Serbia me forma agresive të vitit 1952

Opinione

Serbia me forma agresive të vitit 1952

Nga: Milazim Maraj Më: 15 qershor 2023 Në ora: 18:11
Milazim Maraj

Nga viti 1952 marrëdhëniet Shqipëri- Jugosllavi me gjithë servilizmin e Shqipërisë ishin prishur. Në këtë kohë kishin marrëdhënie të acaruara në masë të madhe. Shërbimet sekrete jugosllave dhe ushtria vrisnin ushtarët kufitar të Shqipërisë, kidnaponin ata gjatë tërë vijës së kufirit me Jugosllavinë. Ky agresion zgjati pa ndërprerë deri sa shteti i atëhershëm shqiptarë formoj njësinë e quajtur” Fronti i heshtur” këtë njësi e komandojë Kadri Hazbiu. Fillimi i aksioneve të këtij fronti ndali operacionet agresive të Jugosllavisë në Shqipëri. Operacionet e Frontit të Heshtur u zhvilluan në vendet të ndryshme të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, vetëm në milici dhe ushtri. Këto aksione operative u treguan të suksesshme; nga se Tito kishte urdhëruar ndërprerjen e aksioneve agresive ndaj Shqipërisë. Krimineli që i qëndroj afër Millosheviqit; Vuçiq nuk del jashtë kornizave të memorandumit antishqiptar të AASHS, për këtë ka përkrahjen e Rusisë më kontakte drejtpërdrejta apo për mes ambasadës ruse dhe kishave serbe-ruse. Ai pretendon “Botën ruse” në tokat tona. Tensionet nuk janë vetëm në Kosovë por edhe në Mal të Zi ,dhe Bosnje. Kosova duhet të përgatitët për çdo situatë dhe të koordinohet me aleatët tonë të natyrshëm.

Të armatos dhe përgatis Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës. Në këtë kohë kërkohet artikulim dhe bashkëpunim i ngushtë me SHBA, Anglinë BE dhe NATO-n. Borrel dhe Lajçak nuk janë në shërbim të paqes në BE. Ata përkëdhelin, përkrahin, mbajnë njëanshëm krahun e Serbisë kriminele. Kjo përkëdhelje stimuloj kriminelin Vuçiq dhe krimin në Kosovë si dhe trimëroj kriminelet në Mal të Zi dhe Bosnje për të mohuar kombin malazez dhe për të ndarë Bosnjën. Kosova nuk ka alternativë tjetër për veç mbrojtjes së tokave të mbetura nga okupimet e mëhershme serbe. Nuk duhet të kursejmë asgjë në mbrojtje të Atdheut tonë të ujitur me gjakun tonë çdo dy tre dekada edhe më shpesh.

Serbia bënë presion të vrazhdë në popullin shqiptarë edhe në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi. Kidnapimi i policëve të Kosovës më 14. 06. 2023 dhe ai i dy policëve që ndodhi më herët tregon se ky agresion nuk do të ndalet pa një ndëshkim të fortë. Ky ndëshkim sa më shumë të vonohet më shtrenjtë do të kushtoj. Tani më, ata që duan dhe duhet të kuptojnë Vuçiqin kanë mjaftë materiale dhe argumente. Krimineli president i një shteti kriminel bënë pazar në tregun Gjeopolitik duke koordinuar ngushtë me Rusinë dhe Kinën. Çdo lëvizje e vogël e rrejshme e Serbisë në drejtim të perëndimit i gëzon pa masë këto institucione ndërkombëtare. Qëndrimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama tregon së në Shqipëri të udhëhequr nga ai dhe struktura e tij, më shumë ka influencë ambasada e Rusisë dhe Serbisë se shteti dhe populli shqiptarë. Kjo gjendje për fatin tonë të keq, po vazhdon tash e disa dekada. Këtë fatkeqësi po e jetojnë populli shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Misionarët që tani janë në skenë nuk po arrijnë të orientojnë situatën në Gadishullin Ilirik drejt paqes. Apo nuk duan?! Më këtë politikë po investohet në konflikt të hapur i cili ka zhvillime të shpejta progresive drejt shpërthimit. Shqiptarët në Kosovë i besojnë SHBA, ne jemi populli më pro amerikan në botë. Ky nuk është vetëm vlerësimi jonë por dhe i SHBA. Kjo nuk do të thotë së këtë besim e kemi edhe të shtetet tjera të BE nga se në prezencën e KFOR-it francez iu përzunë nga kriminelet serb 13.000 dhe u vranë 10 shqiptar ata nuk mund të votojnë tani në katër komunat e veriut të Mitrovicës. Para këtij akti kriminal dhe gjenocidi BE dhe NATO heshtën. Kjo ishte e dhimbshme dhe prodhoj vandalizëm që kurrë shqiptarët me parë nuk e kishin bërë dhe nuk ndjehemi aspak krenar me te me vandalizmin e vitit 2004.

Përsëri tani kriminelet serb po përgjakin plagët tona ende të pa shëruara nga krimet e tyre. Ende pa u gjete trupat e pa jetë që i vranë dhe tani bëjnë pazare politike me to. Policia e Kosovës duhet të vazhdoj me arrestimin e krimineleve kudo që ata paraqitën në veri apo në jug. Serbet në Kosovë tani për herë të dytë me motivimin e shteti kriminel i Serbisë i kanë armiqësuar më shqiptarë. Këtë Serbia po e bënë edhe me torturime të shqiptarëve që kalojnë nëpër, Serbi, plaçkitje, dënime, arrestime të pa arsyeshme. Kërcënohen dhe frikësohen edhe serbët që jetojnë në Kosovë duke iu bërë shantazhe për të vepruar kundër shqiptarëve. Kjo për shqiptarët është rikujtim i atyre thirrjeve të këtyre për armë, thirrjeve për të u bërë jetën skëterrë shqiptarëve dhe përgatitjen e skenarëve me çnjerëzore për të dënuar shqiptarët, për të ua bërë të pa mundshme në shtëpitë e tyre, Për të i detyruar që të shpërngulën si dhe për të paraqitur në botë civilizuar një pasqyrë të rrejshme për kombin më të vjetër në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat