Vuçiqi i ledhatuar nga Hashimi, Isa dhe Edi Rama, rrëmben policët e Kosovës

Opinione

Vuçiqi i ledhatuar nga Hashimi, Isa dhe Edi Rama, rrëmben policët e Kosovës

Nga: Faton Mehmeti Më: 16 qershor 2023 Në ora: 11:45
Autori Faton Mehmeti

Rrëmbimi i tre policëve të Policisë së Kosovës në veri, shpërfaqi edhe një herë Serbinë e vërtetë. Që nga viti 2011 kur filluan bisedimet me Serbinë, e që u thanë se janë teknike, asnjëherë s’kanë qenë të tilla, me Serbinë çdo gjë është politikë dhe nacionalizëm, pavarësisht gjuhës politike, ky është realiteti. Serbia s’ka ndryshuar asnjëherë, është njësoj si në kohën e Millosheviqit, urryese ndaj shqiptarëve dhe luftënxitëse.

Politikanët e Kosovës kanë gabuar që nuk kanë pasur parasysh se kush është Serbia, me veprimet e saj shpeshherë kanë ndihmuar Vuçiqin të paraqitet si njeri i paqës, deri aty arritën sa ndihmuan nxënësin e Millosheviqit të promovohet si kandidat për nobelin për paqe. E neveritshme, e turpshme.

Në anën tjetër, Edi Rama me projektin serbo-rus "Open Ballkan" ka ndihmuar në paraqitjen e Vuçiqit si lider i zgjidhjës së problemeve, edhe pse është vet lideri serb nuk ka qenë aq i vëmendshëm për të treguar fytyrën e vërtetë të tij. Janë kronologji veprimet që kanë sjellë situatën aktuale ku më tepër sulmohet Kosova se Serbia. Nëse nuk unifikohet spektri politik në raport me Serbinë, asnjë qeveri nuk do ta ketë të lehtë, pavarësisht se kush është në pushtet.

Për rrëmbimin e policëve, të gjithë partitë pa përjashtim, bashkë me qeverinë duhet të dalin dhe të tregojnë se janë unik, të paralajmërohet edhe komuniteti ndërkombëtar që nëse nuk ndërmerr masa vet do e ruajmë kufirin me trupat tona. Kur jemi bashkë zëri ynë dëgjohet më shumë, përderisa jemi të përçarë fitues është Serbia. Me apo pa dashje, disa nga liderët tanë politikë në Kosovë e Shqipëri më shumë i kanë bërë favore Serbisë dhe Vuçiqit se Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat