Pse politika e vjetër në Kosovë dhe ajo e “Trekëndëshit të Bermudës” në Shqipëri nuk donin fitoren e Kurtit dhe të Osmanit

Opinione

Pse politika e vjetër në Kosovë dhe ajo e “Trekëndëshit të Bermudës” në Shqipëri nuk donin fitoren e Kurtit dhe të Osmanit

Nga: Skënder Kapiti Më: 15 qershor 2023 Në ora: 07:05
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Duke referuar sot realitetit ne Kosovë kur Qeveria KURTI po mbron dinjitetin , imazhin dhe prestigjin, autoritertin pra, Shtetin Shqiptar të Kosovës nga sulmet e dhunshme të sebëve të Kosovës të nxitura e mbështetura nga Beogradi dhe Moska , dhe ku fatkeqësisht Kurtit iu kanë kundëvënë edhe shtete aleate që kontribuan në clirimin e Kosovës, por edhe mjerisht kundër tij është rrjeshtuar edhe e gjithë politika e ishpushtetit në Kosovë por edhe ajo përgjithsisht në Shqipëri e sidomos Kryeministri Edi Rama si dhe mediat. Një qëndrim i tillë i ishpolitikës së vjetër të pushtetit në Kosovë edhe pritej sepse ishin ata dhe ishpushtrti i tyre i papërgjegjshëm dhe të mbështetut edhe nga Kryeministri Edi Rama në Shqipëri të cilët kanë përgjegjësinë se kanë mbështetur Marrëveshjen për formimine Bashkësisë së Komanave me shmicë serbe në Kosovë. Që në fakt do coptonte Kosovën . Dhe piërisht po këta janë sot edhe kundër mbrojtjes që Kurti po i bën Shtetit të Kosovës.

Janë për t’u falenderuar të gjithë ata intelektualë patriotë që sot mbështesin Kurtin si dhe ato media si gazeta “Bota Sot” në Kosovë dhe ajo “SOT” në Shqipëri që po mbrojnë e mbështsin Kurtin.

Këtë fakt prat ë qëndrimit të politikës së vjetër shqiptare kundër kKurtit e Osmanit unë e kamparalajmëruar heret , që kur Kurti e Osmani fituan në Kosovë në dy shkrimnet e mia me tituj ”Pse dhe nga kush sulmohen Kurti, Osmani dhe Gërvalla?!,Publikuar te Bota Sot ,23 Maj 2021 si dhe te shkrimi “Arsyeja pse nuk i “pëlqen” Tiranës fitorja e VV së Albin Kurtit, e as ajo e Vjosa Osmanit? 30 Tetor 2019

”Pse dhe nga kush sulmohen Kurti, Osmani dhe Gërvalla?!, Maj 2021

“Është normale dhe, edhe e pranuar dhe e moralshme fetarisht e demokratikisht diversiteti, kendvështimi dhe mendimi ndryshe, liria e mendimit dhe e zgjedhjes.

Mirëpo ajo e cila është edhe tipar negativ, e që është karakteristikë negative te shoqëritë, të cilat janë prapa në rrugën e civilizimit, demokacisë e të prosperitetit janë: injoranca,egoizmi negativ, smira dhe urrejtja e fanatizmi kundër talentit, dhuntisë dhe suksesit të tjetrit.

Pikërish, kur sot aktualisht verdikti popullor i shqiptarëve të Kosovës selektoi dhe përzgjodhi me 14 Shkurt 2021 si më të mirët për ta qeverisur shtetin dhe shoqërinë kosovare, që zgjodhën Kurtin , Osmanin e Gërvallën , pra LVV e “Guxo”, kundër tyre janë turrur pikërisht e vjetra politike, regresive dhe dështake, injoranca,egoizmi negativ, smira dhe urrejtja e fanatizmi kundër talentit, dhuntisë dhe suksesit të tjetrit, këto antivlera dhe korrupsioni, së bashku me bartësit e tyre, të cilët si maskë përdorin hipokrizinë, akuzat e pavërteta, genjeshtrat e shpifjet me qëllim që të përbaltin sa të mundin punën e Kryeministrit,Presidentes dhe të Kryediplomates.

Kundërshtarët e politikës së re të sotme që janë në pushtet janë pikërisht dështakët e mëdhenj të cilët keqqeverisën dhe që i keqpërdorën shtetin, ligjin, drejtësinë dhe pushtetin e autoritetin vetëm për përfitime e interesa personale, dhe janë këta dhe akrabaja korruptive dhe abuzive politike, klanore, fisnore e nepotike rreth tyre të cilët janë dhe vazhdojnë me rezistencën si fronti i së keqes, të cilët bëjnë maksimumin për të penguar dhe për të trilluar e sajuar akuza e shpifje kundër Kurtit, Osmanit dhe Gërvallës.

Por nuk janë vetëm këta që nuk u pëlqen suksesi i Kurtit, Osmanit dhe Gërvallës por janë edhe nihilistët dhe të sëmurët nga egoizmi, janë edhe ata të cilët xhelozojnë për atë se përse nuk janë ata atje ku janë dhe që kanë arritur me meritë Kurti, Osmani dhe Gërvalla.

Dhe këto dy palët e tilla, e të tillët i mbajnë veshët pipëz e lart, dhe sytë i bëjnë katër për të“zbuluar”, por më shumë për të intriguar e deri edhe për të shpifur kundër Kurtit,Osmanit dhe Gërvallës.

Kundër Osmanit, Kurtit dhe Gërvallës janë dhe mbeten ata dhe zgjatimet e atyre të cilët organizuan grushtin parlamentar dhe që rrëzuan qeverinë KURTI 1, janë mafio-oligarkia e korrupsioni që po cmontohen;janë drejtësia a padrejtësisë dhe politika antiVETING.

Kundër Osmanit, Kurtit e Gërvallës janë e gjithë shpura e ish-pushtetit të turpit, të gjithë ata të cilët u bënë tradhtinë interesave të Kosovës me marrëveshjet për minishtetin serb brënda Kosovës, atë të Bashkësisë së Komunave Serbe; janë kundër tyre ata të cilët falën mijra hektarë tokë Maqedonisë e Malit të Zi; kundër Osmanit , Kurtit e Gërvallës janë ata të cilët përkrahën planin serb për coptimin e Kosovës; janë po ata të cilët ishin kundër politikës së reciprocitetit; janë ata të cilët asnjëherë nuk kërkuan ndëshkimin e genocidit serb ushtruar mbi shqiptarët e Kosovës; janë ata që nuk kanë kërkuar as dëmshpërblimin për dëmet materiale e pasurore që Serbia u ka shkatuar Kosovës dhe shqiptarëve”. Maj 2021

Arsyeja pse nuk i “pëlqen” Tiranës fitorja e VV së Albin Kurtit, e as ajo e Vjosa Osmanit?30 Tetor 2019

“Mospëlqimi” i fitores kryesisht së VETËVENDOSJES dhe Albin Kurtit, por as edhe e Vjosa Osmanit nga politika e Tiranës , arsyeja se përse Tiranës nuk i “pëlqen” fitorja e tyre është po ajo e “elitës” politike kosovare e cila u ndëshkua me meritë me 6 Tetor 2019. Cila është kjo arsye?

Politika e Tiranës ka frikë nga një lëvizje politike antiestablishment, lëvizje e cila do ta ndëshkonte të gjithë elitën politike thellësisht dështake të Tiranës në të gjitha përmasat dhe aspektet shteformuese, si një elitë politike keqshtetfuksionale, jodemokratike, politikë e interesave personale kundër interesave publike, kundër asaj të interesit të përgjithshëm dhe të atij kombëtar; një politikë shterpë, kundraproduktive dhe kundraintegruese për në BE.

Nga një keqpolitikë e tillë e Tiranës ishte infektuar rëndë edhe politika e Shtetit të Ri të Kosovës, nga po ato “sëmundje”që është e sëmurë rëndë politika e Tiranës, si: krimi, korrupsioni, hajdutëria, mosinteresi kombëtar, tradhtia, gënjeshtrat, mashtrimet, matrapazllëqet, spekulimet e intrigat dhe nga dështimet demokratike, juridike, ekonomike, zhvillimore dhe nga mosintegrimi në BE.

Rezultati i dështimeve të të dy elitave politike që e dominuan Kosovën dhe të asaj që akoma e sundon Shqipërinë ishte dhe vazhdon të jetë eksodi, braktisja dhe boshatisja e Shqipërisë dhe e Kosovës nga shqiptarët , sidomos nga rinia. Kosova me 6 Tetor 2019, foli dhe e ndëshkoi elitën e vjetër politike.

Dhe Tirana ka frikë se mos shembullin e Kosovës tani do ta aplikojë votuesi shqiptar në Shqipëri, ndëshkimin e elitës politike që e ka keq-qeverisur dhe sunduar shtetin , shoqërinë dhe demokracinë në Shqipëri që prej 30 vitesh.

Kjo është arsyeja se përse politikës së Tiranës nuk i pëlqen fitorja jo vetëm e Albinit dhe e VETËVENDOSJES, por as ajo Vjosa Osmanit në Kosovë.

Nuk i pëlqen fitorja e VETËVENDOSJES së Albin Kurtit elitës politike të Tiranës, pasi VËTËVENDOSJA , fitorja e saj është fitore më se e merituar dhe e duhur e një force politike të re në qeverisje, pra që u votua nga populli dhe që i besohet pushteti, pasi VV nuk ka qeverisur asnjëhërë, dhe nuk ka qene as pjesë e kualicioneve qeverisëse të cilat janë konsumuar nga korrupsioni, tradhëtia, mashtrimet, krimi dhe papërgjegjshmëria. Por elitës politike të Tiranë nuk i pëlqen as fitorja e LDK-së, sepse ajo është kryesisht si fitore për meritë të Vjosa Osmanit. Pse?

Kjo për faktin se pavarësisht se LDK ka qenë në pushtet me PDK-në, fakti që Vjosa Osmani nuk ka qenë pjesë e asaj qeverisjeje të atij kualicioni në pushtet, ky fakt si dhe tjetri që Vjosa ka qenë zëri ndryshe kundër elitës së lidershipit të LDK-së në qëndrimet e saj për probleme madhore si të brendshme të LDK-së, por sidomos për qëndrimet konsekuente dhe parimore të saj për çështje të rëndësisë kombëtare si kundërshtimi i fortë i Vjosës kundër ndarjes së Kosovës; dhe fakti që LDK zgjodhi pikërisht Vjosën si kandidate për kryeministre duke mos qenë kryetare e LDK -së.

Kjo përbën “herezi” për të gjitha partitë politike të Tiranës te të cilat sundon absolutisht diktati i Njëshit, autokracia dhe pushteti i padiskutueshëm i kryetarit,i cili e trajton partinë si pronë të tij. Te partitë politike shqiptare në Shqipëri sundon parimi leninist: “kur themi partia kuptojmë kryetari, dhe kur themi kryetari kuptojmë partia”. Partitë politike të Tiranës, asnjëra nuk e dëshiron fitoren e Albin Kurtit edhe për faktin se ai ka një program dhe një vizion të qartë kombëtar, integrimin e madh brendashqiptar, gjithëkombëtar, kombi i pari dhe mbi të gjitha.

Kjo është në antitezë me politikën dhe me politikanët e Tiranës të cilët kanë treguar se të parin kanë interesin personal, pasuror e familjar mbi atë kombëtar, gjë të cilën e kanë vërejtur, konstatuar por edhe e kanë deklaruar madje edhe shumë e shume shtetarë, diplomatë e politikanë ndërkombëtare të shteteve perëndimore mike të shqiptarëve. Këto janë shkurtimisht si arsye se përse politikës së Tiranës nuk i pëlqen akoma as deri më sot fitorja e Albin Kurtit, VETËVENDOSJES , por as edhe e Vjosa Osmanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat