Edi Rama dështoi edhe këtë herë me një draft-statut hiqi – ia refuzoi edhe miku i tij, Vuçiqi

Opinione

Edi Rama dështoi edhe këtë herë me një draft-statut hiqi – ia refuzoi edhe miku i tij, Vuçiqi

Nga: Dedë Preqi Më: 13 qershor 2023 Në ora: 14:32
Dedë Preqi

Deri kur Edi Rama, e ka vendosur të mbushët mend, apo po vazhdon në këtë mënyrë vend e pa vend, dhe pyetja i drejtohet këtij kryeministri shqiptar, ku po e merr këtë të drejtë që të përzihet në çështjet e Kosovës, pa u konsultuar me asnjëri, duke i kushtuar kujdes dhe kohë çështjeve të Serbisë, dhe kriminelit e bashkëpunëtorit të ngushtë të Millosheviqit, se po i jep rëndësi çështjes së mirëqenjës së popullit në vendin e vet, apo dhe stabilitetit të Kosovës, si një temë shumë aktuale.

Nuk mundet të përkufizohet në këtë mënyrë rroli i një kryeministri të tillë, i cili akoma nuk e ka të qartë rrolin e vet, të cilin ia ka besuar populli, që në realitet edhe këtë besim, ky kryeministër nuk e ka fituar me meritë dhe me votën e qytetarëve të lirë, por dredhitë dhe prapaskenat e tij kanë realizuar qëllimin e këtij kryeministri, i cili shtetin shqiptar ka arritë ta bëjë si një pronë të vetën.

Të përqëndrohemi në rrolin e kryeministrit Rama, drejtë situatës dhe problemeve të Kosovës me me Serbinë, nën udhëheqjen e Aleksandër Vuçiqit, një « mik » i veçantë i Edi Ramës, përmes të cilit po luhen lojra të dyshimta karshi Kosovës, duke pasë parasysh se kush është Vuçiqi, i cili po luan edhe me fatin e shqiptarëve, ndoshta në të njëjtën kohë edhe me fatin e tërë Ballkanit perëndimor, ku bënë pjesë Kosova edhe Shqipëria.

E gjithë kjo që duket në sipërfaqe të politikës serbe është më shumë se një humnerë e përgjithshme e kombit shqiptarë, dhe përveq asaj që fshihet brenda kopertinave të planeve të saj, por Edi Rama, si duket e ka gjetë rangun e vet, që doktrinat e këtyre praktikave janë luftëra të pa fundme kundër sovraniteteve kombëtare, dhe objekt i të cilave janë interesat protagoniste dhe korruptive.

Filozofia dhe largëpamësia e Edi Ramës, duket aq e gjërë sa nuk sheh para hundëve të veta, duke aluduar se bota përkufizohet në forma të përcaktuara dhe sipas ëndjeve dhe dëshirave përsonale, ku edhe marrëdhëniet ndërnjerëzore organizohen në bazë të këtyre proto-tipeve dhe paragjykimeve, duke harruar se astronomia ka zbuluar se toka rrotullohet rreth diellit dhe jo dielli rreth tokës.

Poashtu edhe Edi Rama, sikur po rrotullohet rreth « mullarit » të Vuçiqit, duke e kthyer rrolin e tij në shërbim të këtij lideri serb, i cili e ndien vetën të fortë dhe të guximshëm të përballet me tërë bashkësinë ndërkombëtare për të mos u bindur interesave dhe sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë, që po bënë një luftë të pa drejtë ndaj popullit të Ukrainës.

Dhe Draftstatusi për komunat serbe në veriun e Kosovës, i propozuar nga kryeministri shqiptar, z.Edi Rama, në kuptimin e shtetit dhe marrëdhënieve ndërvellëzërore në mes Kosovës dhe Shqipërisë, do të ishte një dokument ndihmues, por jo i domosdoshëm, duke ditur se shteti i Kosovës, ka nevojë për një mbështetje në strategjitë e tilla për të mos humbur teritore dhe prona të saj, dhe jo për një deformim dhe një ofertë « dinako-zirake » e cila do ti kushtonte Kosovës, për jetë e mot.

Prandaj, oferta e Edi Ramës, dhe propozimi i tij me një Draftstatus për komunat serbe në veri të Kosovës, iu refuzue edhe nga miku i tij Vuçiqi, duke e quajtue si të pa nevojshëm apo duke ia dhënë këtij dokumenti si vlerën e hiqit, që lidhet me përceptimin se diçka tashmë nuk ka të bëjë me përmirësimin e marrëdhënëive ndër etnike në mes palës shqiptare dhe serbe, por që lidhet vetëm me interesat e serbëve dhe të Vuçiqit, duke e lënë mikun e vet me gishta në gojë.

Dhe Edi Rama, me rastin e këtyre dështimeve dhe të tjerave, që ia ka përkushtuar « ardhmërisë » së Kosovës, për të gjitha këta që do të quheshin vetëm marrëzira, duhet një ditë para popullit të Kosovës, të kërkoj falje dhe të dëshmojë përpjekjet e tij se janë të gabuara, përndryshe mund të gabojë edhe në hapat tjerë, por para popullit kosovar shqiptar do të mbetet një « vëlla » i dyshimtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat