Draft statuti i Ramës na kthen automatikisht mbrapa në kohë

Opinione

Draft statuti i Ramës na kthen automatikisht mbrapa në kohë

Nga: Skënder Mulliqi Më: 11 qershor 2023 Në ora: 14:39
Skënder Mulliqi

Pas njoftimit së kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka propozuar një draft statut për Asociacionin e Komunave me Shumicsë Serbe, dhe të cilin ju ka përcjellë presidentit të Francës, Macron dhe kancelarit gjerman Scholc, ka nxituar reagime të ndryshme nga qarqet politike dhe publicistike në Kosovë dhe në Shqipëri.

Më shumë mori kritika një propozim i tillë se sa miratime. Unë dua me këtë rast të flasë pak rreth termit që po quhet jo drejtë dhe jo kushtetues-Asociacion i Komunave më Shumicë Serbe, ku dihet se serbët në Kosovë janë minoritet e jo popull shtetformues. Tjetër. Çfarë merret vesh, po të themi asocioacion më shumicë rome, apo të ndonjë minoriteti tjetër që jeton në Kosovë.

Automatikisht vijnë në shprehje asociacionet e formës etnike, që e përjashtojnë multietnicitetin dhe së e bëjnë shumë të brisht edhe shtetësinë e Kosovës. Prandaj, është e pa drejtë më duket të vihet ky emërtim për shumicën serbe. Kjo tingëllon së serbet janë shumicë në Kosovë e jo pakicë.

Tash të kthehemi të tema e draft asociacionit, të propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Mendojë se ky propozim për shumicën ishte befasi. Na kthen automatikisht mbrapa në kohën kur Boris Tadiq ishte president i Serbisë. Së pari, Tadiq kishte deklaruar “se nuk bën që shqiptarët të fitojnë gjithçka, kurse serbet asgjë në Kosovë”. Ish presidenti i Serbisë kishte kërkuar 15 përqindëshin e territorit të Kosovës. Kur jemi të ajo e para, Tadiq me deklarimin se duhet të bisedohet më Shqipërinë, kishte menduar në ndarje të Kosovës, duke u formuar Serbia e Madhe, dhe në anën tjetër Shqipëria e Madhe.

Kjo ishte logjika shoviniste duke mos e marrë parasysh pavarësinë e shtetin të Kosovës. Dhe, mendoj se ky draft i propozuar nga Rama e përjashton shtetin e Kosovës nga vendimarrja. Shtrohet pyetja logjike. Çfarë drafti është ai kur nuk është bërë asnjë konsultim më Kosovën? Kush ishin hartuesit e këtij drafti? E që kur elaborohen të gjitha rrethanat politike kërcënuese në të katër anët ndaj Kosovës, me të drejtë mendohet se ky draft i Ramës është i servuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiqi, me të cilën Rama po mban marrëdhënie vëllazërore, duke e përjashtuar vëllazërinë e vërtetë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe shqiptarët. Unë mendoj se ky propozim i kryeministrit Rama, është edhe tendencë e kthimit në tavolinë të idesë për shkëmbime territoriale të kohës sa ishte president i Kosovës, Hashim Thaqi.

A i ka parapa Rama rreziqet serioze të një propozimi të tillë, duke e dituar së Kosova si shtet sovran dhe i pavarur i ka organet e saj legjitime? Nëse Rama dëshiron më i ndihmuar Kosovës, e që i ka të gjitha mundësit atëherë egzitojnë shumë forma të tjera.

Këto janë momente historike për Kosovën, dhe shqiptarët kur po na bëhet trysni madhe shumë e pa drejtë nga faktori ndërkombëtar, që serbëve në veri tu jipet autonomi e gjerë, e që është një Republika Serpska, por tash në zemër të Kosovës.

Nëse shqiptarët nuk bëhen bashkë do të na përseritet historia e hidhur kur trojet tona etnike u copëtuan nga Fuqitë e Mëdha të Kohës. Unë ju bashkohem atyre reagimeve së kërkesat për themelimin e Asociacionit nuk kanë për qëllim integrimin e serbëve në veri, por kanë për qëllim defunksionalizimin në përgjithësi të shtetit të Kosovës.

Serbia nuk do të ndalet me apetite të saj të shfrenuara të elaborateve fashiste serbe për shtrirje deri në Portin e Durrësit. Kjo është edhe mbrendia e idesë megallomane të idesë për botën serbe. Kjo ide dhe ideja për Ballkan të Hapur, nga e cila ide Rama nuk po heq dorë, po i ndihmojnë shumë politikaët luftënxitës serbo- ruse në Ballkan.

Kurti ka prezantuar një “draft vizion“, duke u bazuar në shembullin e Kroacisë, që është një model i mirë i asociacionit për minoritete. Modelet të cilët rrezikojnë seriozisht shtetësinë e Kosovës, duhet të refuzohen nga Prishtina zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat