SHBA, BE dhe NATO, Serbia e zezë s’bëhet e bardhë, e Kosova si diamanti s’mund të thyhet me dhëmbë

Opinione

SHBA, BE dhe NATO, Serbia e zezë s’bëhet e bardhë, e Kosova si diamanti s’mund të thyhet me dhëmbë

Nga: Rexhep Torte Më: 14 qershor 2023 Në ora: 19:41
Autori Rexhep Torte

Kidnapimi i tre policëve të Kosovës në territorin e Kosovës nga njësitë speciale terroriste të Serbisë është shkelje flagrante e integritetit dhe sovranitetit territorial të Kosovës.

Ky akt terrorist i Serbisë duhet dënuar nga SHBA, BE dhe NATO, që janë edhe garantuese të pavarësisë dhe të sovranitetit të Kosovës, nëpërmjet KFOR-it dhe EULEX-it, dhe që këta tre policë duhet të lirohen menjëherë.

Ky akt terrorist i Serbisë gjenocidale hegjemoniste tregon qartë se Serbisë nuk i intereson fare normalizimi i marrëdhënieve ne Kosovën as edhe nëpërmjet Planit feranko-gjeman dhe as dialogu Kosovë-Serbi, të cilin Serbia po e shantazhon në vazhdimësi.

Serbia gjenocidale hegjemoniste me këtë akt diversant synon t’i vë në një rrafsh policët e Kosovës që e ruajnë sigurinë dhe rendin, me bandat e armatosura kriminale ilegale serbe, të cilat më 29 maj i sulmuan edhe paqeruajtësit e KFOR-it duke plagosur 30 paqeruajrës.

Ky akt diversant i Serbisë gjenocidale hegjemoniste tregon se kufirin Kosovë-serbi tashmë duhet ta ruajnë policët e Kosovës dhe TMK-ja e Kosovës.

Kosova dhe mbarë shqiptarët siç i mbijetuan rrebeshet dhe stuhitë gjatë historisë me gjenocide, dhe okupime shekullore, do t’i mbijetojnë edhe këto tradhti e padrejtësi të fillim shekullit të 21 nga miqtë tanë amerikanë dhe evropianë.

Në SHBA nuk jetojnë vetëm Antony Blinken, Derek Chollet, Gabriel Escobar, Christophet Hill, Jefrey Hovenier, apo praardhësit e tyre pro serbë John Bolton, Matheë Palmer e Richard Grenel.

Në SHBA ekzistojnë edhe shumë institucione me në krye Senatin Amerikan, me senator si Bob Menendez, dhe të ngjashëm si ai, që do t’i thonë stop politikës aktuale amerikane ndaj Kosovës dhe mbarë shqiptarëve.

Në SHBA ka miliona intellektualë dhe demokratë të vërtetë që dinë ta mbrojnë demokracinë amerikane dhe do t’i thonë stop politikës aktuale amerikane ndaj Kosovës dhe mbarë shqiptarëve.

Në SHBA ka analistë, studjues dhe njohës të situatës në Kosovë, në Ballkan dhe në Evropë, si Prof Daniel Server, Prof.Eduard P. Joseph, Prof.Paul Ëliijams, e të ngjahëm si këta, që i thonë jo themelimit të Asiciacuioni serb në Kosovë, që i thonë se krizën në Kosovë po shkaktojnë SHBA dhe BE, duke e saknsionur Kosovën demokratike dhe duke e lazdruar Serbine manipulatore e pro ruse”.

Në BE nuk jetojnë vetëm Joseph Borrtell e Miroslav Lajçak, apo paraardhësit e tyre pro serbë Ketrin Eshton, Frederika Mogherini e Johanes Hahn, që e tradhtuan Kosovën, sepse në BE ka qindra mijëra intelektualë, ambasadorë në KE dhe PE, që do t’i thonë stop politikës antidemokratike dhe pro serbe e pro rusë të tyre.

Kati Shchneeberger politikane austriake, duke reaguar lidhur me lajmin se BE po përgatit sanksione ndaj Kosovës, duke etiketuar Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von Der Leyen, Presidenten e arlamentit Evropian, Roberta Masolla dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, kërkoi ta dijë se çfarë sanksionesh po planifikon BE kundër Serbisë që e shkaktoi krizën në Veri të Kosovës me tërheqjen nga institucionet në Kosovë, që i bojkotoi zgjedhjet e tani lyp zgjedhje të reja, dhe që i sulmoi paqeruajtësit e NATO-s?!

Në Shqipëri nuk jetojnë vetëm tradhtarët Edi Rama dhe Baton Haxhiu, e të ngjashëm si këta, por jetojnë edhe qindra intelektualë dhe atdhetarë të tjerë, që do t’i thonë stop politikës aktuale degraduese të shtetit shqiptar ndaj Kosovës dhe ndaj mbarë shqiptarëve.

Në Kosovë nuk jetojnë vetëm tradhtarët, hajnat e milionerët si Hashim Thaçi Kadri Veseli, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku e të tjerë si këta, që mbrojnë vëllavrasjet për pushtet, që e mbrojnë vrasjen e gazetarëve për fjalën e vërtetë, që e mbrojnë hajninë e korrupsionin, e që i përgjërohen Departamentit Amerikan të Shtetit, që ta rrëzojnë Albin Kurtin e të rikthehen në pushtet, jo në të mirë të Kosovës, por për ta mbrojtur tradhtinë dhe pasurinë e tyre milionëshe nga rreziku i konfiskimit nga Byroja për verifikimin dhe konfiskimin e paurisë së jashtëligjshme që po e përgaritën Qeveria e Albin Kurtit.

Në Kosovë jetojnë edhe mijëra intelektualë dhe atdhetarë që do të vihen në krah të Kryeministrit Albin Kurti në këto ditë të vështira që po përjeton sot Kosova.

Serbia gjenocidale hegjemoniste është katran i zi, sepse në Serbi nuk ka fare demokracie, në Serbi ka vetëm dashuri të flaktë ndaj Rusisë dhe urrejtje, ndaj Kosovës dhe shqiptarisë.

SHBA, BE dhe NATO do të mbesin të zhgënjyer nga Serbia gjenocidale hegjemoniste, sepse Serbia kurrën e kurrë dhe për asgjë në botë nuk do ta tradhtojë Rusinë gjenocidale hegjemoniste, sepse serbët dhe rusët i lidh vëllazëria shekuillore, sepse janë të një gjaku, të një marali e karakteri dhe të një Kishe Orthodokse Serbe e Ruse luftënxitëse.

SHBA, BE dhe NATO duhet ta kuptojnë se Serbia gjenocidale hegjemoniste, frenohet, edukohet dhe demokratizohet vetëm nëpëmjet sanksioneve të ashpra.

Sanksionet ndaj Kosovës do të jenë absurditet dhe padrejtësi në shekullin e 21

Kosova është shtet i ri është me Kushtetutë për demokraci, liri dhe barazi për të gjithë banorët që jetojnë në Kosovë, pa marë parasysh prejardhjen dhe etninë.

Trazirat dhe tensionet në Veri të Kosovës i shkakton dhe dirigjon Serbia gjenocidale hegjemoniste dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, i lidhur këmbë e krye me Rusinë gjenocidale.

Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq janë ata që po i shantazhojnë të gjitha marrëveshjet Kosovë-Serbi, duke përfshirë edhe Marrëveshjen dhe aneksin e saj të arritur së fundmi në takimin në Ohër.

Serbia gjenicidale hegjemoniste dhe krimineli Aleksandër Vuçiq janë themeluesit e trukturave paralele, e grupeve kriminale ilegale serbe dhe të kontrabandës së organizuar kriminale në Veri të Kosovës.

Serbia gjenocidale hegjemoniste dhe krimineli Aleksandër Vuçiq ishin urdhërdhënësit e grupeve të armatosra kriminale ilegale serbe të sulmeve me shok bomba, granata dore, me gurë, tulla dhe me shkopinj bejsbolli, kundër paqeruajtësve të KFOR-it, kundër policisë së Kosovës, të cilës ia dogjën edhe disa vetura, dhe që i sulmuan edhe gazetarët, duke ua demoluar edhe automjetet dhe kamerat e punës.

Kosova dhe Qeveria e Albin Kurtit po angazhohen për zbatimin e ligjit dhe për vendosjen e rendit dhe të sigueisë në Veri të Kosovës.

Në Veri të Kosovës nuk ekziston shkop magjik për ta shtensionuar situatën e krijuar nga Serbia gjenocdale hegjemoniste dhe nga krimineli Aleksamdër Vuçiq.

E vetmja mënyrë për ta shtensionuar situatën e krijuar është zhbërja e strukturave paralele serbe, dhe e grupeve të armatosura kriminale ilegale serbe në Veri të Kosovës.

Pa zhbërjen e këtyre strukturave paralele dhe grupeve të armatosura kriminale ilegale serbe nuk mund të shtensionohet situata në Veri të Kosovës, nuk mund të mbahen zgjedhje të parakohshme dhe nuk mund të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi, të cilin e shantazhon dhe e stërzgjat vetëm Serbia.

Nuk mund të shtensionohet situate në Veri të Kosovës pa u vënë para drejtësisë dhe ligjit dhunuesit serbë sulmues të KFOR-it, të policisë së Kosovës dhe të gazetarëve.

SHBA, BE dhe NATO, në vend që ta kritikojnë dhe sanksionojnë Serbinë gjenocidale dhe shantazhuese të dialogut Kosovë-Serbi, padrejtësisht i janë vërsulur Kosovës pro SHBA, pro BE dhe pro NATO.

Serbia po destabilizon dhe kërcënon, ndërsa Kosova po pëson

Janë tepër dëshpëruese dhe të padrejta paralajmërimet dhe kërcënimet që po i bëhen Kosovës lidhur me shtensionimin e situatës në Vëri të Kosovës, duke e paralajmëruar për masa shtrënguese dhe sanksione të ndryshme.

Siç deklaroi zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit për Radio Evropa e Lirë, me 13 qershor 2023, “SHBA dhe BE i kanë paraqitur Akbin Kurtit tri kërkesa: Qetësimnin e situatës në Veri, mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në Veri dhe kthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Ata që janë përgjegjës për sulmet e dhunshme duhet të mbahen përgjegjës , pas një procesi të rregullt ligjor dhe me transparencë të plotë”, deklaroi zëdhënësi i DASH-it.

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me ambasadorët e QUINT-it në Prishtinë, më datë 13 qershor 2023,

deklaroi se, “Ambasadsadorëve te QUINT-it, dhe Josephh Borrellit ua prezantova pesë pikat që do të ndikonin në mënyrë konstruktive dhe efektive në shtensionimin e situatës në Veri të Kosovës:1.Sundimi i ligjit në katër komunat veriore dhe identifikimi dhe ndjekja e atyre që e kanë sulmuar, policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët.2.Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës.3.Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.4.Qeveria e Kosovës do të koordinohet me të gjithë aleatët dhe do të shpallën zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore, që do të mbahen në atmosferë të lirë dhe demokratke.5.Kosova dhe Serbia të kthehen menjëherë në dialog në të cilin BE-ja siguron zbatimin e marrëveshjes së arritur si dhe në javën që vjen të organizohet takim i nivelit të lartë“. Besa se z.Joseph Borrell do të na përgjigjet lidhur me kërkesën time që të kemi takim të serishëm në Bruksel. Jam gjithnjë konstruktiv dhe i përkushtuar, sepse besoj se pa pa e intensifikuar dialogun s’mund t’i zbatojmë marrëveshjet. Unë jam i intereresur që sa më shpejt të kemi takim në Bruksel”.

“Në takimin që patëm në Kryeministri me Miroslav Lajçakun dhe Gabriel Escobarin shprehem qëndrimin e përbashkët që sundimi i ligjit nuk ka alternativë dhe nuk duhet të vonohet. Misioni më i madh i BEsë në Kosovë është EULEX-i.

Unë jam për zgjedhje të parakohshme …por nuk mund të shkohet në zgjedhje me shok bomba, granata dore e plumba, por kriminelët duhet të përballen me drejtësinë…pres përgjigje dhe diskutim të mëtutjeshëm me Brukselin…Lulzim Hetemi nuk ka qenë i menduar që do të bëhet kryetar i Leposaviqit…Më 21 prill Aleksandër Jabllanoviq ishte përmendur si kryetar i komunës dhe pas dorëheqjes së tij u bë kryetar Lulzim Hetemi. Nuk kemi nevojë për nxitim që të na sjell në një proces të ri, por për një proces demokratik, të lirë e fer. Na duhet fushatë e lirë për zgjedhje të lira. Dhe ky mandat është dy vjeçar e jo katër vjeçar”, deklaroi Albin Kurti.

Serbia kërkon që banditët e arrestuar të lirohen dhe të tjerët të mos arrestohen

Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, po i kërcënojnë Kosovën dhe ndërkombëtarët duke kërkuar lirimin e kriminelëve të arrestuar dhe mos arrestimin e kriminelëve tjerë.

Krimineli Aleksandër Vuçiq, duke iu përgjigjur SHBA- ve dhe QUINT-it, lidhur me uljen e gatishmërisë të lartë ushtarake të ushtrisë së Serbisë, më 13 qershor 2023, deklaroi se, “Nga gjendja e gatishmërie për luftë të ushtrisë serbe, kemi kaluar në një shkallë më të ulët të gatishmërisë për luftë. Ende kemi një numër të rëndësishëm të forcave dhe mjaftueshëm që t’i ndihmojmë popullit tonë, këtë duhet ta dinë njerëzit”.

Policia e Kosovës më 13 qershor e arrestoi Millun Milenkoviqin-LUNE, udhëheqësin e formacionit kriminal “Mbrojta Civile”, njerin nga organizatorët e sulmeve ndaj paqeruajtësve të KFOR-it dhe sulmuesin e Zyrave të KQZ-ë në Veri të Kosovës.

Xhelal Sveça ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, deklaroi se, “Koha e bandave kriminale në Veri të Koovës ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës do të përballen me drejtësinë”.

Petar Petkoviq-Shefi i Zyrës së Serbisë për Kosovën, deklaroi se, “Millan Milenkoviq-Lune nuk është kriminel, ai është luftëtar i shquar për interesat kombëtare serbe dhe për të drejtat e serbëve në Veri të Kosvës”.

Aleksndër Vuçiq, në bisedën telefonike që pati më 13 qershor 2023, me senatorët amerikane Chris Marohy, Jean Sahin dhe Peter Ricketts, u tha se, ”Arrestimi i sotëm i Millan Millurinoviqit është provokim dhe krim i kryeministrit dhe institucioneve të përkohshme të Prishtinës Albin Kurti, me të cilin tenton të provokojë luftë në mes të Evropës”.

E tërë kjo dëshmon se me Serbinë gjenocidale hegjemoniste dhe me kriminelin Aleksandër Vuçiq nuk mund të ketë paqe në Kosovë dhe në Ballkan, sepse krimineli mbetet kriminel, dhe se kriminelët e kanë vendin prapa grilave në Gjykatën Speciale të krimeve të Luftës në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat