Nuk besoj se do ta kuptoni mesazhin e këtij shkrimi

Opinione

Nuk besoj se do ta kuptoni mesazhin e këtij shkrimi

Nga: Lirim Gashi Më: 15 qershor 2023 Në ora: 19:38
Lirim Gashi

Pas tri luftërave të humbura, Serbia ishte një luan pa dhëmbë

Ajo ende nuk ka dhëmbë.

Dhëmbët asaj fillimisht ia dhanë hua, e më vonë ia dhuruan stomatologët apo dentistët tanë udbashë dhe së fundmi Edi Drogirashi.

Po, po!

Serbisë më shumë dhëmbë i dhuruan kriminelët dhe tradhtarët shqipfolës se sa vetë Rusia.

I dhuruan për njëzet vjet me radhë.

Çdo ditë ndeshëm me veshë të shurdhër dhe sy të verbër të njerëzve që marrin vendime në politikën tonë zyrtare.

Fatkeqësisht bëhet fjalë për njerëz që janë vetëburgosur për vite me radhë në vorbullën e injorancës së neveritshme.

Në të gjithë botën normale, njerëzit kyç të qeverive janë pjesë të ekipeve të suksesshme që luajnë në fusha të sheshta të lojës si ajo e Vojvodinës.

Vetëm tek ne, lojtarët kryesorë luajnë në një mal të dendur si xhungla.

Dhe a e dini pse? 

Sepse xhungla është shpërngulur që moti në kokat e tyre boshe.

Fatkeqësisht, ata nuk e kanë instinktin natyror të Tarzanit për ta kuptuar dhe dirigjuar lojën që lozet në xhungël, ndaj nuk janë të aftë as sa majmunët e tij.

Akoma më keq :

Rezistenca e tyre ndaj këshillave të dobishme është në përputhje të plotë me nivelin alarmues të injorancës dhe kokëfortësisë së tyre.

Bëhet fjalë për njerëz të humbur në kohë dhe hapësirë ​​që funksionojnë si mumie.

Kjo është arsyeja pse politika jonë zyrtare është po aq efektive sa ajo e zvarranikëve të zhdukur nga ligjet e ashpra të evolucionit.

Unë jam një pionier i një mënyre të re, më të natyrshme, më të dobishme dhe më efektive të të menduarit në shumë fusha, përfshirë edhe politikën.

Njerëzit që lexojnë shkrimet e mia zakonisht më kërkojnë falje dy ose tre vjet më vonë që nuk i kanë kuptuar mesazhet e tyre.

Megjithatë, më të poshtrit, më të pandershmit, më të rremët dhe më të pafytyrët prej tyre, që kanë qenë dy tre vjet më parë përkrahës të zjarrtë të politikave të dështuara, më thonë : Ne e dinim këtë ! 

Ju nuk dinit asgjë dhe nuk do të dini zbuloni dhe mësoni kurrë asgjë ngaqë nuk keni me çka .

Sepse truri juaj është po aq i vogël sa mirësia në karakterin tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat