Nuk ka kufi naiviteti dhe budallallëqet e Vuçiqit!

Opinione

Nuk ka kufi naiviteti dhe budallallëqet e Vuçiqit!

Nga: Hafir Hoxha Më: 16 qershor 2023 Në ora: 12:59
Autori Hafir Hoxha

Realiteti: Arreston tre policë të Kosovës, roje të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, bën aktivitet të rrezikshëm të luftës speciale, gjest me dy synime: 

1. Të sulmojnë policinë e Kosovës, nëse rrezistojnë dhe kundërpërgjigjen me armë, të kenë arsye për tu futur me njësi të tjera në Kosovë e ndoshta sipas dëshirës Ruse të fillojë konflikt, luftë e armatosur në Ballkan, pasi Putini e ka kuptuar që SHBA, BE, KFOR nuk janë të interesuar të ketë luftë në Ballkan .

2. Nëse nuk arrihet synimi i parë i lartpërmendur atëherë të poshtërohet policia e Kosovës dhe instutucionet e tyre duke i bartur policët nga vendi i kidnapimit në teritorin e Kosovës, atje brenda në Serbisë dhe atje të bëjnë filmin, skenarin kinse atje janë zënë në tentim të akteve terroriste kundër Serbisë!

Variantin e parë policët vigjilent dhe profesionist e kanë eviuar. Policët pra detyrë e kanë luftimin e kontrabandës, trafikimit ilegal të narkotikëve, njerzëve, armëve , kafshëve etj, mes Serbisë dhe Kosovës, edhe po të ishte Kosova e Serbisë ende atëhere forcat serbe është dashur të bashkëpunojnë me policinë “e tyre të përkohshme të Autonomis se Kosovës” sipas kushtetus se tyre aktuale dhe ta luftojnë krimin.

Po të ishte pranuar realiteti nga Serbia, të njihet Kosova, kufijtë dhe institucionet përsëri forcat serbe, policia, ushtria tyre kufitare do të duhej të bashkëpunojë me KFOR dhe Policinë e Kosovës që ta luftojnë krimin lokal dhe internacional.

Pra, në të gjitha variantet po shihet budallakia dhe qëllimi i keq i Vuçiqit dhe i Serbisë, e përseritën gjestin e vitit 1991 në Maribor të Sllovenisë kur filloi lufta Jugisllave, ish APJ arrestuan dy ushtarakë të Mbrojtjes Teritoriale Sllovene, pas dy ditësh Sllovenët arrestuan një Kolonel të sigurimi të ish APJ dhe pastaj filloi lufta!

Serbia po provokon, po pret që dikush me apo pa dije, të jetë strukturë e shtetit të Kosovës apo çfarëdo grupi (gjuetarë, veteranë etj) të arreston e kidnapojnë forca serbe në kufi ku ky gjest që kushdo mundet me e bërë dhe pastaj të fillojë konflikti.

Edhe kjo ide Vuçiqit i shkon huq sepse shqiptarët mirë i lexojnë dhe i kuptojn këto vepra dinake, tinëzare dhe të poshtra që i bënë Serbia, këto i bëjnë edhe mes tyre (vrasjet e fëmijlve të tyre në Ibër, të dhjetëra atentateve dhe vrasjet në shkolla të nxënsëve kohën e fundit ). Jan këto vepra të shumtuara gjenetikisht të vendosura tek serbët.

Pra, si do që paraqet dhe e gjykon këtë rast Vuçiqi gabim e ka, këte e dinë të gjithë e më së miri e dinë vet serbët dhe që këto gjeste më së shumti i dëmtojnë ata.

S’ka logjikë një grup policësh nga Kosova të hynë në Serbi aq më pak për terorizëm dhe në uniformë! Kjo budallaki është shumë e tejdukshme nga e tërë bota e për mua është pyetje:

1. A përnjëmend është Vuçiqi dhe organet e shtetit Serb aq naivë të bëjnë këtë gjest!

2. Apo e bënë këtë gjest grupet paramilitare kriminale pro-ruse serbe e që tani po detyrohet Vuçiqi dhe Serbia të merret me këto budallallëqe!

Nëse i dënon policët e Kosovës, që kanë hyrë në territorin serb d.m.th e njeh Kosovën, organet e saj dhe kufirin mes nesh!

Nëse i liron të pa fajshëm shihet gjesti dhe tentimi, synimi i keq i Serbisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat