Lista Serbe pritet ta shpall Grenellin kryetar të Asociacionit!

Opinione

Lista Serbe pritet ta shpall Grenellin kryetar të Asociacionit!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 23 qershor 2023 Në ora: 10:45
Richard Grenell dhe Goran Rakiq

Bandat serbe të ndihmuara nga ushtarakë, paraushtarakë, pjesëtarë të milicisë, njësi të rregullta, njësi të parregullta, njësi speciale, grupi Wagner, Ujqit e Natës dhe shumë grupe e grupacione të tjera të strukturave serbe sulmuan dhe përmbysën gjithëçka në Veriun e Kosovës, duke lënë të plagosur dhe të shtrirë për toke edhe 30 pjesëtar të KFORIT.

Pas trazirave të përgjakshme tash në Veriun e Kosovës erdhi edhe zoti Grenell (i shpërblyer nga Vuçiqi) për t´i dëgjuar hallet dhe problemet e Listës Serbe, e cila po ankohet për vuajtjet dhe burgosjet e serbëve paqedashës nga policia e Kosovës.

Grenell me të gjithë përfaqësuesit: grupet, grupacionet politike, jopolitike, rezistuese, protestuese me bomba dhe mollotov si dhe strukturat e serbëve të lartpërmendura më lartë, biseduan për hapat e mëtutjeshëm, nëse ish presidenti Trum sërish i fiton zgjedhjet.

Grenell po ashtu premtoi se po erdh në pushtet zoti Trump, së pari së bashku me Putinin për 24 orë do t´i jepnin fund luftës në Ukrainë, pastaj do t´i ktheheshin marrëveshjeve të cilat i kishin firmosur Thaçi, Mustafa, Avdulla Hoti dhe Vuçiqi mbi Veriun e Kosovës, ku parashihen investime të fuqishme. Më vonë pastaj do të arrihej marrëveshja finale (kuptohet në Shtëpinë e Bardhë), ku Serbisë përmes Asociacionit dal ngadalë do t´i kthehej sovraniteti mbi Kosovën.

Ju duhet vetëm të keni durim dhe ta mbani në pushtet Vuçiqin, Bërnabiç – kën, Vulinin, Gjuriqin, Daciqin etj.

Unë ju premtoi se presidenti Trump së bashku me Putinin do të angazhohen për një Rendin të Ri Botëror, ku edhe ju patjetër do të jeni pjesë e atij projekti tonë.

Lista Serbe e befasuar dhe e lumtur nga një fjalim i tillë nga ish diplomati Grenell u ngrit në këmbë dhe me aklamacion u deklaruan që kryetar i asociacionit, në shenjë mirënjohje do të emërohet zoti Grenell.

Grenell nuk e priste një emërim të tillë, po për moment as nuk e aprovoi, e as nuk e refuzoi emërimin dhe postin e ri.

Tash e tutje të dyja palët u morën vesh për koordinim të punëve, kundër hapave dhe veprimeve të Kurtit.

Derisa Kurti të ndodhet në pushtet, nuk pritet përmirësim në marrëdhëniet Shqiptaro – serbe, u tha nga të pranishmit.  

Nëse EU, SHBA dhe perëndimi e duan Serbinë në bashkimin evropian, në NATO, në KFOR, në BONSTELL etj. atëherë duhet t´ia afrojnë dhe japin rolin që i takon.

Ne e kemi dominuar gjithmonë rajonin dhe kërkojmë po të njëjtin rol. Në të kundërtën ekziston rreziku i shpërthimit të konfliktit rajonal, kryesisht nëse lejohet Kurti që edhe më tutje të pozicionohet dhe të merr vendime në dëm të Serbisë.

Pse ne nuk po ankohemi në Ramën, po në Kurtin. Ky është një sinjal se ne duam njerëz të besuar. Po të shkonte Kurti hapave të Ramës, problemet tona shumë shpejt do të mbylleshin./Mars – Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat