Nuk ruhet kufiri me tre policë, KFOR-i ku ishte kur u kidnapuan policët?

Opinione

Nuk ruhet kufiri me tre policë, KFOR-i ku ishte kur u kidnapuan policët?

Nga: Faton Mehmeti Më: 14 qershor 2023 Në ora: 22:53
Faton Mehmeti

Ndonëse ka ndodhur edhe më parë, gjatë ditës së sotme tre zyrtarë të policisë kufitare janë kidnapuar nga ana e policisë serbe.

E gjithë kjo është bërë një kilometër në brendësi të territorit të Kosovës.

Ky është provokimi i radhës nga Serbia, e cila nuk njeh mjet tjetër përveç dhunës, dialogu është mjet civiizues për të cilën Serbia ende nuk ka arrit në atë nivel.

Kjo ngjarje është poshtēruese edhe për KFOR-in, me rezolutën 1244 nga e cila edhe buron hyrja e KFOR-it në Kosovë, është përgjegjës i vetëm për ruajtjën e kufijve të Kosovës.

E trupshme se si KFOR-i lejon të ndodh një gjë e tillë të ndodhi për të cilën është vet pērgjegjëse.

Pas ngjarjës KFOR-i doli në terren.

Në anën tjetër është e pafalshme se si lejohet me u kontrollu kufiri me Serbinë nga tre policië, duke e ditur situatën atje, edhe 500 janë pak, dhe jo policë të zakonshëm por njësi speciale.

E njohim shumë mirë kush është Serbia, ajo besë s’ka.

Në anën tjetër Kosova ka ndaluar të gjitha mallrat nga Serbia të hyjnë nga Kosova.

Luftë armiqësore, dhe kështu do të jetë derisa Serbia nuk emancipohet, e zor të ndodh kjo.

Kidnapimi i policëve brenda territorit të Kosovës të jetë mësim për Kosovën dhe KFOR-in, mos të lejojnë të ndodhin më këso provokime, në të kundërtën cdo tentativë të pësohet me gjuajtje ndaj ushtarëve serb.

Edhe nëse një centimetër e Kosovës shkelet nga ushtar serb të sulmohen në vetmbrojtje, nësë Serbia do luftë këtu jemi e s’kemi nga shkojmë.

Ata që kanë marr përsipër garantimin e sigurisë së territorit të vendit, o të mbrojnë kufijtë siç duhet, ose të tregojnë se nuk na mbrojnë.

Serbia është ledhatuar shumë nga ndërkombëtarët dhe ish politikanët e Kosovës, tani gjërat duhet ndryshojnë, mjaft me ledhatime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat