SHBA, BE NATO dhe Gabriel Escobar, kritikohen nga profesori Daniel Serwer dhe senatori Bob Menendez

Opinione

SHBA, BE NATO dhe Gabriel Escobar, kritikohen nga profesori Daniel Serwer dhe senatori Bob Menendez

Nga: Rexhep Torte Më: 22 qershor 2023 Në ora: 22:35
Rexhep Torte

“A janë të ashpër SHBA-të me Kosovën, e të butë me Serbinë”, ishte njëra nga pyetjet që Zëri i Amerikës ia bëri Gabriel Escobarit-të dërguarit special të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor në intervistën e 21 qershorit 2023.

Gabriel Escobar u përgjigj se, “Amerika ka bërë çdo herë gjithçka në favor të Kosovës,e jo në favor të Serbisë. Gjithçka që kemi bërë në 90 ditët e fundit,në fakt në 15 vitet e fundit,ka qenë në favor të Kosovës.Serbia nuk ka dashur ta njohim ne Pavarësinë e Kosovës,por ne e kemi bërë.Serbia nuk ka dashur që ne të bëjmë fushatë globale për njohjen e Kosovës,por ne e kemi bërë. Edhe në këto 90 ditët e fundit Serbia donte që ne t’I bëjmë presion Kosovës,që ta braktis idenë e zgjdhjeve në Veri të Kosovës,por ne nuk e bëmë.Serbia donte që ne të themi se zgjedhjet do të ishin jo legjitime,për shkak të daljes së ulët,por ne nuk e bëmë.Unë sfidoj këdo që thotë se kemi qenë të ashpër me Kosovën,e të butë me Serbinë.Ne e kemi shtyre Serbinë që të lëviz në çështjen e letënjoftimeve nëpër barrikdat dhe për Këshillin e Evropës.

Albin Kurti kishte problem me administratën amerikane edhe gjatëmandatit tëtij tëparë si Kryeministër. Asokohe faji pë raportet e krisura u hudhej republikanëve dhe presidentit kon travers Donald Trump dhe njeriut të tij Richard Grenel. Lëvizja Vetëvendosdje priste që të fitonin demokratët dhe Kryeminitri Albin Kurti doli publikisht në përkrahje të Joe Bidenit”.

O Gabriel Escobar, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ti pesonalisht, duhet ta ngulitni në mendje se Serbia është agresore gjenocidale hegjemoniste, dhe Kosova ishte viktimë e saj, ku ushtarët, paramilitarët dhe poolicët e Serbisë në vitet 1998/99, vranë e masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë të pafajshëm, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës. Mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë të vrarë e të masakruar në Kosovë u transportuan në Serbi dhe u varrosën në varreza masive, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve dhunuan në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra autoktone shqiptare.Rrëmbyen nga shtëpitë shgqiptare më shumë se 1600 djem e vajza autoktone shqiptare, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. E bënë shkrumb e hi Kosovën dhe detyruan më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë të marrin rrugën e eksodit.

O Gabriel Escobar, Kosova dhe mbarë shqiptarët janë aleatët më besnikë ndaj SHBA, BE dhe NATO-s.

Kosova është në të drejtën dhe të vërtetën e saj, ndaj edhe SHBA-të e kanë mbështetur Kosovën, ndryshe nuk do ta mbështetnin.

O Gabriel Escobar, Serbia është shtet gjenocidal, hegjemonist e nacionalist,dhe po e ndjekën politikën gjenocidale hegjemoniste e nacionaliste identike si Rusia,dhe as nuk ka ndërmend t’i përfill kërkesat e SHBA-ve, të BE-së dhe të NATO-s. Kjo dëshmohet me lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dhe me refuzimin e kërkesaës së SHBA-ve, të BE-së dhe të NATO-s për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë,si edhe të kërkesës për lirimin e policëve kosovarë të kidnapuar nga Serbia.

Prof Daniel Server dhe senatori Bob Menendez në mbrojtje të Kosovës

Daniel Server-Prof.i Universitetit Jons Hopkins, duke folur për gjendjen aktuale në veri të Kosovës, në intervistën për “N1”, më 21 qershor 2023, deklaroi se “Albin Kurti po përpiqet për ta vendosur sovranitetin dhe integritetin tërritorial të Kosovës,që është edhe obligimi i tij kushtetues.

Aleksandër Vuçiq me destabilizimin e situatës në veri të Kosovës qëllimi i tij dhe dhe i politikës së tij ,është që të ketë një “Repubkika Serpska” në Ballkan, që i gjithë rajoni të jetë në prag të destabilizimit.Aleksandër Vuçiq është serioz për Serbinë e Madhe, të cilën që ai e qun bota serbe dhe është i vendosur ta mbajë kontrollin mbi Kosovën Veriore.

Mendoj se ajo që po ndodh është se Serbia definitivisht ka vendosur ta vazhdojë kontrollin mbi Veriun e Kosovës,pavarësisht kostos.Kjo është ajo.Dhe Albn Kurti i kundërshton.duke i kunërshtuar jo vetëm me mjeshteri, por duke u përpjekur ta vendosën sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës,që nayrisht është obligim kushtetues. Por, Aleksandër Vuçiq është serioz dhe ëstë vendosur të mbajë konttrollin mbi Kosovën Veriore.

Po, ai po përpiqet të marrë një “Republika Serpska” tjetër. E kanë shkruar dhe e kanë partaqitur si propozim në dialog.Mendoj se është shumë e qartë me shkrim se propozimi serb për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, që do të kishte funksione ekzekutive dhe do të qeverisej në mënyrë të pavarur nga Prishtina”, u shpreh Prof. Daniel Serwer.

Senatori Bob Menendez duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bëjë më shumë për të adresuar përshkallëzimin e dhunës në Vëri të Kosovës,më 22 qershor 2023,deklaroi se, “Jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në veri të Kosovës dhe gjithashtu i zhgënjyer nga reagimi komunitetit ndërkombëtar. Ndërsa të gjitha palët e përfshira kanë përgjgjësinë për të promovuar stabilitetin. Ne duhet në jemi në vlerësimin e situtaës dhe të jemi të gatshëm të theksojmë mangësitë nga të dyja palët.

Është e qartë se kjo ka ndodhur në lidhje me Kosovën,por unë kam parë pak në mënyrën se si po ushtrohet presion ndaj Beogradit. Kosova ka qenë një partner jetik për SHBA-të, BE-në dhe NATO-n në objektivat politike dhe të sigurisë në të gjithë rajonin e botën.

Nërkohë presidenti Aleksadnër Vuçiq nuk ka treguar një përkushtim ndaj dialogut të lehtësuar nga BE, mobilizoi ushtrinë e tij në kufirin me Kosovën,e ka çuar vendin e tij në rrugë të vendosur jo demokratike dhe refuzoi t’u bashkohet SHBA-ve dhe pjesës tjetër të Evropës në vendossjen e sanksioneve ndaj Rusisë”,tha senatori Bob Menendez, informon“Bota sot” në web faqen e saj të sotme.

SHBA-të,BE dhe NATO, duhet ta kenë të qartë se me Serbinë gjenocidale, hegjemoniste e nacionaliste të pa reformuar, dhe me kriminelin Aleksandër Vuçiq, i cili i ka të përlyera gjer në beryl duart me gjakun e shqiptarëve si bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Slkloboan Millosheviq dhe si ish ministër i tij për Iformacion,nuk mund të ketë paqe e siguri Kosovë dhe në Ballkkan.

Ligji i natyrës dhe praktika thonë se egërsirat zbute qw kur janë këlyshë të vegjël, sepse si të rriten në kopenë e egësirave kurrë nuk mund të zbuten.

Kështu po ndodh edhe me Serbinë gjenocidale hegjemoniste e nacionaliste,e cila mund të disiplinohet dhe reformohet vetëm me sanksione, e jo me përkëdhelje e financime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat