“Vetë dorëzimi” i policëve politik

Opinione

“Vetë dorëzimi” i policëve politik

Nga: Gani Qarri Më: 15 qershor 2023 Në ora: 15:24
Autori Gani Qarri

Apo si mund të emërtohet vërtetë, ndryshe ky rast i rëndë, nëse jo vetë-dorëzim; shantazh, pa aftësi, a sabotim e mision tradhtie, ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës?!

Përndryshe, siç dihet, ushtarët e UÇK-së, kur janë nisur në beteja për ta çliruar vendin dhe mbrojtur istikamet në front me okupatorin, kurrë nuk kanë pasur kaq shumë armatim, sa shihet në fotografi, që kishin policët e (vet)dorëzuar.

Madje, gjatë gjithë kohës së luftës, UÇK është përballur në vijimësi edhe me mungesë aq të theksuar municioni, sa që ushtarët e lirisë, është dashur ti numërojnë edhe fishekët, për të pasur secili nga pak municion, për tu përballur me falangat terroriste e gjeniocidiale të Serbisë fashiste.

Kështu që duke pasur në kujtesë gatishmërinë e djemve dhe vajzave tona, që përkundër vuajtjeve dhe sakrificave të jashtëzakonshme, për ti dalë Zot Atdheut dhe flijuar edhe jetën për te, nuk e kuptojë se si policëve të tillë, nuk u vije turp, që vetëm dy javë, pasi 30 ushtarë të KFOR-it, të ardhur nga vende të huaja, u plagosën, disa edhe me armë zjarri, vetëm për ti mbrojtur objektet e komunave veriore të Kosovës por nuk u zmbrapsën para kriminelëve serb, kurse 3 "polic" të Kosovës, u vetëdorëzuan pa fije turpi dhe për faqe të zezë, të armatosur deri në dhëmbë, pa shkrepur asnjë plumb, për mbrojtjen e vetes dhe vendit të tyre!

Nuk e di si nuk u kujtuan këta policë të vetë-dorëzuar, se sa e rëndë është ti shohin sot, ish ushtari Xh. Qeriqi dhe shumë luftëtar tjerë të plagosur e sakatuar për gjithë jetën, në luftë me Serbinë okupatore, se si ata u dorëzuan pa asnjë rezistencë me gjithë atë armatim, kur dihet se ushtarët e UÇK-së, përkundër të gjitha mungesave, pengesave dhe sfidave që ndodhin gjatë luftës, sidomos në një vend si Kosova, që duhej të fillonte nga ZERO dhe kishte vështirësi të jashtëzakonshme për sigurimin e armatimit, shumë nga ta, kanë vdekur por nuk janë dorëzuar, para okupatorit serb.

Kurse “policët” që i shohim në këtë fotografi poshtërimi, për turpin e tyre dhe të shtetit të brishtë të Kosovës, megjithëse ishin të armatosur, me disa lloje armësh, deri në dhëmbë, 24 vite pas çlirimit, nuk janë në gjendje të shkrepin asnjë plumb për shtetin e tyre të pavarur dhe u dorëzuan pothuajse me “vetdëshirë”, para policisë së ish okupatorit serb, në thellësi të territorit tonë shtetëror, brenda vetëm 2-3 minutave, pa asnjë rezistencë?!

Këtu duhet të jetë e përzier thellë dhe rrastë edhe politika e inkriminuar, madje PDK, me gjithë betimin e dhënë, për ti shërbyer vendit dhe marrjen përsipër të mandatit ligjor, të dy kryetarët e dy komunave veriore nga radhët e saj, nuk i lejon as ta kryejnë funksionin e vet në ndërtesat komunale në Zveçan e Zubin Potok, gjë që është sabotim i hapur dhe i qëllimshëm i shtetit, ligjit, kushtetutshmërisë dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës!!!

Dhe megjithëse ato janë objekte institucionale të Republikës së Kosovës e jo pasuri private e minoritarëve as shtëpi personale të kriminelëve serb, PDK po dëshmon publikisht se ende nuk është çliruar nga shantazhimi që asaj i bën Serbia dhe Vuçiqi, prandaj në fakt Qeveria e Kosovës, do duhej ti shpallte urgjentisht zgjedhjet e jashtëzakonshme në Zveçan dhe Zubin Potok, për mos përmbushjen e mandatit ligjor të kryearëve nga PDK-së.

Për aq më tepër PDK e ka të vështirë të ndryshoj qasje ndaj bandave serbe në veri dhe vet Serbisë fashiste, ngase ajo bashkë me AAK-në, për më tepër se dy dekada me radhë kanë lejuar kontrabandën dhe mbajtur të pashkëputura asnjëherë marrëdhëniet me bandat kriminale të veriut, sidomos me kapon e krimit të organizuar në veri, Milan Radojçiq i cili, jo fort moti edhe pritej si hero në zyrat e kryeministrisë së Kosovës.

Prandaj ju lutem shumë, kini kujdes dhe mos e fajësoni, pa masë KFOR-in, pse nuk del me asnjë informatë, sepse ata, kur dalin, duhet ta thonë të vërtetën, e cila mund të na dhembë fort dhe bëjnë HORË-Krejt, ngase KFOR, duket që ka informacione të sigurta, se "policët" e Kosovës janë VETËDORZUAR!

Vetëm shikoni armët para hundëve të tyre, këta edhe po të ishin dërguar “Sy-Mbyllur” në detyrë, kështu si duken në fotografinë e turpshme, do duhej arsyetuar mbajtjen e armës dhe uniformës së policit të një vendi të pavarur si Kosova, që mëton të jetë shtet dhe mbrohet nga pjesëtarët e organeve të sigurisë së vet, me dinjitet!!!

Përndryshe një vetë-dorëzim i tillë, nuk di se si mund të “arsyetohet”, përveç mundësisë që ata të kenë pasur paraprakisht dakordim dhe marrëveshje konfidenciale edhe me ndokënd, nga politika vendore, për shantazhimin e Qeverisë dhe shfaqjen qesharake të shtetit të Kosovës, para serbëve, opinionit të brendshëm dhe atij botëror, me premtimin se pas lirimit nga Serbia, do të marrin azil, në ndonjë vend të tretë?!

Dhe për fund, nuk di as se çfarë të them tjetër, përpos “Zot ruaje Kosovën dhe shqiptarët”, nga gjendja në të cilën na solli si vend dhe popull, politika e inkriminuar dhe totalisht e çakorduar shqipfolëse, gjë që këtij vendi mund t`ia kenë dëshiruar vetëm armiqtë më të mëdhenj të trojeve tona dhe mund ti kushtojë shumë shtetit të Kosovës, popullit dhe kombit shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat