Vuçiqi me falënderim të posaçëm për Ramën!

Opinione

Vuçiqi me falënderim të posaçëm për Ramën!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 14 qershor 2023 Në ora: 21:44
Aleksander Vuçiq dhe Edi Rama

Jemi dy personalitete me një qëllim të veçantë dhe po luftojmë për paqen në Ballkan. Po a mjaftojmë vetëm angazhimi ynë, që kjo paqe e brishtë të ruhet? Sigurisht që jo. Këtë e vërejtëm edhe në Veriun e Kosovës, ku Kurti me sulmet policore ndaj protestueseve paqësorë, e rrezikoi tërë rajonin.

Tashmë gjithçka doli sheshit. Gjërat erdhën duke u sqaruar vetëm duke iu falënderuar mikut tim zotit Rama. Ai si një hero, i tha Kurtit ndalu. Këtë e bëjnë vetëm trimat e tillë, siç është zoti Rama, sepse këtë se arrinte as Borrelli, Lajqak e Escobar.

Unë që në fillim kam treguar se ku do na sjell politika e Kurtit. E largoi Thaçin, Mustafën, Haradinaj, Batonin, Molliqajn, Edita Tahirin, Lutfi Hazirin, Milaim Zekën, Avdullah Hotin i cili përpiqej që me mua të fliste serbisht etj. që të gjithë këta me përvojë politike dhe të njohur për pragmatizëm shtetëror.

Dhe çka bëri, solli njerëz me ideologji nacional - komuniste, enveriste, populiste, islamiste etj. të cilët vajtojnë për të kaluarën e s´kanë fare njohuri se si funksionon bota.

Unë jam i vetëdijshëm që Rama, po mundohet që ta shpëtoi Kurtin me faqe të bardhë. Në shenjë proteste, për sjelljet e tij të papërgjegjshme, ia anuloi takimin e paraparë të dy qeverive.

Ky ishte një gjest për t´i treguar se çka nuk shkon, nuk shkon. Për t´i treguar se duhet poseduar aftësi diplomatike, e jo të luftosh me të drejtën historike. Sipas kësaj të drejte Serbia ishte deri në Durrës, po a e kemi sot Durrësin. Nuk e kemi.

Kurti merret me Lidhjen e Prizrenit, kur dihet që në Prizreni ishte rezidenca e  mbretin tonë. Ai merret po ashtu me vitin 1912, por ne ishim ata që e çliruam Kosovën nga turqit dhe aleanca e përbashkët na e njohu si pjesë territoriale të Serbisë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, përsëri shqiptarët tentuan të na e grabitnin, po ne e fituam sërish, sepse ajo ishte e jona.

Tash kur Miloseviqi deshi së fundi t´i disiplinonte shqiptarët na e grabiti tinëzisht Kosovën NATO. Kjo ishte një tragjedi për ne, por ne po luftojmë vetëm për të drejtat e popullit serb me Asociacionin.

SHBA i kemi pro, EU, perëndimin, Kinën, Rusinë, Afrikën, Korenë Veriore, Venezuelën, Kubën, Bellorusinë, Azinë dhe Shqipërinë. Cili është kundër? I vetmi Kurti, i cili po mundohet ta kundërshtoi dh ta luftoj tërë botën.

Ky është minimumi ynë. Kjo është një e drejtë për të cilën e kemi përkrahjen e të gjithë botës. Kosova dhe Kosovarët nuk mund ta kundërshtojnë këtë, kur edhe Rama, Rilindja e tij dhe partia e ti PS, është pro.

Unë mikut tim Ramës do t´i kisha propozuar që të bisedojmë dhe ta caktojmë një datë për takimin e dy qeverive tona.

 Unë jam i mendimit se në këtë mënyrë e dërgojmë një sinjal pozitiv mes popujve tanë. Është një lajm pozitiv për rajonin, EU, SHBA, Kinën, Afrikën, Azinë, Australinë, Indinë dhe mbarë globin.

Me gjestin e djeshëm të anulimit të takimit mes dy qeverive, Rama e tregoi profilin  e tij prej një politikani dhe vizionari, i cili i kalon caqet rajonale. Me këtë rast unë Ramën do ta kish propozuar si sekretar të OKB, kryetar të parlamentit evropian, sekretar të NATOS etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat