Duhet mbështetur Kurti e Osmani - Leksion për qeverinë, intelektualët e mediat e Tiranës dhe për opozitën në Prishtinë

Opinione

Duhet mbështetur Kurti e Osmani - Leksion për qeverinë, intelektualët e mediat e Tiranës dhe për opozitën në Prishtinë

Skënder Sadri Kapiti Nga Skënder Sadri Kapiti Më 19 qershor 2023 Në ora: 12:04
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Tani problemi dhe pyetja që shtroj këtu në këtë shkrim për ata të cilët kundërshtojnë Kurtin është kjo: a jeni dakord me një politikë qeverisëse antikorrupsion, antikrim dhe kundër tradhtisë publike e kombëtare, si dhe tjetra a jeni për një politikë qeverisëse e cila ka interesin publik e kombëtar mbi atë personal? Dhe këto prioritete i ka si Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani dhe për të cilat i votoi populli.

Serbia nuk e njeh akoma Shtetin e Kosovës, dhe jo vetëm kaq por Serbia këmbëngul dhe pëpiqet në maksimum jo vetëm me politikë, diplomaci , me hipokrizi, me mashtrime , me korrupsion dhe me lloj-lloj mjetesh e potencialesh për të penguar njohjet e Kosovës, për mosintegrimin e saj në organizma dhe organizata ndërkombëtare,por ajo është tejet agresive dhe kërcënuese kundër Shtetit të Kosovës, për ndarjen e coptimin e saj,për destabilitetin e Kosovës, ajo nxit dhe përhap te populli serb urrejtjen patologjike kundër shqiptarëve.

Pra, Serbia nuk ka ndryshuar aspak nga mentaliteti mesjetar shovinist,barbar dhe genocidial kundër shqiptarëve.

E gjithë politika në Serbi, pozitë e opozitë garojnë për të fituar pushtetin me politikë dhe me program sa më antishqiptar e shovinist, dhe atje vjen në pushtet gjithmonë politika më antishqiptare.

Të gjithë intelektualët me në krye Akademinë e Shkencave shoviniste serbe, Kisha Ortodokse serbe,agjenturat shtetërore të saj dhe bashkë me to dhe në sinkron antishqiptarizmi me to janë të gjitha mediat, gazetat e televizionet , artistët e sportistët, lajmet, emisionet, debatet televizive, të gjitha emëtojnë urrejtje kundër shqiptarëve edhe sot akoma.

Është për t’u habitur se si ka mundësi që qeveria shqiptare, por edhe pjesa dërrmuese e opozitës në Shqipëri, mediat, gazetarët, gazetat e televizionet e Tiranës shumica dërrmuese e tyre nuk interesohen ,nuk e mbështesin Kosovën , por madje turpësisht dhe antikombëtarisht rrinë indiferent, japin dicka siperfaqësisht, por akoma dhe më e keqja është se jo pak gazeta,televizione, intelektualë ,opinionistë etj., dalin dhe kritikojnë e janë kundër Kurtit por edhe kundër Osmanit, pse ata po mbrojnë shtetin e Kosovës, institucionet e saj,integritetin territorial të saj, prestigjin dhe personalitetin e shtetit shqiptar; dalin kundër Albinit por edhe Vjosës pse ata kërkojnë barazinë, reciprocitetin dhe respektin ndërshtetëror.Dhe po kështu sillet edhe opozita politike në Prishtinë dhe disa media e sharlatanë intelektualë e gazetarucë mercenarë atje.

Pse janë në Tiranë kundër Albinit e Vjosës politikanë e pushtetarë, dhe intelektuasle e media mercenare une e di , sepse po këta kanë qenë edhe kundër Rugovës, po ata edhe kundër UCK dhe tani edhe Kurtit. Dhe pse janë të tillë këta politikanë e mercenarë këtë e verteton ajo se cfarë bëjnë mediat e portalet në Shqipëri kundër interesave kombëtare mjafton kjo si argument dhe cituar nga Ministria e jashtme greke: raportohet se Greqia ka financuar me fondet sekrete mediat në Shqipëri. Lajmi ka qarkulluar në mediat elektronike greke. “Shqyrtimi i fundit është bërë më 10 tetor. Dosja që u hap në zyrën e kryetarit të parlamentit përmbante tre kode, për një fond prej 1 milion eurosh. Të njëjtat burime thonë se kodi i parë ishte për para që iu dhanë mediave në Shqipëri…..Sqarimi që u dha për dy kodet e para, ishte se janë përdorur me qëllim që të publikohen shkrime pozitive për Greqinë dhe të lobohet me gazetarë e drejtues mediash në dy vendet fqinje në dobi të interesave të Greqisë”, shkruan CNN Greek.

Kur këtë e bën Greqia llogariteni se cfarë bën Serbia e Rusia.

Kundër Kurtit dhe Osmanit janë të gjitha mediat e intelektualët e shitur, është e gjithë politika e korruptuar dhe e pabesë , e pasinqertë e që sakrifikon gjithcka vetëm për interesa personale e që janë të gatshëm që për pushtet të falin e të japin deri edhe troje shqiptare. Politika dhe politikanët antiKurti janë të gjithë ata dështakët, janë të gjithë ata injorantët dhe egoistët fanatikë e egoistë që urrejnë tmerrësisht talentin, aftësinë dhe pastërtinë e përkushtimin patriotiko-kombëtar të Kurtit e Osmanit të cilët janë shëmbulli më i mirë në Kosovë e Shqipëri i përgjegjshmërisë para ligjit e Kushtetutës, si llogaridhënës para tyre e demokracisë dhe si model se si i shërbehet popullit, shtetit dhe atdheut.

Me hipokrizi e djallëzi këta dhe ky soj sorollopi mediatiko-politik i korruptuar e akuzojnë Kurtin si antiamerikan,kur nuk ka më antiamerikanë se ata politikanë e media shqiptare të cilat janë të korruptuara, të kriminalizuara ,hajdute dhe të pasinqertë e të pabesë me shtetin dhe me Kombin e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat