Ledhatimi i djallit!

Opinione

Ledhatimi i djallit!

Nga: Hafir Hoxha Më: 13 qershor 2023 Në ora: 21:17
Autori Hafir Hoxha

Duhet të kuptoni kur dhe pse i vjen puna me ledhatuar Djallin!

Me sa po kuptoj unë Evropa dhe Bota kurrë nuk ka qen më e tollovitur pas luftës së dytë botërore më shumë se tani!

Ka përçarje dhe moskuptime të mëdha mes fuqive të mëdha botërore ku kanë filluar ti tejkalojnë kufijtë e moralit, të etikës, kulturës së komunikimit mes tyre, po tregojnë kokëfortësi dhe si po duket në luhatje dhe fërkime gjeostrategjike po ndodhin edhe polarizimet, po tregohen haptazi simpatitë dhe urrejtjet e xhelozitë kush ndaj kujt i ka !

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po ndodhë si zjarri kryesore ku në anën e Ukrainës mbrapa saj qëndrojnë USA, shumica e shteteve të BE etj.

Rusia vazhdon të mos ndalet zhvillon operacione terroriste (bombardimi i gidës) dhe nuk ndikojnë masat ndëshkuese e perëndimit që janë marrë kundër Rusisë prandaj supozohet qe ndoshta edhe forcat e NATO -s të kyçen drejt për së drejti në anën e Ukrainës aktivitet që Kinës nuk do ti pëlqen aspak prandaj Kina është rreshtuar në krahun e Rusisë e besa kohën e fundit me disa manovra ajrore është kah e provokon seriozisht edhe Amerikën .

Shpërndarja ose shpërthimi i një konflikti lufte diku tjetër pos ati në Ukrainë do të favorizonte Rusinë tej mase, një nga shkrepëset me të gatshme të ndezin zjarr gjetiu është në Ballkanin perëndimore, pra në Serbi më saktësisht ku Serbia ende aleate e Rusisë po qëndron, ka përmirësuar marrëdhëniet me Kinën e besa edhe kryetarja e Indisë e vizitoi javën e kaluar Serbinë.

Si mund të shfrytëzohet Serbia për një luftë në Ballkan, ka mbështetje ushtarake nga Rusia dhe me struktura kriminele detyrë e kanë të ndezin luftën në Ballkan qoftë ajo në Kosovë, Bosnje apo Mal të Zi.

NATO, SHBA, BE e kanë kuptuar këtë aktivitet Rus prandaj kanë marrë masa që mos të lejohet kurrsesi lufta në Ballkan pasi do të shpërndahen fuqitë luftarake e Rusia do të zhvillonte luftë te ashpër në Ukrainë.

Arsyeja e shpërthimit të luftës në Kosovë gjendet në veriun e Kosovës ku veprojnë Rusët, Qeveria e Kosovës ne veprimet e fundit të drejta dhe legjitime u kritikuan nga SHBA dhe nga BE, ato politikisht e mbrojtën Serbinë, BE dhe USA dhe KFOR e dinë se po e ledhatojnë dhe po e përkëdhelin Djallin ! mënyrë tjetër të qetësimit të situatës nuk ka edhe pse shumë keq dhe drejt për së drejti u sulmuan forcat e NATOS dhe ata nuk u përgjigjën dhunës.

Prandaj Kosovës i nevojitet punë dhe kujdes që mos ti jep as një shkasë serbëve prorus që të ndezin zjarrin në Ballkan ku ata detyrë e kanë që ajo të ndodhë.

Edhe Serbia e dinë që do të keqpërdoret nga Rusia dhe do të pëson humbje katastrofale nëse fillon luftën në Ballkan prandaj ka kujdes por ka rrezik të këtë pa dëgjueshmëri në ushtrinë e Serbisë pasi ka aty komandantë pro rusë që ende mendojnë se Rusia do të fiton në Ukrainë dhe qëndrojnë dhe veprojnë në anën e Rusisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat