Një kujtesë për “harresën” e qeverisë

Opinione

Një kujtesë për “harresën” e qeverisë

Nga: Agim Jazaj Më: 22 qershor 2023 Në ora: 12:46
Agim Jazaj

Për afro 32 vite punë në emigracion shqiptarët që enden nëpër botë, ende mbeten pa i’u njohur vitet e punës, kontributet e tyre edhe në vendin fqinj Greqi, ku është edhe pjesëmarja më e madhe emigrantëve shqiptar.

Ende midis dy qeverieve nuk është realizuar: “Marëveshja e mos Marveshjes edhe pas 32 viteve”, për njohjen e siguracioneve- sa dhe është harruar fare, madje e fshirë nga çdo axhendë bisedimesh, e qeverrisjes së sotme…

“Janë bërë dy takime në nivele të larta edhe vitin e kaluar dhe para zgjedhjeve të 14-majit, por si ndjekës i kësaj çështjeje jam tepër i zhgënjyer, sepse vetëm është reklamë e asgjë në praktikë. Pra mund të them gjithëshka: Mashtrim nga të dy shtetet. Asgjë dhe pa shpresë për emigrantët e brezit të parë e në mos brezit të dytë, janë vështirësuar edhe marja e lejes së qëndrimit, pra me këtë qeveri greke!

Emigrantëve i’u janë hequr disa të drejta të cilat i kishim dhe më pareë. Pra personalisht nuk shoh dritë jeshile për këtë problem”!

Konfirmon sot një emigrant për gati 30 vitesh në Greqi, dhe ndër aktivistët e atij komuniteti, madje edhe në fushën e mediatikës së emigracionit: Vladimir Selamaj

Gati ¼ e shqiptarëvëe që gjenden në Greqi, për 32 vite, po plaken dhe nuk kanë asnjë mundësi shpresë për njohjen e viteve të punës në Greqi dhe pa asnjë fije shprese për të parballuar jetën e nesërme!

“Klithmat e hershme të emigrantëve, shoqëruar me klithmat e sotme dhe me hatanë vdekje prurëse e të nesërmes; bien në veshin e shurdhër edhe të qeverrisjes (vithisjes) së sotme, e cila i ka na harresë dhe në përçmim këtë pjesë të madhe dhe kontriubuese të vëndit, përderisa mendjen, aksionin, pasionin dhe axhenden e ka në rritjen e kriminilazimit, të kanabizimit, kurvarizimit të vendit, të shtëpive publike, duke i kthyer edhe zyrat në Zgjyra, paisur me krevate dhe dyshek edhe ballonet e udhëtimeve, duke ngritur në qiell e futur në “Tempull” Djajt e dhunuar Engjëjt! Kjo është qeverisja me djajt”- më shkruante taze edhe miku im; Fania nga Athina.

Shqiptarët po braktisin vendin, sepse është vrarë edhe shpresa nga shpresëvrarët dhe besëprerët, duke emigruara nëpër botë:

Numri më i madh i emgracionit shqiptarë shënohet në Greqi, në vitet 2013-2014 gati 700- 800 mijë publikonin numrin e tyre edhe në faqet e shtypit.

13 vite më parë publikuam në shtypin e ditës opinionin: “Marrëveshja e Mosmarrëveshjes”…

Si për t’i paraprirë vizitës së panjohur të ministrit të punëve të jashtëme atë kohë: Etmond Panariti, që do të realizonte me Greqinë fqinje, me ftesën e ministrit të punëve të jashtëme të Greqisë; Dimitris Avramopulos. Vizita atë kohë nuk ishte në agjentë, e pa publikuar, as për opinionin shqiptar, dhe fare e pa menduar për emigrantët shqiptar në Greqi.

Ministri i jashtëm shqiptar: Theksonte në e-mailet e tyre telefonatat, opinoniet dhe bisedat me emigrantët i kapërceu edhe parashikmet, duke prekur edhe temat tabu të përmbi 20 vjet në marrëdheniet mes 2 vendeve fqinje. Për here të parë u fol me zë të lartë, madje nga zeri i një ministri: të Shqipërisë, z. Panariti: “Heqja e ligjit të Luftës nga Greqia, si dhe çështje më e prekshme dhe e ndjeshme, çështje shqiptare e Çamërisë, njohja pronave të shqiptarëve në Greqi”, etj.

Duke dëgjuar këto 2 çështje të prekura mes 2 vendeve dhe në bisedat e 2 ministrave respektiv, kush prej shqiptarëve aso kohe nuk u ngrit më këmbë?

Por, një çështje shumë të rëndësishme në marrëdhëniet mes 2 vendeve: Njohjen dhe Transferimin e Siguracioneve të emigrantëve Shqiptarë që punonin mbi 20 vjet në Greqi, nuk ishte pjesë e axhendës të ministrave

Pse “harroi” ministri Panariti në bisedën me z. Avramopulos-pyetën emigrantët qysh atëherë?!

GJUHA ZYRTARE DHE KONTRIBUTET

Duke i’u referuar shifrave dhe fakteve, të pozuar vite më parë, dhe më pas të pasuruar, por ndoshta të pa pozuara, po japim për opinionin dhe politikëbërjen, apelin e emigrantëve, të drejtën dhe qëndrimin e tyre.

Institucione të specializuara, serioze greke, qysh në vitin 2005 kanë kryer studime të shumta të pranisë së emigrantëve të huaj dhe përfitimet e vendit të tyre prej emigracionit. Universiteti i Patras dhe ai i Janinisë, (në atë vit) ka çuar në përfundim se prania e të huajve, sidomos e shqiptarëve që përbëjnë dhe shumicën, 65 përqind e numrit të pranisë së të huajve, mban gjallë frymën e bujqësisë, blegtorisë, ruajnë jetën demografike në pjesët rurale, mbajnë hapur shkollat.

“Prania e emigrantëve shqiptarë në Greqi, janë gjithashtu edhe bumi ekonomik e financiar i vendit”!

“Shqiptarët i japin frymë arkës së shtetit grek, citonte aso kohe në komentin e sajë gazeta: ”Tanea”, lider e shtypit të shkruar të Athinës.

KONTRIBUOJNË, NUK PËRFITOJNË…

Rreth 400 000 shqiptar, publikonte Institucioni i Sigurimeve Shoqërore: I. K. A- greke, janë forca të afta pune dhe 243 000 emigrantë shqiptar të regjistruar, kanë kontributet e tyre në sigurimet shoqërore të Greqisë fqinje. Shumë prej atyre ndodhen në prag të pensionit dhe presin në ankth: A do të përfitojnë këtë të drejtë universale, kontribut për efekt pensioni?!

Në Athinë shpesh here kanë zbritur kryeministra, ministra të jashtëm, ambasadorët e radhës, për gati 20 vjet kanë mundur të komunikojnë drejtëpërdrejtë me emigrantët, dhe në cilëndo bisedë kanë ngritur emigrantët dhe u kanë premtuar qeveritarët, të realizojnë marëveshjen për njohjen e sigurimeve shoqërore: “Jemi në bisedime, jemi në fazën e modaliteteve, në planin e ekspertëve”.

“Shumë shpejt; do ratifikohet kjo marrëveshje”, etj, etj!

Janë bërë bisedime në rrang ministrash, të zbritura deri në shkallë ekspertësh! Kanë folur për modalitetet dhe u është transmetuar emigrantëve në komunikimet e shumta me ta në Athinë!

Janë formuluar projekte, deri duke shkuar, thua në fundin e marëveshjeve mes institucioneve respektive: I. K. A dhe Sigurimeve Shoqërore shqiptare, bashkëlidhur dhe protokollet e modeluara, me stilografët sipër për nënëshkrim e sajë, por pala greke kurrë nuk e ka nënëshkruar këtë marrëveshje mbi bazën e reciprocitetit dhe kontributit të emigrantëve, një e drejtë që ata vet e kanë përfituar nga të tjerët 30-40 vjet më përpara nëpër botë, ku kanë punuar dhe kanë përfituar, dhe u mohohet kjo e drejtë emigrantëve shqiptar edhe pas 32 viteve!

Duke e nënshkruar, pra nënështruar marrëveshjen e Ujrave Detare, të cilën ende nuk e ka ratifikuar Greqia as me Turqinë, e cila ka fituar Pavarsinë gati 90 vjet përpara nesh! Dhe të mos pranohet marrëveshja, për njohjen e siguracioneve arsyetonte; Lorenc Keqaj, ish sindikalist i kupolës së Ndërtimit në Athinë përkthehet: “Prano atë që dua unë dhe nuk të japë atë që të takon tyja”.

Të përballuar me 2 standarde: “Për vete e duan, të tjerëve u’a mohojnë”.

MBI 32 VJET PUNË

Emigrantët shqiptarë, gati një e treta e popullsisë kanë mëse 32 vite punë në Greqi dhe kontributi i tyre, pagesa e sigurimeve shoqërore është një “minierë ari” për vendin ku kontrubuan, por dhe një pasuri kombëtare shqiptare, e njohur në gjithë botën dhe nuk njihet deri më tani mes dy vendeve. Pariteti dhe reciprociteti janë parime themelore të cilat funksionojnë në gjithë shoqëritë e përparuara, modalitete që standartizojnë politikat dhe shtetet në mardhënie bilaterale, në shoqëritë e sotme: Një me një, të cilat funksonojnë me seriozitet dhe pjekuri mes palëve, politikave, vendeve dhe duhet të ishte realizuar shumë shpejtë, madje dhe mos duhet e kushtëzuar tashmë- thonë në opinionet e tyre emigrantët shqiptarë në Greqi.

Edhe grekët kanë emigruar shumë vite më përpara, deri në vendet e kontinentit amerikan, në Europë, deri në Australi, qoftë dhe për disa muaj punë atje kanë përfituar të drejtën e shpërblimit për pension pleqërie.

Shumë vjet më pasë, me kontribute më të madha, kjo e drejtë u privohet emigrantëve shqiptar!

Vite më parë drejtori i përgjithshëm i Sigurimeve Shoqërore shqiptare, u prononcua në mjetet pamore lidhur me çështjen e prekshme: Ishim shumë pranë ratifikimt të marëveshjes për njohjen e siguracioneve me Greqinë, por e pamundësoi kriza ekonomike!

Por, arsyetimi logjik, qoftë dhe i një emigranti të thjeshtë, duket së shkon përtej arsyetimit të drejtorit: Gjithë vendet që janë prekur nga kriza ekonomike, qoftë dhe të B.E-së, nuk mund të mohojnë qoftë dhe një cent, nuk mund të zbusin krizën duke shkelur të drejtat dhe liritë e njerëzve, qofshin dhe të huaj resident, të bazuara në Konventat Ndërkombëtare, nënëshkruese e të cilave është edhe Athina zyrtare, vend po i B.E-së.

Shteti shqipëtar i zgjedhur nga shtetasit e vet për t’i qeverisur, është mjaftuar në biseda të niveleve të ulëta, pa e ngritur zerin dhe kërkuar këtë të drejtë edhe në planin e jashtë politikës, mes palëve, madje duke e europianizuar Edhe më tej këtë të drejtë, por dhe të kushtëzuar.

Afro 50 përqind e të huajve, të regjistruar në skemat e sigurimet shoqërore të Greqisë, janë emigrantët shqiptarë. Pjesa më e madhe e meshkujve përballojnë punët e ndërtimit, dhe paguajnë siguracione më të larta. Si kontrubues më të mëdhenj, ata rezultojnë dhe mospërfituesit më të mëdhenj deri më tani. “Të huajtë paterica e arkave”.Të huajtë japin shumë dhe nuk përfitojnë der më tani nga kontributi i tyre, pozonte gazeta “Kathemerini” ndër gazetat e “skalionit” të parë në shtypin grek.

Veçohet kontributi i emigrantëve shqiptarë, të cilët janë më të shumtit dhe përballuesit e punëve më të vështira, punëve që vendasit u kthejnë kurrizin.“I japin shumë sistemit të sigurimeve shoqërore edhe nëse duam të jemi të pa anshëm, marrin pak. Bën punë të vështirë dhe nuk konkuruan punëtorët grek, sepse jep shërbime atje ku punëtori grek i kthen kurrizin punës. Tregojnë këmbëngulje dhe realizëm, sado në shumë raste ndodh e vështirë të bëhen të ligjshëm, dhe të punojnë ligjërisht në Greqi, dhe në fundi e realizon ligjshmërinë e tij. Në fund sado që ishim vend jo mikpritës për të huajt, u kthyem të tillë, këmbëngul dhe do të hedhi rrënjë në Greqi. 6 kërkimet, të bëra në emrin e Institutit të të Huajve, presidenti i Institutit z. Aleksandros Zavos eksopozoi se të huajtë e pranishëm e dhanë farën e parë. Deri tani të huajtë ofrojnë pozitivisht në, IKA, (siguracionet shoqërore ), në OGA, (Banka Agrare), dhe në Tever, (taksat e tregëtisë).

Një numër jo i vogël i përfshirë në këto skema punojnë në të “zezë” dhe në vend të përfitimit të siguracioneve, nga punëdhënësit, apo ku shërbejnë për të plotësuar detyrimin ligjor, paisjen me leje qëndrimi, detyrohen të nxjerrin nga xhepi për të siguruar numrin e pullave të siguracioneve për të plotësuar dokumentat për efekt legalizimi. 90 përqindë e grave shqipëtare në emigracion, punojnë në punët shtëpiake, pa siguracione. Edhe kjo pjesë, numrin e I. K. A-ve, pullave të siguarcionit, e paguajnë nga xhepi, të pasqyruara në blloqet e tyre të paisura, apo në bankat vendase, i blejnë në OGA, bankat greke sigracionet për legalizim. Kjo pjesë jo e vogël kontribuese, për 21 (dhe tashma për 32 vjet vjet) nuk përfiton asnjë cent, pra vetëm japin, mbushin arkën e shtetit dhe nuk marrin asgjë, nuk pasqyrohet asnjë, siç ndodh me skemat e sigurimeve të sektorit të ndërtimit, të cilët përfitojnë në raste festash, fund viti dhe në pasqyrimin e tyre në dokumentatcionin zyrtar dhe të secilit kontriubes. Duke u referuar një fakti: Në vitin 2001 me formulimin e ligjit nr 2910, të parlamentit të Athinës, kur u futën në start të gjithë të huajt për legalizim, arka e shtetit grek bëri hyrje cash një bum me rreth 49 miliard dhrahëmi, të përllogarituar dhe të publikuara në shtypin e kohës.

60 përqind e asaj shume, i përksnin emigrantëve shqipëtar!

EDHE PËR 15 VJET

“Edhe për 15 vitet e ardhshëm, skema e sigurimeve shoqërore në vend do të funksionojë normalisht, kanë bërë të ditur njoftimet zyrtare, dhe në shtypn e kohës!

Si përfundim emigracioni rezulton i dobishëm edhe për rritjen e popullsisë. Satistikat greke dhe Shërbimi Satistikor i B.E së, për vitin 2004, kanë ekspozuar shifrat; numrin e përgjithshëm të qytetarëve, ardhjen e emigrantëve nga vendet e B.E-s, dhe të ardhurit nga vendet e treta. 7 përqind e popullsisë e zënë të huajt, ndër ta, 65 përqind e të huajve janë emigrantë shqiptarë.

Këto ndryshime i quante në studimin e tij, Manolis Dretatakis; “Sa e plakur është realisht popullsia e Greqisë, në krahasim me atë të emigrantëve që punojnë e jetojnë këtu. Këtej del një tjetër përfundim i rëndësishën: Se është i rëndësishm prania e emigrantëve për ekonominë e Greqisë”.

Drejtori i Institutit grek të emigracionit, z. Aleksandros Savos ka theksuar: “Emigrantët mund të ndihmojnë plotësisht të paktën për 20 vjet në sigurimet shoqërore. Kjo duhet studiuar sot se çfar do të bëhet me këta emigrant, kur të vijë koha që të marrin pension”.

Prezenca e emigrantëve shqiptarë në Greqi qysh prej viteve 1991, dhe deri më tani, gati 21 vjet punë, të shënuar në listat e kontributeve, të verefikuara lehtësisht dhe të skeduar, madje në skemat e sigurimeve me kontributet e tyre, por pa mundur të marin rezultatin, pa asnjë shpresë të lidhet marrëveshje mes dy vendeve për njohjen dhe transfertën e tyre për efekt pensioni.

Po dhe tashmë pas 32 vitesh, ende pa shpresë për emigrantët; të lidhet marëveshja e mos marëveshjes për njohjen e siguracioneve për eftek pensioni për emigrantët shqiptarë që s’kanë asnjë shpresë për të nesërmen e tyre...

PATERICA TË SIGURACIONEVE

Me fjalë të thjeshta (të huajtë) janë paterica e këtyre siguracioneve, kanë pohuar organet e specializuara vendase. Sipas të dhënave të fundit 400 000 të huaj janë të siguruar, shumica e tyre të ardhur nga Shqipëria. Dhe nga fakti se shumica e të siguruarve janë të moshës së re, tregon se nuk u bien në qafë siguracioneve, vetëm japin e nuk marrin nga siguracionet. Sado të huajtë paguhen më pakë se grekët, ata kontribojnë më shumë në sistemin shëndetsor. Kurse në siguracionet e tjera është shumë i paktë numri i të siguruarve të huaj, (nga të cilët edhe këtu) 1/ 3 e tyre janë shqiptarë.

Me pak fjalë peshorja në pyetjen se çfar emigrantët ekonomik kontrubojnë dhe se çfar përfitojnë deri në këto çaste, kthehet në anën se çfarë kontribojnë?!

Edhe pas 32 veteve kontribute: Marëveshja e mos Marveshjes, ende mbetet endërrim për emigrantët shpresë vrarë!

SATISTIKAT E SHPËRNDARJES SË EMIGRANTËVË SHQIPTAR:

Deri në vitet 2006 satistikat e shpërndarjes të emigrantëve publikonin:

Greqi: 600-700 mijë emigrant

Itali: 250 mijë

SH.B.A: 150 mijë

Angli: 50 mijë

Gjeramani: 15 mijë

Kanada: 11.5 mijë

Belgjikë: 5 mijë

Turqi: 5 mijë

Francë: 2 mijë

Austri: 2 mijë

Zvicër: 1.5 mijë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat