SHBA, BE dhe NATO po vihen në krah të Serbisë dhe në dëm të Kosovës

Opinione

SHBA, BE dhe NATO po vihen në krah të Serbisë dhe në dëm të Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 13 qershor 2023 Në ora: 10:50
Rexhep Torte

Mbarë shqiptarët më 12 qershor e shënuan 24 Vjetorin e Ditës së çlirimit të Kosovës nga okupimi shekullor serb.

Kjo ditë e lirisë së Kosovës erdhi pas agresionit të Serbisë gjenocidale në vitet 1998/99, në të cilin u vranë dhe u masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive,në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënave, erdhi pas dhunimit makabër të 20 mijë motrave motrave tona shqiptare nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë, erdhi pas rrëmbimit me force nga shtëpitë shqiptare të më shumë se 1600 vajzave e djemve shqiptarë në Kosovë,fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. Kjo ditë e lirisë erdhi pas eksodit të më shumë se 1 milion shqiptarëve autoktonë nga Kosova, erdhi pas rënies heroike të 2000 ushtarëve të UÇK-së, që ranë heroikisht në mbrojtje të Kosovës nga agresioni gjenocidal i Serbisë.

Hipokrizia e Gabriel Escobarit dhe e Miroslav Lajçakut ndaj Kosovës

Miroslav Lajçak-emisari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi,më 12 qershor 2023, deklaroi se “Për rezultatet e vizitës që patëm unë dhe Gabriel Escobar ditë më parë në Prishtinë u takuam me Kryeministrin Albin Kurti dhe me Presidenten Vjosa Osmani, ku theksuam nevojën për deskalim të menjëheshëm,zgjedhje të patakohshme dhe kthim në dialog për normalizim. Në takimin me opoozitën shqiptare në Kosovë ua spjeguam pasojat e krizës aktuale dhe dëminn që kjo shkakton në reputacionin ndërkombëtar të Kosovës.Kërkuam mbështetjen e tyre për një zgjidhje politike për t’i zbutur tensionet.

Pasi asnjë zgjidhje nuk mund të arrihet pa e përfshirë poipullatën e prekur serbe, unë dhe Escobar u takuam dhe me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe dhe të shoqatave civile, për të dëgjuar prej tyre dhe për të spjeguar pse është e rëndësishme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja”, deklaroi Lajçak.

Krimineli Aleksandër Vuçiq më 9 qershor 2023, gjatë intervistë për Reuters, e shprehu demagogjinë ekspansioniste të radhës duke thënë se, “Të gjithë serbët në veri të Kosovës e mendojnë Serbinë si vendin e tyre, jo Kosovën. Ky është Realiteti. Dikush duhet ta merr situatën nën kontroll dhe të organozojë zgjedhje të reja”, deklaroi Vuçiq.

SHBA,BE dhe NATO,duhet të jenë tepër kritikë ndaj kësaj deklarate kërcënuesehegjemoniste të kriminelit Aleksandër Vuçiq,i cili me këtë deklaratë shpërfaqi hapur se atij dhe Serbisë nuk u interesojnë fare,as SHBA-të,as BE ja dhe as NATO dhe as dialogu Kosovë Serbi,të cilin po e shantazhojnën çdo ditë.

Serbia gjenocidale hegjemoniste me themelimin e Asociacionit serb në Kosovë,synon të krijojë terren për t’i gllabëruar minierat e Trepçës Liqenin e Ujmanit dhe Kepin strategjik të Panit.

Diagnoza e Serbisë gjenocidale hegjemoniste tashmë dihet,dhe ilaçi më i mirë dhe më i efektshëm ndaj saj është sanksionimi dhe ndalimi i financimeve nga BE-ja dhe SHBA-të.

Lufta Rusi Ukrainë është vështirë të parashikohet sa do të zgjatën dhe se cilat do të jenë pasojat e saj të rrezishme për tërë botën,si rrrejdhojë e arsenalit të madh bërthamor në Rusi dhe në botë.

SHBA,BE dhe NATO, gabimet më të mëdha po i bëjnë duke e përkëdhelur dhe toleruar Serbinë gjenocidale hegjemoniste,sepse përkëdheljet dhe tolerimet po e inkurajojnë dhe motivojnë edhe më shumë Serbinë në synimet e saj ekspandioniste ndaj Kosovës.

Po ritheksojmë se mbi bazën e të gjitha analizave Serbia kurrën e kurrës nuk do të shkëputet nga Rusia, as me anëtarësim në BE dhe as me anëtarësim në NATO.

Për Serbinë gjenocidale hegjemoniste Rusia është e shënjtë, sepse serbët dhe rusët janë vëllëzër shekullorë të një gjaku, të një karakteri dhe të një Kishe luftënxitëse Ortodokse Serbe, dhe se këto fakte nuk mund të mbulohen me asnjë iluzion.

Albin Kurti është integrues, e jo destabilizues

Është marrëzi ta fajësosh Albin Kurtin-Kryeministrin e Kosovës për destabilizim të situtaës në veri të Kosovës.

Albin Kurti e ka zgjedhur mënyrën dhe rrugën e vetme më të mirë për ta shtrirë sovranitetin në veri të Kosovës nëpërmjet zbatimit të ligjit dhe të rendit kushtetues, që duhet të përshëndetet dhe jo të fajësohet e të kritikohet, sepse veriu i Kosovës u la anash tashmë 24 vite.

Zgjedhja e kryetarëve të rinj shqiptarë në veri të Kosovës dhe vendosja e tyre në objektet ekzistuese komunalet në veri të Kosovës,ishin vetëm pretekst për Serbinë nxitëse të protestave të dhunshme,që rezultoi me plagosjen e 30 paqeruajtësve të KFOR-it, me plagosjen e policëve të Kosovës, me djegien e automjeteve të policisë së Kosovës dhe me sulmet ndaj gazetarëve.

Serbia gjenocidale hegjemoniste,edhe po të mos ishte vendosja e kryetarëve shqiptarë të rinj të porsa zgjedhur në objektet ekzistuese komunale,do të gjente ndonjë shkak apo pretekst tjetër,sepse Serbia gjenocidale hegjemoniste tërë historinë e saj e ka kaluar me demonstrim të dhunës, gjenocideve dhe me okupim të territoreve të kuaja, e më së shumti të trojeve autoktonë shqipate që kanë ekzistuar gjer përtej Nishi.

Shprehja filozofile popullore thotë se, ”Ai që e kërkon edhe atë që nuk e meriton mund të mbetet edhe pa atë që e ka dhe që e gëzon.

Kjo mund t’i ndodhën fare lehtë Serbisë gjenocidale, dhe sipas të gjitha gjasave mund të mbetet pa asgjë.

Serbia gjenocidale hegjemoniste në Kosovë nuk ka asgjë të vetëm. Serbia në Kosovë çdo gjë e kishte okupuar me vrasje,masakra,me dhunime dhe dëbime të shqiptarëve autoktonë.

Synimi i Serbisë është vetëm shtrirja e kufijve në veri të Kosovës

Serbia gjenocidale hegjemoniste dhe pakica serbe në Kosovë duhet të kthjellohen dhe ta ndalin nefsin e madh hegjemonist, sepse duke kërkuar padrejtësisht të marrin qoftë edhe një pëllëmbë tokë nga Kosova, rrezikojnë të mbesin edhe pa atë që e kanë okupuar.

Në Kosovë pakica serbe është e respektuar, me vende të caktuara për deputetët Serbë në Parlamentin e Kosovës, me vende për ministrat serbë,por kjo pakicë serbe është po kërcënohet dhe po shfrytëzohet nga Bepgradi për qëllime okupuese.

Kërkesat e Serbisë gjenocidale qe çuditërisht po i mbështesin edhe SHBA,BE dhe NATO,janë absurde dhe të tepruara,sepse asnje shqiptar nuk është duke e rrezikuar këtë pakicë serbe në Kosovë.

SHBA,BE dhe NATO sot po turpërohen nga veprimet proserbe të Antony Blinkenit, Derek Cholletit, Gabriel Escobarit, Joseph Borrellit dhe Miroslav Lajçakut, të cilët qëllimshëm po e favorizojnë Serbinë për një grusht serbësh, në krahasim me miliona shqiptarë që pa dëshirën e tyre jetojnë në trojet shqiptare,por në pesë shtetë fqinje.

Krimineli Aleksandër Vuçiq duhet ta kuptojë se serbët nuk janë etni,nuk kanë identitet,por janë vetëm mbeturinë e hordhive të egra të ardhura nga Karpatet.

Po e ritheksojmë për të saten herese në të gjitha kërkimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Serbisë gjernocidale po t’ia heqish hungarezët e Vojvodinës, shqiptarët dhe boshnjakët e Sanxhakut, shqiptarët e Luginës së Preshëvës dhe romnët, mbesin shumë pak serbë për të cilët Aleksandër Vuçiq kërkon të krijojë Serbi të Madhe, të krijojë “Ballkanin e Hapur”,për të themeluar një Perandori artificiale serbe pro ruse në Ballkan.

Krimineli Aleksandër Vuçiq,mendon se me vajzat shqiptare që po blihen më Shqipëri me nga 2-3 mijë euro për secilën për dhëndurët serbë,tashmë më shumë se 20 vite, e që këto femra shqiptare kanë lindur e po lindin qindra fëmijë surogatë do ta pëemirësojë natalitetin e ulët të serbëve.

Tani po troket koha shqiptare dhe kthim prapa s’ka, koha po punon për shqiptarët fisnikë e bujarë, paqedashës dhe besnikë.

Këtë kohë nuk mund ta ndalën as Edi Rama-Kryeministri piktor tradhtar i Shqipërisë,sepse edhe atij do t’i vjen fundi,dhe as tradhtarët brenda shqiptarë kushdoo qofshin dhe kudo qofshin ata, në Shqipëri, në Kosovë dhe në tërë trojet etnike shqiptare, sepse kështu ka vendosur Zoti i Madhërishëm, i cili pa marrë prasysh besimet e ndryshme fetare është vetëm NJË dhe i Cili gjykon drejt dhe pa hile.

Serbia me tirani e diskriminim ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Serbia gjenocidale hegjemoniste kërkon Asociacion për pakicën serbe në Kosovë që është mbeturinë okupuese e hordhive të egra të ardhura nga nga Karpatet,ndërsa ndaj më shumë se 120 mijë shqiptarëve autoktonë në Luginën e Preshëvës Serbia po ushtron presion racist dhe pasivizim të adresave të tyre.

Jetmir Ismaili-drejtor i Shtepisë së Kulturës në Bujanoc të Serbisë u arrrestua më 9 qershor 2023 nga policia serbe me urdhër të prokurorit,pasi lejoi shfaqjen e një filimi të financuar nga Qeveria e Kosovës.

Ismail Kadare-kolosi letrar shqiptar me fame botërore, i cili merr pjesë në Panairin e 23 të Librit në Kosovë, për gazetë zvicerane në shqip Le Canton 27.ch,deklaroi se, ”Është kundër rishikimit ë kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi një lëvizje e tillë do ta cënonte stabilitetin në rajon". Ai ftoi liderët shqiptarë për unitet në Kosovë e në Ballkan në këto momente kur të gjithë i kanë sytë kah Kosova.

"Situata në Luginën e Preshevës është shumë e vështirë, ku popullata e atjeshme shqiptare në trojet e veta etnike, në këtë shekull ballafaqohet me diskriminimin e të drejtave të tyre elementare. Perspektiva e Luginës së Preshevës sikur edhe e viseve tjera të Ballkanit,duhet të jetë drejt Evropës.

Kjo mund të arrihet me angazhimin më të madh të përfaqësuesve të Luiginës së Preshevës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Tirana dhe Prishtina duhet të veprojnë më shumë për shqiptarët e diskriminuar në Luginën e Preshevës, sepse kjo pjesë e popullatës është më e diskriminuara.sot në Balkan dhe në Evropë. Nuk mjafton të luftohet asimilimi i të rinjve tanë vetëm me deklarata. Duhet që qeveritë tona të dërgojnë sa më shumë literaturë, libra shqip, sidomo abetare dhe libra tjera mbi kulturën, traditën dhe historinë tonë të lavdishme”, deklaroi Ismail Kadare.

Ky mesazh i Ismail Kadaresë duhet të jetë këmbanë vetëdijësuese për SHBA-të BE-ne dhe NATO-n, për t’i thënë stop Serbisë gjenocidale hegjemoniste në qëllimet e saj ekspansioniste ndaj Kosovës paqedashëse dhe demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat