E çfarë po bënë diplomacia jonë?

Opinione

E çfarë po bënë diplomacia jonë?

Nga: Driton Tali Më: 14 qershor 2023 Në ora: 12:31
Driton Tali

Të paktën këtu në Britani, diplomacia e Serbisë së bashku me komunitetin serb e kane intesifikuar fuqishëm aktivititin e tyre.

Organizojnë takime, teyeza të rrumbullakta, konferenca e seminare qoftë me politikanë, diplomatë, gazetarë, analistë, universitete, "Think Tank" firma e lobistë të ndryshëm. Bie fjala nga janari deri në mars e patën "Muajin serb", me plotë aktivitete të sferave të ndryshme të jetës.

Shyqyr Zotit që establishmenti britanik është pro Kosovë por nuk duhet harruar se gjatë 80've dhe fillim 90've (bile deri ka mesi i 90've) i njejti establishment ishte pro RSFJ - Serbi.

U dashtë shumë mund me shpenzu komunietiti ynë në PR.

Natyrisht se edhe Millosheviçi na "ndihmonte" me çmendurinë e tij por merita ka edhe mërgata.

Më kujtohet që nuk linim konferencë apo tryezë të rrumbullakët pa marrë pjesë, pa marrë parasysh se kush i organizonte.

Qoftë edhe komuniteti serb (që ishte dhe është shumë i fuqishëm për shkak të së kaluarës), se për të tjerët organizatorë (si "Think Tank'et" britanike apo komuniteti kroat ose boshnjak) patjetër.

Dhe jo që nuk paguheshim por edhe shpenzimet i mbulonim vet. Plus linim edhe punën.

Pastaj, duhet theksuar se edhe përgaditja jonë ishte larg nga kjo e sotit. Bie fjala me 1993, ishim tre veta që filluam studimet. Ky numër pastaj filloj të rritet por përsëri ishim shumë larg kapitalit njerëzor me të cilin sot disponon mërgata.

Tashti diplomacia jonë para veti ka një armatë të tërë të rejave e të rinjëve të edukuarë (qoftë të lindur në Britani ose të ardhur si foshnje apo fëmijë) në univesitetet më elitare botërore.

Sot në Britani pothuajse nuk ka institucion të rëndësishëm politik, ekonomik e kuturor ku nuk është ndonjë shqiptare/shqiptar.

Plus në fund të fundit e kanë edhe punë bre, për çka paguhen goxha mirë!

Pra, nuk kanë nevojë që shpenzimet t'i mbulojnë nga xhepi tyre, dhe nuk kanë nevojë të lëjnë punën e tyre (siç e linim ne) për aktivitete.

Arsyeja pse po e shkruaj këtë status është se siç thotë ajo thënja "shtëpia po kallet e gjyshja po krihet".

Nëse vazhdohet kështu (pra me këtë avashllëk dhe padituri të diplomacisë tonë dhe me intesifikim të aktiviteteve serbe) ka gjasa që disponimi politik në Perendim në një të ardhme të afërt të ndryshojë në favor të tyre.

Veç shihen sinjalet e para lidhur me qasjen ndaj Asociacionit.

Diplomacia serbe, dhe organizatat e ndryshme serbe në Britani (por edhe gjithandej), të mbledhura në "Këshillin Serb", nuk lënë sebep, datë historike qoftë politike apo kulturore të tyre (dhe jo vetëm) pa organizuar evinimente.

Gjersa diplomacia jonë për 12 Qershorin (dhe jo vetëm) bënë më pak se asgjë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat