Pa ndërhyrjen e shpëtimtares NATO, sot ne si popull do të ishim spastruar

Opinione

Pa ndërhyrjen e shpëtimtares NATO, sot ne si popull do të ishim spastruar

Nga: Gjon Keka Më: 12 qershor 2023 Në ora: 22:07
Autori Gjon Keka

Duke e njohur të kaluarën ne e njohim më mirë të tanishëm, gjendjen që jemi sot dhe e kemi të ardhmen para vetes si para pasqyrës, që do të thotë se ne duhet ndërtuar si shoqëri e komb sëbashku me miqtë dhe aleatët që na ndihmuan.

Populli ynë historikisht i vuajtur dhe i përndjekur, nga tokat e tyre, ka patur fatin që gjatë udhëtimit të tij të dhimbshëm historik t'i dalin në krah kombe të fuqishme sikur që ishte më parë Austro-Hungaria dhe Italia,që mundëuan shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28.nëntor 1912, duke mos harruar edhe mbështetjen e presidentit amerikan Woodrow Wilson i cili brenda 14 pikave të tij të paraqitura në Konferencën e Paqes e ruajti që Shqipëria të mos coptohet tërësisht.

Edhe Kosova pas vuajtjeve, zingjirëve të gjatë të robërisë nën pushtuesin serb, arriti që me përpjekjet e saj si në udhën e paqes, dialogut apo bisedimeve nën lëvizjen e LDK në krye më vizionarin dr.Ibrahim Rugova të arrijë ta bind botën demokratike që ta trajtoj dhe ta ndërkombëtarizojë çështjen e Kosovës.Në këtë udhë u ngritën edhe bijët e bijat e lirisë nën stemën e UÇK-së, dhe sëbashku këto dy udhë ajo e presidentit dr.Ibrahim Rugova dhe kjo e djemëve e vajzave të lirisë së UÇK-së arritën që të jenë zëri i popullit dhe i lirisë e pavarësisë së Kosovës,zë ky që u dëgjua në të gjitha kancelarit e botës demokratike dhe u ndihmua me ndërhyrjën e NATO-së e cila u bë shpëtimtare e popullit të pambrojtur,të persekutuar e të masakruar të Kosovës.

Në këtë udhëtim të lirisë e çlirimit rol vendimtar luajti ShBA me shumë miq tjerë europian e botëror që bënë të pamundurën që të ndërhynin dhe ta bënin Kosovën një djep të lirisë,të paqes e të stabilitetit dhe të një shteti demokratik europian për të gjithë qytetarët e saj pa dallim.Këtu nuk duhet harruar edhe të shenjtën e Kosovës Nënë Terezën e cila nga biseda që në atë kohë kishte patur me presidentin Klinton e lutë atë që të „kujdeset për shqiptarët e mi të Kosovës.“ Mjafton një fjalë e tillë dhe presidenti Klinton e merrë përzemër dhe mundohet ta çojë në fund amanetin e Nënë Terezës, amanet që e plotësoi,kur e tha në Kuendin e Kosovës me fjalët : Nënë,tani Kosova është e lirë,e plotësova amanetin tënd.“ Dhe jo vetëm kaq, po ky president në Kosovë tha edhe këto fjalë:“Ne fituam luftën, ju fitone paqen!.

Kur,shohim nga sot, të kaluarën mund të vijmë në përfundim se pa miqtë dhe aleatët tanë Kosova nuk do ta arrinte lirinë dhe as nuk do të ishte shtet. Prandaj edhe sot si më parë Kosova duhet të jetë jo vetëm falënderuese e mirënjohëse ndaj NATO-s ShBA dhe vendeve tjera mike europiane e botërore që na ndihmuan,por edhe të ecë bashkë dhe të punojë bashkë me miqët dhe aleatët e saj besnik në forcimin e Kosovës si nga brenda ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Zoti e bekoftë ShBA-n

Zoti e bekoftë NATO-n

Zoti e bekoftë BE-n

Zoti e bekoftë Kosovën martire,të lirë e të pavarur sot!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat