Edi Rama duhet të shpallet edhe zyrtarisht “tradhtar i kombit”

Opinione

Edi Rama duhet të shpallet edhe zyrtarisht “tradhtar i kombit”

Nga: Lirim Gashi Më: 16 qershor 2023 Në ora: 14:14
Autori Lirim Gashi

Për mua, Edi Rama u bë një çetnik më i rrezikshëm dhe më dinak se sa vetë Shesheli, ditën që ia dhuroi çelësin e Tiranës udbashit të thekur Goran Bregoviq, njeriut që e ktheu Emir Kusturicen në një armik më të madh të popullit të tij boshnjak se sa që ishte vetë Sllobodan Millosheviçi, kasapi i Ballkanit.

Dronin mbi Beograd që elektrizoi aq shumë shqiptarët e Kosovës sa që e shpallën baba të kombit, unë po të njëjtën ditë e quajta lodër për mashtrimin e budallenjve, të cilët nuk e kuptonin se çfarë po u përgatitej pas shpine.

Atë ditë mora një sasi të pabesueshme kritikash, veçanërisht nga tifozët e Vetëvendosjes, që në atë kohë besonin se Edi Rama ishte një pasardhës i denjë i Enver Hoxhës.

Enver Hoxhën ata e adhuronin në atë kohë sa të krishterët Jezu Krishtin, ndaj e spiunonin njëri-tjetrin si anëtarët e Partisë së Punës në kohën e atij diktatori gjakatar.

Pjesa e tretë e kurorëzimit teatror të babait të ri të kombit shqiptar Edi Rames pasoi në mes të Beogradit, kur Vuçiq pranoi ta lejonte atë që t'i thoshte në sy se Kosova është shtet i pavarur dhe jo vetëm të largohej i gjallë dhe i shëndoshë nga zyra e tij, por edhe të vizitonte shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe t'ua mbante atyre një fjalim aq të zjarrtë nacionalist, sa që t'ua lante trurin me sapun dhe t'i kthente në idhujtarë të tij të verbër.

Unë shumë kohë më parë e kisha të qartë se Edi Rama do ta fuste Hashimin e tij në trekëndëshat magjikë të nënave të atyre që e quanin baba.

Letra e dashurisë të cilën Edi Faqeziu ia dërgoi Sinisha Mihajloviqit, shovinistit më të madh të futbollit serb, i cili ishte edhe anëtar i Partisë Radikale Serbe të Sheshelit, për mua ishte vetëm një përparim i dashurisë së tij të pafundme për serbët më gjakatarë, më nekrofilë dhe më kanibalë, të cilët jo vetëm që dhunuan nënat, motrat dhe gjyshet e shqiptarëve të Kosovës, por edhe i masakruan fëmijët, mbesat dhe nipërit e tyre të palindur, të cilët i nxorrën me bajoneta nga barku i tyre.

Edi Rama duhet patjetër të shpallet edhe zyrtarisht “tradhtar i kombit” dhe t'i ndalohet përgjithmonë hyrja në Kosovë.

Për fat të mirë Vetëvendosje ndërkohë e zvogëloi dashurinë për Enver Hoxhën vëllain e dashur të Stalinit, Mao Cetunit, Milladin Popoviqit, Dushan Mugoshes dhe Svetozar Vukmanoviq Tempos.

Shpresoj, uroj dhe lutem që ta ndërprejë përgjithmonë përshkimin e votave në moçalin terrorist islamik.

AMEN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat