A po rrezikohen interesat e shqiptarëve në Ballkan?

Opinione

A po rrezikohen interesat e shqiptarëve në Ballkan?

Nga: Skënder Mulliqi Më: 14 qershor 2023 Në ora: 13:14
Skënder Mulliqi

Nuk e di se a është kuptuar nga bota demokratike se Vuciqi dialogun e ka shëndrruar në instrument të politikave dyftyrëshe dhe instrument për konsum të mbrendshem politik.

Presidenti serb, më manovrat e tija politike jo vëtem që nuk e ka bërë asnjë hap para në procese, por ka bërë kthim retrograd në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Shtetet perëndimore sikur po hezitojnë të marrin masa ndaj tij për gjitha osptrukcione politike që po bënë, dhe krizen me luftë që po e shkakton me bandat serbe, të cilat përditë po e destabilizojnë veriun e Kosovës.

Sikur faktori ndërkombëtar “nuk po kan çka më i ba gomarit e po e mëshojnë samarit”, sic thotë një fjalë e popullit. Po i mëshojnë më sa po mundën Kosovës të cilën e ndihmuan në lirinë dhe pavarësinë e saj. Po e tolerojnë brutalitetin  e bandave serbe të cilat banda  i rrahen bukur shumë edhe ata vet-KFOR. Kjo sikur flet për ndonjë lloj frike të tyre pse prapa politikës shoveniste serbe, qëndron Rusia e Putinit! Apo më mirë të themi se po fshihen planet e tyre që duhet të ndodhin gjëra të pa mira në veri për të ndarë Kosovën, se bëhet fjalë për resurse të mëdha nëntokësore në këtë pjeesë të vendit.

Zaten edhe të gjitha luftërat bëhen pikërisht për këtë qëllim. Si të kuptohet kjo ndryshe kur dihet se Vuciqi nuk po i zbaton marrëveshjet si atë të Brukselit dhe të Ohrit. Pika e fundit e marrëveshjes së Ohrit, i jep të drejtë bashkësisë ndërkombëtare që të marr masa dhe dënime të caktuara ndaj palës që nuk i zbaton marrëveshjet. Pala e Kosovës e ka pranuar marrvshjen e Ohrit në tërësi dhe ka kërkuar nga Vuciqi të vënë nënshkrimin, gjë të cilën ai ka refuzuar. Vuciqi e ka pranuar parcialisht planin franco-gjerman për normalizim të marrëdhënieve vetëm atë pjesë ku i duhet Serbisë. E ka hedhur poshtë pikën katër nese nuk gabojë të planit, që në një formë apo tjetër është pranim i pavarësisë të Kosovës.

Nuk ka pranuar gjithashtu që Kosova mos të pengohet në inkuadrimin e strukturave të BE-së dhe në OKB. I përmenda gjitha këto për të cilat tashmë I ka të ditura opinioni i gjerë publik, për faktin së BE-ja, nuk po merre masa ndaj Serbisë, e ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj Kosovës gjoja për mos  bashkëpunim të duhur më faktorin ndërkombëtar lidhur më zhvillimet e fundit në veri. E dihet mirëfillli se kryeministri Kurti vetem po mbron ligjshmërinë dhe kushtetushmërinë e vendit. Incidente më përmasa tragjike janë duke i shkatuar strukturat kriminale serbe me shërbimet e tyre sekrete dhe grupin kriminal rus,Wagner, e dihet së prapa të gjithë këtyre poshtërësive të ndyera qëndrojnë Putin dhe Vuqiq, në planet e tyre djallëzore për realizmin të ideve për botën ruse dhe për botën serbe.

Është për studim fakti së si një pjesë e opozitës dhe kryeministri Rama, nuk po e përkrahin Kosovën në këto momente historike, kur dihet së seriozisht po rrezikohet jo vëtem Kosova nga hegjemonit serbo –ruse por po rrëzikohën në përgjithësi  interesat e shqiptarëve në Ballkan.

Rama harton draft statut pa ja ba Zoti borxh për minoritetin serb në veri, i cili ka të drejta më shumë së çdo minoritet tjetër në botë.E nuk po interesohet për shqiptarët në Kosovën Lindore dhe në Mal të Zi. Ai sic e tha më të drejtë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para mediave, më mirë është që të harton draft statut për ndonjë asociacion për shqiptarët në Luginë, se sa po interesohet për Asociacion të serbëve ne Kosovë. Tjetër.

Rama e ndali takimin e dy qeverive shqiptare që ishte planifikuar të mbahet në Gjakovë. Duket se edhe këtë punë e bëri për mos ti prishë marrëdhëniet vëllazërore ideologjike me serbin Vuqiq. Nëse vazhdojmë me këtë mos unitet jemi duke u rrezikuar seriozisht si shtete dhe si komb, së ekziston droja e madhe, së mos po na përseritën padrejtësitë e mëdha historike nga Fuqitë e Mëdha të Kohës! Sikur më shumë po dëshirohet një Serbi e Madhe e fortë në Ballkan, se sa një Shqipëri e Madhe - Natyrale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat