Pa Kosovë nuk ka nesër Shqipëri

Opinione

Pa Kosovë nuk ka nesër Shqipëri

Nga: Kalosh Çeliku Më: 16 qershor 2023 Në ora: 09:29
Autori Kalosh Çeliku

Rilindasët shqiptar, moti e kanë thënë nëpër shkrimet e tyre publicistike dhe Libra: Pa Kosovë, nuk ka Shqipëri. Unë, sot them: Pa Shqipëri nuk ka Kosovë. Vetëmse, jo me këto “Rilindasët” e sotshëm duke i përdredhur bythët me këngë e valle nëpër manifestime partiake para kamerave televizive, por me Rilindasët e Djeshëm. Burrat parashikuesë, që në ballë të popullit shqiptar e shkrepën si armë brezi për Liri: Penën, edhe armën. Trurin, dhe pasurinë trashëgimtare familjare brez pas brezi për Shqipërinë.

Fan Noli me poezinë JEPNI PËR NËNËN:

Ç'thot' ajo e ve e gjorë,

-Mbretëreshë pa kurorë-

Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,

Shpirt e zëmër përvëluar;

Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarë,

Nënës mos ia bëni varrë!"

Mbahu, Nëno, mos kij frikë

Se ke djemtë n'Amerikë.

Qan e lutet Nën' e mjerë,

Kërkon vatrën edhe nderë,

Do lirinë dhe atdhenë,

Si ç'e pat me Skënderbenë,

Bijt' e besës thërret pranë.

Kur i thirri dhe s'i vanë?

Mbahu, Nëno, mos kij frikë,

Se ke djemtë n'Amerikë.

Cilët jan' ata tiranë

Që të pren' e që të vranë

Që të therrë bij e bija,

Dhe t'u-nxi, t'u-mbyll shtëpija?

Derthni plumba, o Shqiptarë,

Gjakn' e Nënës për të marrë,

Mbahu, Nëno, mos kij frikë,

Se ke djemtë n'Amerikë.

Cilët bij të trathëtuan

Dhe të doqnë dhe të shuan

Dhe të lan', o Shkab' e ngratë

Pa fole, pa zog, pa shpatë?

Këta qena, o shok' i mbytni,

Mbushni gjyle që t'i shtypni.

Mbahu, Nëno, mos kij frikë,

Se ke djemtë n'Amerikë.

Sa kërkon e sa të duhen?

Burrat nga detyra s'ndruhen!

Trim i mirë do të japë,

S'kursen jetën as paratë;

Hithni, hithni tok dollarë,

Të mos mbetemi të sharë.

Mbahu, Nëno, mos kij frikë.

Se ke djemtë n'Amerikë.

Do të ndihim pa kursyer

Për ty, Nëna jon' e vyer,

Që me drit' e nder të thuresh

Dhe me bijt' e tu të mburesh.

Cila Nënë lyp paranë?

Cilët bij me shpirt s'i dhanë?

Mbahu, Nëno, mos kij frikë,

Se ke djemtë n'Amerikë.

Armë dhe fishekë mblithni,

Qesen edhe shpirtin hithni:

Për lirin' e vëndit t'onë,

Sot -se nesër është vonë-

Jepni, Nënën të shpëtoni,

Komb e vatra të nderoni.

Mbahu, Nëno, mos kij frikë

Se ke djemtë n'Amerikë.

1917

Historikisht, Rilindasët patën të drejtë si largpamës për Ditën e Nesërme. Shqipëria, ka dhënë burra të penës, e Kosova burra të pushkës. I ndihmuan me shekuj njëra - tjetrës me penë dhe pushkë. Dhe, e kemi Sot këtë Shqipëri. Kosovë, republikë të Dytë shqiptare, në Bllkan. Nesër, ndoshta: edhe, Maqedoninë e Veriut. Malin e Zi. Tri Motra, të cilat nuk mund të jetojnë pa njëra tjetrën në Ballkan. “Buren e barotit”. Setren, e Nastradin Hoxhës pas dere. Mbreti, kur ia shiti Rumelinë dy xhemi me alltan Rusisë. Këngë, të cilën humoristi dhe satiristi kërçovar Xha Deralla, e këndonte përsëgjalli me çifteli:

Rrafi teli në atë Misirli,

Na u shit kjo Rumeli:

Na e ka ble, çaj Moskovi zi.

Na e ka ble, aman-aman:

I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan,

I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan…

Nastradin Hoxha, kur e shiti shtëpinë, e la setren me arna varë në një gozhdë pas dere. Identike me Asociacionin e Komunave serbe, në Mitrovicën e Veriut, në Kosovë. Që, na i la Serbia pas dere. Punë tjetër, është ajo, se: politikanët shqiptar i përdredhin bythët para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare për pushtet, heqin valle para popullit shqiptar, si arusha e Maxhupit me dajre për një torbë miell në sistemin komunist, sot Neokomunist, në Katund. Hidhet e përdridhet me valle mes lëme, lidhur me një litarë kanapi të Maxhupit me dajre.

Sot, arusha e Maxhupit me dajre, nuk ka bukë në Katund. Rolin e saj, e lujanë me dajre për përfitime të posteve partiake qeveritare, politikanët e dalldisur dhe arratisur. Vallen, e heqin në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. E dalldisin popullin shqiptar me këngë dhe valle para kamerave televizive, se: “fitoren madhore”, ua kanë sjellë gratë?!

Dhe, jo burrat...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat