PD, PL dhe PBDNJ në rastin e Fredi Belerit duhet të ishin të kujdesshme

Opinione

PD, PL dhe PBDNJ në rastin e Fredi Belerit duhet të ishin të kujdesshme

Nga: Arben Llalla Më: 14 qershor 2023 Në ora: 15:53
Arben Llalla

Në Himarë gjithnjë ka pasur vërtet ndërhyrje të hapur nga diplomacia dhe politikanë të lartë grek në favor të një kandidati të caktuar me orientim pro greke. Ky është një problem i thellë e seriozë. Nuk është e mundur që një vend i huaj në këtë rast si Greqia të ndërhyjë kaq hapur në favor të kandidatëve që referohen apo i parapëlqen diplomacia dhe politika greke dhe jo rendin juridik kushtetues shqiptar. Kjo është një çështje që duhet të shqetësojë në radhë të parë palën që e zgjodhi Berishën, Metën dhe Dulen, pasi Fredi Beleri është palë prej shumë vitesh pjesëmarrës në ndërhyrjen e një shteti tjetër në punët e brendshme të Shqipërisë me akte terroriste, dhunë dhe propagandë fashiste, për këto veprime ai është dënuar në Greqi më 1995, por edhe nga Gjykata e Vlorës për dhunimin e simboleve kombëtare shqiptare.

Ne nuk flasim për të gjithë kandidatët e pakicave në Shqipëri të cilët janë korrekt dhe respektojë ligjet, fjala vjen asnjëherë ska patur probleme në Dropull, Finiq apo edhe në Pustec ku jetojnë pakicat dhe kandidatët vijnë nga këto grupacione etnike. Në këto bashki kandidatët në fjalë e ndjejnë se kanë mundësi të barabarta kudo pa asnjë injorim apo dhunim. Megjithatë, disa duan t'i trajtojnë si leva pakicat kombëtare për të krijuar probleme në Shqipëri. Prandaj disa parti si PD, PL dhe PBDNJ në rastin e Fredi Belerit duhet të ishin shumë më të kujdesshme në përzgjedhjen e kandidatit për bashkinë e Himarë.

Përzgjedhja e kandidatëve që promovojnë propagandën ekstreme greke në dëm të sovranitetit territorial të Shqipërisë, që flasin hapur për një pakicë greke në Himarë dhe mbështeten dukshëm nga ambasada e Greqisë në Tiranë, kryeministri, ministra dhe deputet grek, ngre çështje serioze.

Shqipëria është një shtet sovran, e cila pas viteve 1990 ka një demokraci të pjekur, respekton të drejtat individuale dhe kolektive, fetare dhe kombëtare, të drejta të cilat individë apo grupacione kombëtare nuk i gëzojnë në Greqinë që pretendon se ka demokraci të lasht, pa çka se është anëtare e BE-s prej më shumi se 40 vitesh.

Në fund të fundit rasti i Fredi Belerit për akuzën e blerjes së votave është çështje e brendshme e Shqipërisë prandaj ne nuk duhet të tolerojmë ndërhyrjen e vendeve të treta në punët tona të brendshme. Përpara ligjit çdo shtetas është i barabartë dhe duhet të dënohet për veprimet e tija antiligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat