Kundërpërgjigje Ben Blushit: Ortodoksimi i Vuçiqit kurrë nuk e lë Rusinë për të hyrë në BE

Opinione

Kundërpërgjigje Ben Blushit: Ortodoksimi i Vuçiqit kurrë nuk e lë Rusinë për të hyrë në BE

Nga: Sulejman Mehazi Më: 15 qershor 2023 Në ora: 09:36
Ben Blushi

I nderuar Ben Blushi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ne shqiptarët përtej kufirit tuaj dhe Edi Ramës e njohim shumë më mirë Serbinë sesa ju atje, gabim e keni i nderuar Ben, Serbia kurrë nuk pajtohet të bëhet anëtare e BE-së për t'u larguar nga Rusia, ortodoksimi i Vuçiqit kurrë nuk e lë Rusinë për të hyre në BE, BE-ja e SHBA-ja jo asociacione, por edhe diamante të ju japin serbëve ata përsëri nuk ndahen nga Rusia, Rusia i nderuar Ben Blushi është shpirti që e mban gjallë Serbinë, pa Rusinë nuk mund të egzistojë Serbia. Zotëri Blushi a e di se kushtetuta e Serbisë tërësisht e ka Kosovën nën obrellën e saj e kurrsesi nuk pajtohet e mashtrohet me asociacionet që doni t'ia jepni pakicës serbe në Kosovë.

O mendja komuniste e skaduar e Shuteriqëve, armiku i vjetër kurrë nuk bëhet mik, mos harro se Rilindasit e sotëm: Kurti, Osmani, Konjufca, Gërvalla janë avangardë politike të Ballkanit Perëndimor që do ta bëjnë Kosovën sikurse Rilindasit e shek. XIX që e bënë Shqipërinë.

I nderuar nipi i letërsisë sociokumuniste, Ben Blushi, rrini atje duke shkruar sekrete prozaike se fare nuk keni njohuri për të drejtat kulminante të 4%-shit të serbëve në Kosovë, aq kanë të drejta, kombëtare, juridike, gjuhësore e kulturore serbët në Kosovë sa që vetë shqiptarët e Shqipërisë nuk i kanë këto lukse të drejtash kushtetuese.

Gjuha 4% serbe është zyrtare në tërë territorin e Kosovës, derisa partitë shqiptare në Kosovë gjatë fushatës zgjedhore parlamentare luftojnë për të fituar 5% të votave për të hyrë në parlament, 4% të sërbëve ju mundësohet që më parë, pa votuar fare të kenë 10 deputetë, plus 10 deputetë me anë të votave= 20 deputetë serbë në parlamentin e Kosovës vetëm me 4% të serbëve; në qeverisje kanë të garantuar ministritë e tyre, sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosoved 4% -shi i serbëve e kanë të garantuar gjuhën, shkollimin nga cikli i ulët deri në atë universitare; Kosova e Albin Kurtit ju lejon ta përdorin flamurin e Serbisë, të pasurojnë veten me tradita kulturore e fetare serbe, me tregëti, ekonomi e biznese të ndryshme me Serbinë.

O Beni nipi i Shuteriqit a fare nuk e dini se Albin Kurti 4% të serbeve ju ka dhënë të drejta shumë më shumë sesa që ju ka dhënë juve të drejta Edi Rama.

Nuk ka pakicë në botë që kanë kaq të drejta kombëtare, gjuhësore, juridike, kulturore, sociale, ekonomike, fetare sesa serbët në Kosovë, sa të drejta kanë qytetarët serbë në Serbi aq kanë të drejta edhe serbët 4% në Kosovë.

Si nuk e kuptoni i dashur Ben Blushi se 4% i serbëve mohon të gjitha këta lukse kushtetuese të Kosovës?, qëllimi final i serbëve është që të mposhtin e gllabërojnë Kosovën e shqiptarëve për ta bërë përsëri Serbi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat