Partia Demokratike është aset kombëtar, është e shqiptarëve, e demokratëve dhe jo e vetëm kryetarit e deputetëve

Opinione

Partia Demokratike është aset kombëtar, është e shqiptarëve, e demokratëve dhe jo e vetëm kryetarit e deputetëve

Nga: Skënder Kapiti Më: 20 qershor 2023 Në ora: 19:42
Selia e PD

Sot Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike një pikë të Rezolutës së tij shpalli se: Këshilli Kombëtar duke analizuar dhe reflektuar mbi ngjarjet dhe zhvillimet politike, mbi vendimmarrjet e munguara ose të vonuara nga organet drejtuese të Partisë Demokratike në harkun 15 muajve të fundit, konkludon se vetëm riorganizimi përmes një procesi zgjedhor transparent duke filluar me zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe organeve të tjera drejtuese e organizative i shërben dhe mundëson ringritjen e Partisë Demokratike, aksionit të saj politik dhe përgatitjen për përballjen e ardhshme elektorale.

Kjo mbledhje dhe kjo Rezolutë e saj është ndërmarrje e rëndësishme dhe mëse e duhur për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Demokratike,ngjarje vendimtare e cila do t’i hapë rrugën dhe do të përshpejtojë ringritjen , riorganizimn ,fuqizimin dhe Vetting-un e PDSH gjë e cila pashmangshmërisht do ta sjellë PD-në në pushtet, pasi PD ka edhe mbështetje nga SHBA e BE.

Ne demokratët ndjehemi mirë për këtë zhvillim historik në kushtet kur sistemi korruptiv i tranzicionit ka falimentuar dhe atij i duhet dhënë goditja përdundimtare për ta ndarë Shqipërinë nga tranzicioni. Janë për t’u falenderuar strukturat e PD- së, Kolegji i Kryetarëve të degëve, ata deputetë si dhe gjithë ata të rinjë e votues të PD-së që falë qëndresës dhe guximit të tyre PD mbijetoi përballë atij presioni,kërcënimi e shantazhi të politikës së vjetër të “Trekëndëshit të Bermudës”.PD dhe demokratët zgjodhën alternativën e duhur: atë me SHBA-të, me demokracinë, integrimin, me VETTING-un e me antikorrupsionin.

Partia Demokratike është aset kombëtar, është e shqiptarëve, e demokratëve dhe jo e vetëm kryetarit dhe as e vetëm deputetëve, dhe në këtë konstatim kam parasysh atë se PD me Bashën dhe me Elitën e Re Politike të saj tashmë ajo është me të vëretetë demokratike dhe jo pronë e klaneve rreth pronarit autokrat , sot non grata. PD sot jo pronë e mjet spekulimi e manipulimi për përfituesit deputetë.Tani PD-ja është tashmë e antarësisë dhe e demokracisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat