Rama, zëdhënësi i bashkësisë euroatlantike!

Opinione

Rama, zëdhënësi i bashkësisë euroatlantike!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 13 qershor 2023 Në ora: 22:07
Sherif Ramabaja

Të nderuara media internacionale dhe nacionale, po ju njoftoi me keqardhje se nga sot unë dhe Kurti i kemi rrugët e ndara.

Unë punova me mund dhe përkushtim për draft statutin, kurse Kurti në një takim të rastësishëm u tall me mua dhe më porositi që draft të tillë t´ia paraqisja Vuçiqit në takimin e ardhshëm të Ballkanit të Hapur.

Aty ai cekte nene dhe akte, gjoja se më obligon kushtetuta e Shqipërisë, që të merrja një hap të tillë për të drejtat e shqiptarëve të Bujanocit dhe Luginës.

Kjo është një papërgjegjësi nga ana e tij, tallje me paramendim me mua dhe personalitetin tim, gjë që më detyroi ta anuloja mbledhjen e qeverive tona, të parapara për nesër në Gjakovë.

Kurti me hapat e njëanshme në Veriun e Kosovës, po e detyron bashkësinë euroatlantike që të bëhet gati, për masa drastike ndaj Kosovës. Përpjekjet e mia ishin që të bisedoja me Kurtin për hapat e tij, po ai më kundërshtoi fuqishëm.

Unë kam informata dhe kontakte me burrështetasit e njohur të EU, SHBA, Lindjes së Afërt dhe Azisë.

Që të gjithë janë të brengosur dhe më thanë se Kurtin, nuk mund ta tolerojnë më tutje kështu.

Një reagim i fuqishëm ishte edhe nga Koreja Veriore pikërisht nga zoti Kim Jong i zili në shenjë reagimi ndaj Kurtit, i ndezi dy raketa me rreze të gjata veprime, me të cilat e rrezikoi edhe Japoninë.

Një reagim po ashtu i fuqishëm ishte edhe nga Lukashenko i Ukrainës. Ai më tha se në shenjë mospajtimi ndaj Kurtit, Putini ka vendosur që në Bjelorusi të vendosë raketa me mbushje atomike.

Reagime po ashtu ka pasur nga Maduro i Venezuelës, Kina, pastaj Azadi i Sirisë dhe grupi Wagner nga Rusia.

Nga të gjitha këto reagime ka reaguar edhe presidenti Erdogan, i cili vullnetarisht është paraqitur, që të ndihmoi në zgjidhjen e kësaj krize.

Erdogani ka premtuar se do të udhëtoi drejt Beogradit që të takohet me Vuçiqin, Bërnabiç – kën, Dodikun, Daçiqin, Vulinin dhe Sheshelin. Po ashtu Erdogani ka kërkuar që në këto takime vendimtare ta shoqëroi edhe kryeministri Rama, në mënyrë që takimi të sjell rezultate dhe të jetë i suksesshëm.

Erdogani po ashtu ka premtuar që pas takimeve me qeveritarët serb të takohet edhe me opozitën serbe, në mënyrë që Vuçiqit t´i japin kohë, me ndërprerjen e menjëhershme të protestave, në përballimin e krizës me Kosovën.

Ditët në vijim do të jenë vendimtare, sipas informatave të Ramës, i cili ka pasur telefonata me Borrellin, Lajqakun, NATON, KFORIN, Putinin, Vuçiqin, EU dhe SHBA.

Ai po ashtu njoftoi se do të bëjë gjithçka që t´i ndihmoi Kosovës në këto momente të vështira, po ne jemi tashmë dy shtete fqinje edhe pse nga gjaku jemi vëllezër.

Zoti e shpëtoftë Kosovën nga kosovarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat