“Stabilokratia ndërkombëtare” turpërisht iu ka vërsulur pa të drejt, me presione të ashpra ndaj Kryeministrit Kurti

Opinione

“Stabilokratia ndërkombëtare” turpërisht iu ka vërsulur pa të drejt, me presione të ashpra ndaj Kryeministrit Kurti

Nga: Hafiz Shala Më: 15 qershor 2023 Në ora: 10:00
Autori Hafiz Shala

Nëse KFOR-i është përgjegjës për ruajtjen e kufijve të Republikës së Dardanisë, pse nuk i jep ultimatum Serbisë qe menjëherë t’i kthej policët e kidnapuar

E, ku është reagimi i sharovit të Tiranës rreth kidnapimit të policëve në territorin e Dardanisë

Qeveria e Dardanisë, duhet t’iu jep ultimatum grupeve terroriste-kriminale qe mos te paraqitën para komunave, përndryshe, pa marrë parasysh prezencën e KFORI-it, detyrat i kanë të ndara.

T’iu drejtën popullatës serbe qe mos të jenë së bashku më bandat kriminale përndryshe mund të pësojnë pa dëshirën dhe qëllimin e ndërhyrjes ndaj qytetarëve të vetë.

“ Arsyetimet” se gjoja “sharovi i Tiranës” ka qenë nën presion ndërkombëtar që ta tërhiqte këtë potez të turpshëm ndaj një pjese të kombit të tij, do të ishte e arsyeshme sikur sharovi i Tiranës mos të kishte marrëdhënie aq të ngushta si një mercenar tipik të paskurpullt i cili, kurrë dhe asnjëherë, le qe nuk i doli në ndihmë Dardanisë por, sillej turpërishtë dhe e vënë atë në mënyrë poshtëruese në raport me Vuçiqin duke i harrua krimet dhe gjenocidin e tij ndaj popullatës civile, duke e mos dënuar deri te përkulja në stilin e rrogëtarit, gjatë vizitës së tij në Tiranë, përpos tepihut të kuq, atij, ia plotësojë kërkesën- dëshirën që, gjatë drekimit në një nga restorantet e rezervuara për armikun, para atij restoranti e mbulojë bustin e Komandantit Legjendar e heroit kombëtar Adem Jashari, i cili bashkë me familjen u flijuan për një Dardani të lirë sovrane e demokratike.

Me siguri se, po mos të ishte ky që ishte dhe është, do të mirëkuptohej nga kryeministri dhe populli vëlla i Dardanisë sepse më ketë arsyetim po mundohet t’i mbuloj veprat e tij antikombëtare, qe nga ideja e ndarjes së-korrigjimit të kufijve, aferat për të cilat, përpos drejtësisë së kapur dhe të kontrolluar nga monarku, duhej qe Departamenti i Shtetit të reagojë sepse, nëpunësi i tij MCGonigal u zu në flagrancë ku ishte direkt i involvuar edhe vetë sharovi i Tiranës.

“Stabilokratia ndërkombëtare”, me theks të veçant ajo evropiane si gjithmonë në pozita kërcënuese ndaj Dardanisë me kushte siç është rasti me liberalizimin e vizave të cilët po na mashtrojnë sikur deles kur ia tregon gurin e kripës por asnjëherë pa ia mundësuar ta lëpijë.

Si nuk turpërohet kjo Evropë e cila, historikisht ka pas qasje armiqësore dhe nënçmuesi e nënshtruese ndaj këtijë populli i cili, për fatkeqësinë e tij gjendet gjeografikisht në kuadër të sajë.

Këtë qe e them unë, me siguri se nuk duhet ta thonë udhëheqja aktuale e cila, me veprimet shtetërorë në funksionimin, shtrirjen e sovranitetit zbatimit të ligjit në tërë territorin e vendit, gjatë gjithë historisë në këso lloj rrethanave kurrë dhe asnjëherë më parë nuk ka vepruar më një vendosmëri të këtillë.

Njerëzit kyç në postet përgjegjëse të atyre evro-amerikane, pa kurrfarë sensi dhe pëgjegjësie, sjellje johumane ndaj një populli i sapodalë nga lufta, t’i bëhet presion të dobëtit për ta detyruar që t’u nënshtrohet këtyre metodave të dhunshme diplomatike.

Zotëri evro-amerikan, edhe ju por ne më së miri e dimë që, qëllimi i Serbisë por, për fatkeqësinë tonë edhe i juve, është qe kjo krizë e krijuar nga agresioni si ky i fundit, luftënxitësi dhe shkaktari i dy luftërave botëror dhe asaj në ish Jugosllavi, të cilës gjoja për ta kthyer kah perëndimi Serbinë aleate e ngusht e Rusisë, i kërkohet që barrën e paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe Evropë, mos ta zgjedhin ketë problem por, ta shtyjnë në pa kufij, me qellim qe pasuria kryesore e Dardanisë, Trepça dhe Ujmani ti mbeten Serbisë, ndërsa, influenca dhe përzierja e Serbisë, të mbetet e përjetshme. Kemi raste të këtilla, si për shembull Qiproja qe gati gjysmë shekulli mbetet e ndarë.

Ky status dhe kjo gjendje, për Qeverinë dhe popullin e Dardanisë është e pa qëndrueshme e pa durueshme dhe e pa pranueshme.

Zotëri evro-amerikan, nëse ju po i nenshtrohi një shteti armik i juaj dhe i popullit të Dardanisë, diplomacia e juaj, zotëri të nderuar, nuk po jep rezultate sepse, jeni rreshtuar në anën e agresorit.

Populli Dardanisë e përkrah udhëheqjen

aktuale të shtetit e cila po e zbaton Kushtetutën e vendit dhe interesat e qytetarëve të saj i cili, për herë të parë në historinë tonë kombëtare, u votuan më mbi 51% , që e obligon këtë udhëheqje të sillej konform saj.

Opozita, në ketë rast, për hir të marrjes së pushtetit për t’i shpëtuar pergjegjësive politike e shtetërore, iu ka bashkëngjit kolonës së 5-stë i udhëhequr nga sharovi i Tiranës, me mision të zbatimit të politikave gjenocidale të Vuçiqit me qellim të marrjës nen kontroll Ballkanin deri të aneksimin e territoreve shqiptare.

Pse mungoj reagimi i cili e trimëronte Dardaninë gjatë deklaratave të tij se, e keni KFOR-in rreth sigurimit të kufijve prandaj “janë të tepërta reagimet e Kryeministrit rreth vendosjes së kryetarëve të komunave në zyrat shtetërore të Dardanisë”

“Sharov”, t’u ka shurdhua pipi i mercenarit qe u mundove ta fshihesh por, sipas asaj së, mos e vet se të tregon vetë.

Tani, a do ta mbyllni kufirin vëllezërve dardan si hakmarrje ndaj mbylljes së kufijve ndaj Serbisë.

Nëse ndodhë kjo, Shqipëria nuk do të dëmtohet ekonomikisht sepse, do të vijnë turist të mjaftueshëm nga Serbia. Nuk do të dëshiroja qe kjo të ndodhë, por, nuk është edhe e pa mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat