata po e mbështesin edhe “Ballkanin e Hapur”, që nismë e Serbisë gjenocidale hegjemonistye, për ta bërë Serbinë Perandori të Ballkanit, të vetëdijshëm se Procesi i Berlinit, është ai që shteteve të Ballkanit u garanton trajtim dhe progres të barabartë ekonomik.

Për Gabrile Escobarin më me rëndësi ishte që bashkëshortja e tij para dia muajve ta hapën ekspozitën e saj në Beograd, sesa përkushtimi i tij professional në diplomaci, që u manifestua me një orrogancë autokratike, duke iu kërcënuar Kryeminiatrit Albin kurti me fjalët, “O themeloje Asociacionin, ose unë do ta themeloj më të tjerë”?

SHBA dhe BE shtyllë kurizore në dialogun Kosovë-Serbi duhet ta kenw faktin se, Serbia është agresore gjenocidale hegjemoniste, dhe se Kosova është autoktone, paqedashëse dhe besnike pro SHBA-ve dhe pro BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat