SHBA e do Kosovën, po e përkëdhel Serbinë për ta shkëputur nga Rusia

Opinione

SHBA e do Kosovën, po e përkëdhel Serbinë për ta shkëputur nga Rusia

Nga: Faton Mehmeti Më: 18 qershor 2023 Në ora: 16:17
Autori Faton Mehmeti

Derisa vazhdon lufta në Ukrainë, SHBA dhe BE po mundohen për të përmbyllur marrëveshjën përfundimtare Kosovë-Serbi. Duan të shfrytëzojnë izolimin e Rusisë për mos të lejuar ate të jetë faktor i marrëveshjës mes frikës se mund të prish synimet për qëllime të saj. Shikuar nga përpektiva e kohës dhe ndikimit të Rusisë mbi Serbinë, SHBA po vepron mirë, por s’ka pse Kosova të jetë viktimë e luftës së fuqive të mëdha. Aq më tepër që Serbia po ledhatohet vetëm për ta shkëputur nga ndikimi rus, me Kosovën e apetiteve serbe për kompromis.

Nga kjo rrjedhin edhe ndryshimet nga ana e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës, jo se ata nuk e dinë kush është agresori e viktima apo kush është i miri dhe i keqi, synimet për të ulur ndjeshëm ndikim rus me futjen e Serbisë në gjirin e saj bëmë që ndërkombëtarët të bëjnë presion te Kosova për të realizuar kërkesat serbe me Asociacionin si kryefjalë.

E disa që habiten me ndryshimet e qëndrimeve amerikane ndaj Kosovës duhet ta kuptojnë se jo që amerikanët duan serbët më shumë se shqiptarët, ndryshimet gjeopolitike diktojnë diskursin politik deri sa të fusin Serbinë në gjirin e tyre, për të shkëputur nga gjiri i Rusisë.

Kosova është vatër nga ku betejat e fuqive të mëdha synojnë të fitojnë në dëm të njëri tjetrit, me Kosovën që s’ka asnjë ndikim sado modest në favor të njërës apo tjetrës. Kështu që, Kosovës i mbetët vetëm të vazhdojë miqësinë e përjetshme me SHBA, edhe SHBA duhet të vazhdojnë të mbështesin Kosovën. Serbia njeh veç forcën, është dinake në diplomaci, lojën e saj diplomatike e zgjat në pafundësi për të përfituar sa më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat