Ryshfet për kontrabandimin e reformave drejtë demokracisë!

Opinione

Ryshfet për kontrabandimin e reformave drejtë demokracisë!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 13 qershor 2023 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Ndihmat, por edhe ryshfeti, nuk e lehtësuan dot kontrabandimin e demokracisë Euro-Perëndimore drejtë Serbisë Të shpresojmë se fundi i këtij procesi të kushtueshëm për taksapaguesit euro-perëndimorë nuk i shkon përshtati shprehjes; dushk për gogla n’favor të autokracisë rusoserbe!

Edhe pas 24 viteve, prej se u çliruam nga hordhitë barbare, falë gjakut tonë dhe ndihmës Veriatlantike, sjelljet e të njëjtës politikë gufuen sikurse kërpudhat pas shiut. Gjithnjë të egër ndaj nesh, por edhe ndaj sojit t’vetë, të cilët guximshëm e kundërshtuan regjimin, por e pësuan si është më keq!

I detyruan dhunshëm të ulin kokën, të mbyllin sytë dhe të heshtin, ndaj cilës do paknaqësi të shkaktuar nga ana e krimit shtetëror! Demostratat, në fundin e muajit maj, kundër dhunës , dhe ngulfatjes së reformave për demokraci e mbushën Beogradin me protestues!

Të shpresojmë se, kjo është një pasqyrë identike e një fillimi t’mirë, t’mbarë dhe t’ngjajshëm me fundin e Millosheviqit! Protestuesit kan nevojë për përkrahje morale ndërkombëtare,
sepse në vazhdimësi u injorua zëri i serbëve të cilët dëshiruan t’jetojnë një jetë normale dhe me dinjitet! Me dekada, u detyruan në mënyrë të dhunshme t’i bëjnë argatin hegjemonizmit pansllav, gjegjësisht qeverisë kuislinge të Kremlinit. Ky pikësynim fashist, kjo pikë e zezë e Ballkanit, cenon ardhmërinë e rajonit, nëse përkrahja e Perëndimit nuk merr drejtim tjetër!

Sa qon peshë ky rrezik për demokracinë në rajon dhe ndërmjetsuesit e dialogut Kosovë-Serbi, është e pa imagjinueshme, sepse problemet maten nga distsnca e një udhëkryqi të afërt me kahje të dyshimta!

Të udhëhequr nga kompromiset e njëanshme, vetëm sa shkallojnë në dëm të Kosovës(viktimë)! Ky është kulmi i mos durimit, kur këshillohesh të durojsh dhunën ndaj shtetit tënd.

-Nëse euro-perëndimorët vazhdojnë me këto përkëdhelje dhe ndihma për qeverinë serbe,njëkohësisht duhet të dënojnë protestat e sotme në Beograd si dhe kërkesat e drejta të qeverisë tonë në Prishtinë.

-Nëse përkrahin demonstruesit të cilët haptas e kundërshtojnë qeverinë e Serbisë, atëherë nuk e kan të vështirë që të përcjellin vetëm një urim “për rrugë të mbarë drejtë Hagës ose Kremlinit”! Punë e lehtë, sepse protestuesit i hapin shtegun çështjes.

-Nëse përkrahin opozitën tonë e cila “për hatër të pushtetit” e kundërshton qeverinë e tashme, pse kjo nuk mirret me kompromise të dhembëshme, për të detyrua Serbinë që të njohë Kosovën, atëherë, lind pyetja; çfarë rruge duhet të i dëshirohet Albinit?

-Por, nëse pranojnë haptas vendimet e drejta të qeverisë së Kosovës, atëherë është një frigë tjetër, se do të dobësohet “globalizmi i opozitës” tonë! Dëshmi e freskët për këtë “dobësim global të opozitës është mospjesmarrja në ceremoninë e
24 vjetorit të çlirimit të vendit! Arsyetimet banale, janë në terrenin e shpërlar për turp! Me festue bashkarisht nuk është mirë sepse e përbashkëta gjithëshqiptare, injoron botën serbe!

Një hall tjetër për t’mirë dhe i përbashkët, vjen edhe nga Presheva, Bujanoci dhe Medvexha.

Ata nuk kan nevojë për forca të KFOR-it sepse nëse vërtetë e kan ndërmend të protestojnë për ndonjë burgosje ose aktivitet kulturor, përpara shkojnë në burg se sa që dalin në rrugë! Kështu edukohen minoritetet në Serbinë e Vuçiqit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat