Presidenti neo-fashist i Serbisë, A. Vuçiq, ofendon rëndë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin

Opinione

Presidenti neo-fashist i Serbisë, A. Vuçiq, ofendon rëndë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin

Nga: Rexhep Elezaj Më: 29 maj 2023 Në ora: 22:05
Autori Rexhep Elezaj

Presidenti neofashist i Serbisë, A. Vuçiq, në paraqitjen e tij përmes mediave televizive, drejtuar opinionit lidhur me ngjarjet e sotme në veri të Kosovës, që në fjalinë e parë, E akuzoi rënd Albin Kurtin, duke thënë se ai është fajtori kryesor për gjithë atë që ka ndodhur dje dhe sot në veri, duke e quajtur me pafytyrësi Kabinetin e tij “Toalet”, nga i cili, siç tha, serbëve në Kosovë po u vijnë të gjitha të këqijat dhe maltretimet.

Ai po ashtu, me zë kërcënues kërkoi nga faktorët ndërkombëtarë që ta “vetëdijesojnë dhe ta ndalojnë A.Kurtin nga okupimi i dhunshëm i ndërtesave komunale të serbëve, duke iu drejtuar disa herë shteteve të QUINT-it, me të cilët nesër kishte lënë takim në ora 8 të mëngjesit, “që ta ndalin Albin Kurtin, i cili si qëllim të vetëm na e paska dëbimin e serbëve nga vatrat e tyre shekullore, i cili, siç tha, është në gjendje të bëjë gjithçka për realizimin e qëllimeve të tij terroriste ndaj serbëve, ngase pastaj mund të bëhet shumë vonë”..!?

Tha, se sonte ushtrinë e tij do ta vendosin në disa vende të rëndësishme për sigurinë e serbëve në Kosovë dhe Metohi..!?

Po ashtu, ai e dha numrin e të plagosurve të serbëve prej 51 syresh, duke shpifur dhe gënjyer, se polici shqiptar me dy plumba gjoja e paska plagosur me automatik në shpinë një serb, dhe se tre tjerë janë në gjendje të rënd shëndetësore. Ndërsa, sipas tij 41 ushtarë të KFOR-it qenkan plagosur rënd dhe lehtë.

Pra, nga fjalori i tij agresiv që e përdori sonte ndaj Kosovës dhe faktorëve ndërkombëtarë, kuptohet qartë, se regjimi fashist serb në krye me fashistin Vuçiq, qëndron pas të gjitha akteve terroriste të serbëve në Kosovë, të cilat sot dhe gjatë gjitha viteve të kaluara i ka zbatuar Lista Serbe në krye me çetnikun faqezi, Goran Simiqin dhe të tjerë, të cilët sot ishin mu në rendin e parë të sulmuesve ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan.

Pra, të gjitha këto ngjarje barbare dhe manipulime me serbët lokalë të veriut të Kosovës, autorë dhe skenarist kryesor kanë radikalin “sheshelist” dhe antishqiptarin çetnik, Aleksandar Vuçiqin, i cili me çdo kusht po donë që ta okupon me dhunë veriun e Kosovës për t’ia bashkuar të njëjtin pastaj Serbisë së tij racisto-fashiste..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat