Kidnapimi i tre policëve të Kosovës nga bandat e Vuçiqit, tregon edhe fytyrën e BE-së, e cila karshi kësaj situate ka zgjedhur heshtjen

Opinione

Kidnapimi i tre policëve të Kosovës nga bandat e Vuçiqit, tregon edhe fytyrën e BE-së, e cila karshi kësaj situate ka zgjedhur heshtjen

Nga: Dedë Preqi Më: 15 qershor 2023 Në ora: 16:12
Autori Dedë Preqi

Ka opinione të ndryshme se si mundet të kidnapohen policët në një situatë kur edhe ata janë në formën e gatishmërisë, për të përdorë armët në situata të tilla, por kurrkush nuk mundet të sqaroj në imagjinatën e vet dhe të jep përgjigjen e saktë dhe për të dhënë shpjegime për djallëzinë që përpilon dhe filozofon imagjinata fashiste serbe për të vënë në veprim djallëzitë e saj për popullin shqiptarë dhe shtetin e Kosovës.

Nuk duhet të anashkalojmë edhe përpjekjen e atyre policëve, të cilët në detyrën e tyre në mbrojtjen e vijës kufitare kanë rënë pre e këtij organizimi, dhe jo rastësisht të cilën Vuçiqi, me bandat e veta kriminale serbe e kanë vënë në veprim një organizim të tillë, për t’u hakmarrë ndaj kriminelëve të tyre, që i kanë burgosë autoritetet e Kosovës, këto ditë, të cilët kanë dëshmi dhe fakte, që janë protagonistët kryesor të protestave të dhunshme, që u lënduan dhjetëra ushtarë të KFOR-it, polic të Kosovës dhe shumë personalitete të mediave, para disa ditëve gjatë protestave në veri të vendit.

Nuk është turp të zihesh rob, apo edhe të kidnapohesh në detyrën dhe momentet e kryerjes së detyrave dhe ruajtjes së territorit dhe integritetit territorial të vendit tënd, siç është edhe rasti i tre policëve kosovar në krye të detyrës së tyre, por e keqja e gjithë kësaj se, kur e ke dreqin kojshi, përkushtoja edhe dyfishin e një sigurie, dhe tani ka shumë fjalë dhe spekulime, të cilat e kanë marrë botën, por ata që e njohin mirë mentalitetin e politikës serbe, duhet të mos zgjatën shumë, sepse do të bien pre e kësaj politike, duke u besuar rrethanave të tilla, sikur thonë se policët janë arrestuar brenda kufijve të Serbisë.

Për fat të keq, përveç se ndoshta policët në fjalë edhe janë maltretuar dhe keqtrajtuar nga banditët dhe kriminelët serb të Vuçiqit, është më se brengosëse edhe gjendja e familjarëve të tyre, të cilët nuk mund të qetësohen, për deri sa nuk i dinë rrethanat e duhura për gjendjen dhe shëndetin e tyre, prej të cilëve ka edhe me gjendje kritike shëndetësore.

Prandaj, BE-ja, sikur po e tregon fytyrën e saj jo korrekte karshi situatës dhe tensioneve në veri të Kosovës, dhe ndaj pjesëtarëve të rastit të policisë së Kosovës, duke u distancuar dhe me rezerva po i përgjigjet një situate të tillë në heshtje, e cila situatë nuk e ka zanafillën në Kosovë, por e ka në Beograd, dhe e cila po zhvendoset edhe në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat